Gazment Bardhi: Ajo që po ndodh në rrugët e Tiranës është për shkak të arrogancës së qeverisë

11 Dhjetor 2020, 08:37Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj postimeve të kreut të grupit të PS, Balla dhe zv/kryeministrit Braçe, për sulmin ndaj selisë së PS nga protestuesit.

Sipas Bardhit, ajo që po ndodh në rrugët e kryeqytetit nuk është për faj të PD, por për shkak të arrogancës dhe dhunës së qeverisë.

“Taulant Balla dhe Erjon Braçe mund të jenë në garë për të zëvendësuar Sandër Lleshaj, por gara se kush do të përhapë i pari lajmin e rremë nuk mund të hedh poshtë të vërtetën. Ajo që po shohim tani në Tiranë është për shkak të arrogancës, dhunës dhe manipulimit të qeverisë në këto 7 vjet.

Përpjekjet patetike të Partisë Socialiste për të fajësuar PD-në për 7 vitet e tyre të dështimit është vetëm një provë më shumë se Rama dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë lidhje me realitetin që po jetojnë shqiptarët”, shkruan Bardhi.

3 komente në “Gazment Bardhi: Ajo që po ndodh në rrugët e Tiranës është për shkak të arrogancës së qeverisë”

  1. Lermontov says:

    Etja per pushtet dhe mungesa e vizionit te opozites po bejne nje 98 te dyte.Shikoni shtrirjen e protestave .Pd dhe lsi jane mbrapa .Kjo nuk do te thote se ps ka shkelqyer ne keto 7vjet.

    1. vang says:

      PER ASNJE MOMENT nuk mendon kush se seshte dora juaj e ndyre ne kete shkatrrim te vendit dhe fshiheni vetem nga frika mos hani ndonje shkelm bytheve nga Amerika.Bastarde.

  2. JOVAN NUCI BREGU says:

    ORE PSE NUK JU PERGJIGJE DR. HALIM KOSOVES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje