TEKSTI I PLOTE/ Dorëheqja e parevokueshme e Sandër Lleshajt: Momenti për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme

10 Dhjetor 2020, 19:02Politika TEMA

Nga Sandër Lleshaj

Edhe pse në jetën time kam pasur shumë detyra të rëndësishme shtetërore, kurrë nuk kam luftuar apo bërë përpjekje të posaçme për të marrë ndonjërën prej tyre. Të gjitha kanë ardhur si produkt rrethanash të caktuara, ku unë kam qenë i thirrur.

Kur u thirra nga Edi Rama për të kryer detyrën e ministrit të brendshëm në vitin 2018, isha krejt i vetëdijshëm për atë që më priste. Duhej të ecja në një fushë të minuar herët, që nga dita e krijimit të shtetit shqiptar.

U gjenda përpara dilemës që kishte përjetuar Patër Anton Harapi, kur pranoi të merrte një post të lartë shtetëror në vitin e mbrapshtë 1943. Dilema e prelatit të madh në ato kohë të tmerrshme ishte: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë; ase të tregoj nji dobsí tue u largue.

Edhe unë me ndërgjegje të plotë vendosa të “baj nji marri”, sepse nuk mund të tregoja dobësi.

Isha i qartë se e gjithë përpjekja ime do të ishte vetëm në funksion të konsolidimit të shtetit shqiptar, dhe se pikërisht për këtë arsye, do të isha në shënjestrën e atyre që shtetin shqiptar e luftojnë sistematikisht që nga dita e krijimit të tij. Në se nuk i njihni, mundohuni të kujtoni ata që vënë zjarr mbi institucionet e Shqipërisë, vrasin dhe plagosin policët e saj, që e vjedhin, e shajnë dhe e shëmtojnë pa mëshirë atë.

Nuk kam pasur për asnjë çast iluzionin se unë do ta ndryshoj ministrinë apo Shqipërinë. Megjithatë jam përpjekur me të gjitha energjitë e mia për të lënë një gjurmë normaliteti në ushtrimin e detyrës.

Pas dy vjetësh, deklaroj me përgjegjësi të lartë se Shqipëria është një vend më i sigurtë, me më pak vrasje, më pak banda, më pak kanabis, më pak aksidente dhe me më pak krim se kurrë më parë në historinë e 30 vjetëve të fundit. Kjo tablo nuk është meritë e imja, por e qytetarëve shqiptarë, e policëve shqiptarë dhe e gjithë atyre që punojnë përditë për Shqipërinë.

Në të njëjtën kohë, ata që historikisht e kanë vrarë, djegur, vjedhur, dhunuar, turpëruar dhe shëmtuar Shqipërinë, po përpiqen sot që të gjejnë një pretekst për të nisur një sulm të ri kundër vendit, në vijim të përpjekjeve për ta mbajtur atë në gjendje amullie dhe larg trungut amë europian.

Të aftë për të mos pasur turp as márre përpara asgjëje, ata po përpiqen të përdhosin një mort të dhimbshëm të një djali të ri, të vrarë padrejtësisht nga një punonjës policie që është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, për të sulmuar barbarisht policët e tjerë të Shqipërisë dhe institucionet e shtetit tonë.

Ministria e Brendshme është pozicionuar menjëherë drejt, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e punonjësit të policisë që sollën vdekjen e një qytetari, duke bërë kështu një akt elementar përgjegjshmërie, por edhe të pazakontë në historinë e re të vendit.

Qytetarët e Shqipërisë nuk mund të harrojnë kurrë se ata, që sot ngrenë gishtin  për të akuzuar dhe dorën për të goditur, më 21 janar 2011 vranë katër qytetarë, plagosën qindra të tjerë, në një kasaphanë politike barbare në mes të kryeqytetit, dhe e thelluan më tej mynxyrën, duke shkatërruar provat e krimit shtetëror dhe duke refuzuar madje edhe zbatimin e urdhrave të prokurorëve për arrestimin e autorëve, gjë e panjohur në ndonjë vend normal. Nuk mund të harrohen ata që kurrë nuk kërkuan as ndjesë për masakrën që dirigjuan vetë dhe që vijojnë edhe sot që ta quajnë të drejtë këtë turp të madh përpara Zotit, popullit dhe shtetit shqiptar.

Përballë përpjekjes së autorëve të 21 janarit 2011 për të kërkuar sot një pretekst të ri për të mbjellë dhunë mes shqiptarësh bazuar mbi një episod tragjik dhe fatal, si dhe me vetëdijen e plotë se vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike kam vendosur të jap dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë.

Nuk kam dashur në asnjë çast që sjellja ime në krye të Ministrisë së Brendshme t’i ngjajë asaj të shumë të tjerëve dhe sidomos asaj të autorëve të masakrave të 1997-ës, të 1998-ës dhe veçanërisht të 2011-ës.

Ndaj jam sot pafundësisht i lumtur që arrita të provoj përpara çdo shqiptari se unë nuk jam si ata. Jo. Nuk jam si ata.

Edhe pse, që nga dita e parë e marrjes së detyrës, më është dashur të përballoj një seri aktesh të dhunës histerike apo të angazhohem për policë të plagosur në detyrë nga verbëria e dhunës antishtet, asnjëherë nuk u ngjita gjatë protestave tek snajperët në tarracën e Kryeministrisë, siç bënin pa turp autorët e 21 janarit, asnjëherë nuk lejova përdorimin e armëve në protestat politike, asnjëherë nuk mora në mbrojte ndonjë polic apo person tjetër që shkeli ligjin dhe asnjëherë nuk u kërkova të tjerëve ndonjë standard që nuk e zbatoja vetë.

Janë këto arsye që më kanë bindur se TANI ËSHTË MOMENTI për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011.

Edhe sot jam përballë dilemës së fillimit, por në një kuptim tjetër. Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar.

Përgjatë më shumë se dy vjetëve në krye të Ministrisë së Brendshme, u përpoqa dhe arrita të ndryshoj për mirë shumë gjëra dhe e mbyll misionin tim me rekordet më të mira historike në fushën e rendit dhe të sigurisë publike në 30 vjetët e fundit të historisë së Shqipërisë.

U identifikova me vetëdije me çdo polic të Shqipërisë dhe i mbeta besnik këtij standardi. Edhe sot besoj se tek punonjësit e policisë qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm, për sa kohë ministri pajtohet dhe pranon sjelljet apo qëndrimet e këtyre punonjësve.

Të gjitha gjërat që arrita të bëj në shërbim të konsolidimit të shtetit shqiptar janë hipoteka ime e rëndësishme që më bëjnë sot personalisht të ndihem mirë përpara qytetarëve shqiptarë dhe plot mirënjohje për kontributin e gjithë personelit të strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe atë të bashkëpunëtorët e mi.

Në të njëjtën kohë, u përpoqa dhe arrita që të mos ta ndryshoj veten time. Mbeta ai që isha, me të njëjtën strehë familjare, me të njëjtën familje, me të njëjtët miq. Nuk mora asgjë nga posti, përveç pagës që ishte më e ulët se të ardhurat që kisha përpara se të bëhesha ministër, nuk bleva, nuk shita, nuk ndërtova, nuk……

Të gjitha këto gjëra që nuk bëra janë sot pasuria ime e pafundme që më bën të ndihem i fortë si shkëmb, i pastër si dritë dhe jashtëzakonisht i qetë.

E di fort mirë se shumëkush nuk është dakord sot me këtë vendim. Por megjithatë dëshiroj t’i garantoj ata se vendimi im vjen pikërisht në respekt të tyre dhe aspak si reagim ndaj atyre që e shajnë, shëmtojnë, vjedhin apo e djegin këtë vend.

Vendimi im vjen si njeri e si prind që ndan modestisht dhimbjen me prindërit e femijët e familjes së Klodian Rashës,por edhe si shprehje mirënjohjeje e respekti për ata që më besuan, mbështetën, inkurajuan e që jane fatmirësisht shumica qytetare e Shqipërisë.

Ky akt vjen edhe si shenjë falënderimi për Kryeministrin Edi Rama, i cili besoi tek unë, duke ruajtur përherë një marrëdhënie në radhë të parë shumë njerëzore, pastaj edhe gjithnjë intelektualisht sfiduese dhe profesionalisht krejt të ndershme.

Dhe se fundi, por jo nga rëndësia, kjo është edhe shprehje dashurie, pse jo edhe një urim për Krishtlindjet, ndaj familjes time, asaj shumë të madhes, të madhes dhe të voglës, për të cilët mungova pothuajse krejtësisht për më shumë se dy vjet dhe që, megjithatë, vijuan të më duan e të më mbështesin si gjithmonë fort dhe pa kushte.

ZOTI E BEKOFTĒ SHQIPËRINË!

*Deklaratë e Ministrit të Brendshëm Sander Lleshaj

Tiranë, 10.12.2020

56 komente në “TEKSTI I PLOTE/ Dorëheqja e parevokueshme e Sandër Lleshajt: Momenti për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme”

  1. ?????? says:

    Bravo te qofte ju te PS……por PD kaka e qelbur vrau 4 protestuese edhe asnji polic nuk u denuar edhe asnji drejtus nuk dha dorheqjen

    1. xx says:

      Me respekt per qendrimin dhe moralin.V.ZILO

      1. Raimond vlonjati says:

        Mos! Si mor iku ky ?
        Te pyesim Kadarene mbase na gjen nje tjeter si ky , turidelja deficent .

        Gjithe ajo PS qe ka me mijera kuadro policie , dhe nderkaq ,
        vendoset ne krye te Policise nje deficent si ky palacua me shpirt akrepi dhe totalisht i pa afte ,

        1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

          Turk i piset,ndoshta nje hason shqipfoles do te ishte me i pershtatshem……. ptuuuuu plehraaaaaaaaa arabe.

    2. Bunkeri2025 says:

      iku Leshi..shpetoi Ramuqi

  2. Himalaja says:

    Bravo, njeri me karakter dhe me force morale, jo si Lul bq qe vrau 4 vete per te shpetuar Liken dhe sot shet dengla.

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Faleminderit i nderuar te pakten per faktin qe jeni qytetar ne kuptimin me te plote te kesaj fjale. Ministritë vijne e ikin, ndergjegja e morali mbeten. Ju uroj shendet dhe mbaresi ne jete.

  3. Anila says:

    Respekte, respekte dhe vetem respekte Z.Sander Lleshaj.
    Me duarteokitje dhe me arritje te medha po largoesh.
    Act shume i denje qe akush nuk e ka bere ne keto 30 vite.
    Sukse ne jete dhe urimet me te mira per festat!!
    God bless you Z. Lleshaj!!

  4. Vladimir says:

    Urime zoti Lleshi, Ju keni treguar nje model te vertete europian ne krye te asaj ministri te veshtire.
    Me gati po te njejten polici, qe te gjakoste apo edhe te vriste edhe per nje fjale, Ju menaxhuat protestat me nje standart te ri, ligjor.
    Edhe kur ato u bene tejet te dhuneshme, i mesuat policet te mos e humbisnin kontrollin.
    Urime edhe per doreheqjen sot ne respekt te nje jete te humbur.
    Jam i bindur qe Ju do ti duheni vendit perseri.

  5. Me vjen shume keq says:

    Te lumte o Zotri ke qen Ministrit me i mir qe Ka pase shqipri keto 30 vite NUK je as nuk ke qen hajdute as vrase! Me vjen shume keq qe humbem nje ministrit si ti ne ket koh shume te veshtire se njerze si ti per ti ven ministrit dhe mos me vjedhe kemi shume pak ne shqipri dhe po te thuashe hiqe fare! Zoti bekofte Ty dhe familjen tende te mire

  6. Dajti says:

    Bravo dhe vetem bravo,qente qe lehin sot vrane kater njerez me duar ne xhepa,dhe jo vetem nuk dhane doreheqje, po u mburren dhe kercenuan se do vrisnin dhe 300,kjo eshte e kaluara kriminale e Saliut dhe shpures se tij.

  7. Ministria e L(L)eshit says:

    Fajin e ka Rama që gjen njerez jashtë profilit dhe pa eksperiencë per profile te caktuara.
    Dhe tani na duket “gjest I mbaruar” doreheqja e Lleshit.
    E vërteta është se Lleshi ka bërë sh gafa ne ate ministri ose i kane ndodhur shume problematika qe asgje me shume ose pak tregojne qe ndryshe nga ata te Sales dhe Ilirit dhe Basha vete qe nuk shkonin as tek nota “2”. Ky është tek “4” dhe ne qe themi.
    Bravo Llesh, nga dyshi i Bashes ke shku tek katra.

    1. Anila says:

      Heyyyy cfare po thuaj o shokuuuuuuu.
      Per here te pare ne jeten tende te takon te thuash nje fjale te mire per nje act qe nuk ka ndodhur kurre me pare.
      Meriton Z.Leshaj ti thuash respekte, mirenjohje !
      Nuk beheni njerez ju te PD vetem krimi , droga poshte Edi Rama dini.
      Ku eshte Lulushi vrau weveria 4 veta nga protesta, kush u denua , kush dha doreheqjen , ja pse Edi Rama do fitoj perseri edhe nje mandat te trete.

    2. Oketo says:

      O ministri jashte profilit je ti !
      Nuk e ke radaken ne regull !

    3. Niku says:

      Ti dukesh qe i di mire keto pune. Thua qe i kane ndodhur shume gjera pa dhene as edhe nje shembull te vetem. I ve noten 4 pa e justifkuar arsyen pse dhe pastaj ankohesh per cdo gje te mbrapshte ne Shqiperi.

  8. Shaqo says:

    Jeni njeri mese i denje per Shqiperine e shqiptaret. Nuk isha dakort me dorheqjen, por ky gjest ua ngriti ne nje nivel akoma me te larte vlerat tuaja morale, intelektuale e njerzore.
    Shqiperia e shqiptaret kane nevoje per njerez si ju dhe besoj do te jeni i gatshem t’iu sherbeni edhe ne te ardhmen me te njejtin perkushtim.
    Flm per shprehjen tuaj te sinqerte.

  9. Oketo says:

    Respekte Z Lleshaj !

  10. ⚖️⚖️ says:

    BRAVO Z.LLESHAJ .
    JE MODEL, POR ATA, ZJARRVENËSIT NUK TË DESHËN TY, ATA DUAN PUSHTETIN ME DHUNË .ATA JANË KRIMI NË LUFTË PËR TË MARRË QEVERINË .NDALOJINI ⚖️⚖️

  11. Nji nder Ministrat me punetore e i sinqerte
    qe beri aq sa mundi .

  12. Nderim dhe respekt për dorëheqjen tuaj z. LLeshaj.
    Sot më shumë se kurrë keni dhënë një kontributë të çmuar shtetit demokratik shqiptar.

  13. Tironci says:

    JU jeni te pa ftyre, pa ndergjegje, qe per para jeni gati te beni gjithshka.
    Nuk e dime te verteten se perse u vra ai personi ne mes te nates, dhe sigurisht nuk mund te abuzojme me paramendime per te, apo per policin, pra nuk e dime te verteten. Sigurisht nuk duhet te vritet askush, keto ngjarje sjellin vuajtje per familjen e te vrarit por edhe per policin dhe familjen e policit.
    Ne fillim doli zeri, se personi i vrare ishte i armatosur dhe kishte kercenuar policin, dhe me e keqja, si ka mundesi qe nje i armatosur leviz ne oren 2 te nates, cfare planesh kishte ai. Tani po e dridhni, dhe keni arrestuar policin perse?.
    Poshtersia juaj eshte, pas disa muajsh jane votimet si dhe keni treguar gjithmone frike sa here qe ngrihen maloket e sales ne protesta. Pra jane frika, dhe votimet qe ju detyrojne ju te ndermerrni te gjitha menyrat per te arritur qellimin tuaj, dhe kjo jo se ju dhemb per ate klodianin, se ai dhe familja e atij do votojne gjithmone per salen, por kerkoni qetesi qe te keni situaten ne dore per ti hedhur hi syve popullit. Doni te keni situaten nen kontroll qe te vidhni prape jo vetem votat, por cfare te mundni se jeni te babezitur. Per kete jo vetem qe juve nuk ju dhemb vdekja e klodianit, por jeni duke bere kurban dhe policin, Ndoshta nuk e dime mire te verteten, por mos u mundoni tja hidhni me ketij populli, pranoje qe ishte shefi yt qe ta kerkoi doreheqjen. Kujtoni se do i fitoni perseri zgjedhjet duke luajtur me dy porta, kesaj here do ta hani edhe nga ata qe ju kane votur deri me sot.

    1. I larguar por shqiptar says:

      Tironc, ky eshte realiteti. Keta jane mashtrues ordinere qe vazhdoine te lujne me nervat e shqiptareve

    2. Revizori says:

      Tironcit prej Katuni,
      Nuk kishe nevojë te shkruaje kaq shume per te na treguar që je koqe kandari. E kishim shume te qartë.

      1. Tironci says:

        Ti revizor leshi,
        Une jam aq tironc sa ti nuk ke rronjet e tua ne kete planet.
        Sa per kulture apo shkolle kam bredhur gjithe boten dhe kam shkuar ne shkolla qe ti as ne enderr nuk i ke pare.
        Te kishe ti vetem 5% te shkolles apo kultures sime, do ishe aq i afte te kuptoje thelbin e shkrimit tim me lart. Sa per ata qe mbron ti, si socialist per nje vend pune apo ku ta di une aresyen se perse e ke shitur ti shpirtin tend tek ata, une jam rritur me ate gjatoshin dhe ja di dhembe e dhemball, se cili ka qene qe kur ishte “kalama”. Ai ka lindur si mashtrues ordiner qe eshte, por detyron edhe keta te tjeret qe te vjedhin bashke me te dhe ky ti hedhi ate kocken e thyer pasi ta kete kontrolluar vete me pare se sa mish mund te kete ngelur ne te. Pra kete Llashajn e ka bere kurban thone andej nga jugu. Shko rritu nje here ne boten kulturore o katundar, pastaj dil ketu te shkruash mendimet e tua.

  14. Shefkiu says:

    Kjo eshte shenje e nje qytetarie te vertete, keshtu veprojne ata qe sinqerisht e duan demokracine dhe shtetin e se drejtes. Dhe nese PS edhe Edi Rama nuk do te bejne krahasime me Berishen dhe kompani, pra nuk do te bejne “krahasim me vitin 1938” ashtu sic benin edhe ne 90-ten komunistet, atehere forca e saj dhe dinjiteti kane per tu cuar cdo dite e me larte.

    1. Pordhe me rigone.... says:

      E mo shefko je i bindur tani se perse une shkruaja mega NDRYSHIMIN mes krietianit tolerant e arabit intolerant e gjaxor…….pune DNA.

  15. aleko says:

    Gjesti juaj me doreheqije eshte njerezor sepse humbi jeten nje djale i ri padrejtesisht nga forcat e sigurise qe ju drejtoni. Edhe pse gjeste te tilla nuk jane njohur ne keto 30 vitet e fundit te funksionimit te shtetit..Edhe pse nene drejtimin tuaj pati ndryshime te mire te funksionimit te policise , mafia , dhe politikanet mafjoz jane ende ne kembe dhe ndonjehere bejne ligjin..Duhet dhe mjafte kohe qe ky kancer te pastrohet…JU urojme cdo te mire ju dhe familjes suaj zotni Sander lleshi!..

  16. alex says:

    puthuni me evropen tani o llumi i albanistanit,nje nga ministrat me te mire ne keto 30 vjet, proevropian, patriot, i pakorruptuar, i pa inkriminuar dha doreheqjen, e perse, sepse nje tufe minjsh halesh kane dy dite qe po djegin dhe shkaterojne shqiperine dhe disa qytete te tjera, turp ti neneshtrohesh ketyre minjve te haleve, forca e ligjit duhet te jete e pameshirshme kunder ketyre minjve te haleve edhe pse shumica e ketyre minjve jane nen 18vjeç. e mirekuptoj shume mire doreheqjen e z.SANDER LLESHAJ, eshte njelloj si kjo anekdota kulmi i durimit, qe do te tregoj tani; futen nje jugor ne stallen e derrave, nuk kaloi as 2 minuta dhe jugori doli me vrap, me pas futen kete te shqiperise se mesme , edhe ky nuk kaloi as 5 minuta dhe doli me vrap, ne fund futen kete veriorin, dhe prit e s’ka ,prit e s’ka nuk po dilte, kaloi nje ore dhe me ne fund dolen derrat me vrap duke ulerritur, ndersa veriori ngeli brenda dhe nuk doli, e pra kjo ndodhi edhe me SANDRIN, sado qe u perpoq te bente dhe e beri ta çonte policine ne nivelet e policise evropiane, prap u gjunjezua, sepse ne nje vend qe llumi ka dale ne maje nuk mund kurresesi te besh gje sado i zgjuar dhe me kulture te jesh., sidoqofte flm z.SANDER LLESHAJ, ishte nje nder te te kishim ty ne krye te kesaj detyre sa fisnike aq edhe patriote

  17. Eva says:

    Respekt per punen tuaj Z. Minister

  18. Dini says:

    Suksese ne jete z.Sander,faleminderit per kontributin tuaj, per ndershmerine dhe modelin e ri tregues per nje politikan.

  19. Leonidha says:

    Jeni nje patriot shqiptar i vertete per te cilin ndjehem krenar qe ju kam patur minister i brendshem se per here te pare ndjeva sigurine qe shteti mund tu rrezistoje dhunes se padrejtesise, dhe ka burra te vertete te mencur, dhe te zote.

  20. E verteta says:

    Te ka folur shpirti, Z. Sander, prandaj e ke qendisur kaq bukur kete leter. Per njerez si ty ka nevoje Shqiperia!
    Dhe kam bindjen qe ende ka te tille . Por modestia,, zotesia, ndershmeria , vlerat qe, mbartin i vrasin syte a tyre qe jane e Kunderata e cdo gjeje pozitive, , e Kunderta Juan, z. Sander!

  21. Xhaxhi Papi. says:

    Keta Jane njerezit e ndersheme se i duhen kombit. Me gjestin tend zoti Lleshi ke nderuar vehten tende per edhe gjithe shqiptaret e ndershem. Gjestin yt i rradhe eshte nje shkendi e nje shprese per ne si popull. E ardhmja do te kerkojne perseri o njeri i mire. Populli ka nevoje!……..

  22. PO , PO says:

    Sander Lleshi , nje njeri i ndershem , i drejte dhe i qyteteruar , qe mendoi e punoi me ndergjegje per forcimin e shtetit ligjor , nga i cili duhet te marrin shembull politikanet tane qe ia kane prure shpirtin ne maje te hunbdes ketij populli . Meriton Faleminderim dhe respekt per te gjitha sa bere per kete vend !

  23. Bossi says:

    Ky ishte nje skuth e servil i papare. Sot eshte nje dite e madhe qe u shporr ky pleher

    1. Mantho says:

      Dite me e madhe do te jete kur te shporresh ti Boss, dhe plehrat si ti.

  24. Haka Tekizoti says:

    Keqardhje për dorëheqjen. Vendi ka nevojë për qytetarë të klasit të lartë si zoti Lleshaj. Vrasësit nuk i durojnë dot qytetarët e vërtetë, ata i duan të tërë si vetja. Dhe këta vrasës janë ende duke derdhur gjak e duke shkatëruar Shqipërinë, dhe janë sepse ende drejtësia është në duart e tyre dhe është po si ata. Dhe do të vazhdojë kështu për sa kohë ata do të jenë të lirë.

  25. ivani says:

    Me njeres si ju Sander LLESHAJ KRENOHET SHQIPERIA …NDERIM DHE RESPEKT..

  26. askushi says:

    Respekte per ju Z. Lleshaj. Fatkeqesisht bete gabim qe dhate doreheqjen…Ju nenshtruat presionit te huliganeve e vagabondeve, qe tanime e kane bere rruge poshterimin e njerezve me te denje e te pergatitur me shpresen se ndonje si puna e tyre do vije ne krye… keshtu bene dhe me paraadhesin tuaj. Mbase per ju do jete me e lehte jeta tani, por Shqiperise i bere nje disfavor. Jane te rralle njerezit me integritetin tuaj.
    Per maskarenjte qe duan ta marrin pushtetin me dhune, uroj te vij nje minister qe t’iua marri hakun. Jo me gaz lotsjelles e uje, por plumba…sepse sic po duket, vetem ashtu mund te gdhenden keta fashista injorante.

  27. [email protected] qe duam.al says:

    Keni ngrene mire sufllaqe sot uroni te shkarkoje Ramazoni ndonje tjeter qe te mbushni barkun me sufllaqe se del pune

  28. Laberia ime says:

    Mos u merzit se me vere like qeni del per bythe nga kulla e presidences dhe ti behesh presidente…

  29. Yllson says:

    Respekte Z.Lleshaj.
    Sikur te ishin keshtu shume titullare Shqiperia do te ishte shume me mire.
    Mallkuar qofshin ata qe nuk ja duan te miren ketij vendi te bukur.
    Faleminderit Z.Leshaj
    Yllson

  30. Arben says:

    Mund te jete nder te vetmit minister qe nuk ka tejkaluar asnje kopetence ne ate post, vetem ate qe i ka dhene ligji. Dihen raste te ministrave te tjere qe me te marre detyren jane sjelle si drejtore policie,me emerime,shkarkime e me dalje ne media etj, ai nuk e shfrytezoi kurre per keq ate post. Megjithate akti i doreheqjes se z.Lleshaj nuk ishte profesional, ai eshte nje akt qytetar human dhe i pergjegjshem per te lehtesuar sado pak dhimbjen e familjes per humbjen e jetes se femijes se tyre,por edhe per ti dhene nje mesazh popullit se shteti ku bente pjese edhe ai ka pergjegjesite e veta morale ne kete ngjarje, megjithese jo pergjegjesi direkte e kolektive, e nuk mbeshtet veprimet e pa ligjshme te nje nenpunesi ndaj qytetareve te saj. Kjo fryme duhet te injektohet tek çdo zyrtar shteti e jo si zyrtaret kodosha e kapadai qe nuk pyesnin per veprime te dhunshme e korruptive ndaj qytetareve te vet. Zotin Lleshaj e urrenin disa anarkiste se i befasoi me shume veprime te thjeshta,jo arrogante e profesionale, jua beri protestat e tyre te pa vlera, dhe ndaj kane nje huq te madh kunder tij,se nuk ra asnjehere pre e dhunes se tyre, ne veprime te jashtligjshme nna ana e tij.Megjithate si koha, z.Lleshaj e ka patur shume te veshtire te menaxhoje e kontrolloje gjithe aktivitetin problematik te akumuluar nder vite ne shqiperi, Por Ai beri me te miren e mundshme..

  31. Alban2020 says:

    PSE MORE DJALE DHE DORHEQJE????? Ti i duheshe popullit ne ate vend pune jo duke dhene dorheqjen!!! Po pse more i uruar ti mendon se keta DERRAT SEB te PD DHE LSI e kuptojne kulturen dhe qytetarine tende?????????? SHUME SHUME GABIM QE DHE DORHEQJE.

  32. Kristofor Kolombi says:

    Sander, bere mire qe dhe doreheqjen. Nuk je per kohe paqe ti, ti …. je per kohe lufte se edhe gradat i ke marre ne lufte kursesh. Nuk kuptohet perse u vure ne dilemen e Pater Anton Harapit kur pranoi detyren ne vitin e mbrapshte 1943. Pater Antoni kishte dilemen se ishte sherbyes fetar, pra njeri i zotit si dhe do ti binte te punonte me fashistet e Duçes. Ti me fashistet do punoje ? Nuk ke ba marri kur pranove detyren, por po ben marri se si deklarohesh sot. Edhe nje gje: viti 1943 ishte vit i mbrapshte sepse kapitulloi Italia fashiste apo te mbrapshte ishin gjithe ato vite. Kujdes mor babaxhan kur ben deklarata se keni marre superxhiro e nuk ju mbas boshti ate numer rrotullimesh.

  33. Trotski says:

    Respekte Z.Lleshaj Po mos mendo qe te largohesh fare nga Politika.Njerez si Ju i vlejne dhe i Duhen Shqiperise.

  34. Kinom says:

    Ndiej nji keqardhje per largimin tuaj Z. LLESHAJ, NE radhe te pare ju respektojne si njeri I ndershem I denje, qe jane te rralle si person juaj, respekti per drejtimin per. 2 vjete ne krye te ministries brendeshme per pergjegjesite qe mbajtet perball shume krimineleve te dukshem e te pa dukshem te maskuar. Ata qe e gatuan kete ngjarje Deri ne marjen e jetes se nje te riu e pagofshin me jetet e femijeve te tyre.

  35. Demokati qe nuk voton says:

    Demokrati qe nuk voton

    Krenari per ministrin z S.Lleshaj.
    Respekt pa kufi per nje burre shteti
    si Ju.

  36. I Nderuar dhe i Respektuar .. says:

    Njeri me vlera ,,Jam mese i Sigurte qe te gjithe Qytetaret e Shqiperise ,,e Kane nxjere Sigurine e jetes ,,disa here me mire ,,ne kohen qe Juve keni qene ne DETYRE…
    Njeri i Nderuar dhe i Respektuar ..
    Sodoqodte Shqiperia ka nevoje per te tille njerez me kete Morale dhe Figure te paster..

  37. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    Ministèr i Brendshèm VARI LESHT !! E bèri Policinè e SHTETIT “USHTRRI” !!! ASNJÈ GJÈ tè mirè NUK bèri pèr POLICINÈ e SHTETIT , pèrveçse futi nè Polici Njerèz PA ASNJÈ LIDHJE me Policinè , dhe tè KORRUPTUAR deri nè PALCÈ !!! MINISTRI NUMÈR 1 dhe mè i MIRI i kètyre 30 viteve Tranzicion , ishte dhe do tè Ngelet SAIMIR TAHIRI i NDERUAR dhe i RESPEKTUAR !!! SAIMIR TAHIRI i bèriPOLICAT NJERÈZ mè tè mirè dhe ju NGRITI AUTORITETIN , i Veshi me UNIFORMA tè Modelit BOTÈROR , sepse i kishte lènè PD KRRIMI , me Pantallona NEILON , dhe Kapele SINTETIKE , qè ju ÇIRRTE VESHÈT !!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pafund pèr SAIMIR TAHIRIN ??????????????????????

  38. Bairam Curri says:

    SHQYPNIA ASHT NE LUFTE ME U CLIRUE NGA PENGMARRJA E SALI BERISHES DHE AGJENTURAVE TE HUAJA ARMIQ TE BETUM TE SHQYPTAREVE .NGA LUFTA VEC LARGOHET AI SI ASHTE LINDUN TRADHETOR JANE DISA VARGJE TE HYMNIT FLAMURIT SHQYPTAR DHE TI SANDER LLESHI TASH JE TRGUE BASH FRKAC E TRADHETOR. TURPIN E TRADHETIS PREJ FRIKET NUK E LAN DOT AS DETI E JO FJALET E TUA TE BUKURA. SHQYPNIA KA PLOT BURRA EDHE MA TE AFT SE TI PER NE KRYE TE MINISTRIS BRENDESHME. RRUGACIN E KA ARMATOSUN DHE TRAINUE MJESHTRI I DESTABILIZIMIT E TRUBULLINAVE SALI BERISHA. BILES AI KA GUXUE E DEKLARUE BOTERISHT NE MEDIA PUBLIKE SE STABILITETI I SHQYPNIS ASHT NE DOREN E TIJ. KUDO GJETK TA KISH BO KETE DEKLARAT DIKUSH, AI NUK DO MBUSHTE JAVEN I GJALL.

  39. Studenti 1 says:

    Ju uroj suksese dhe mbaresi ne familje zoti Sander.
    Doreheqja eshte akt fisnikerie por me vjen keq se ja ke ba qefin kriminelave te PD. Gjithsesi keni qene ministri ma i sukseshem ne qeveri. Integriteti juaj do te vazhdoje te jete i larte.
    Qente le te lehin, karvani te eci para.

  40. Shkodra says:

    Bravo!
    Thuhet per Eric Von Manstein se ishte nje nga gjeneralet me te mire te gjithe kohave, jo vetem se pushtoi Francen, por edhe se askush si ai nuk kishte arritur te gjente zgjidhje, ne situata krejt te kompromentuara dhe te disfavorshme per trupat e tij.
    Por ketu nuk jemi ne lufte, por ne politike dhe sot nje gjeneral ushtrie mori nje vendim te jashtezakonshem politik, duke poshteruar gjithe armaten e deshtakeve te politikes, qe nuk largohen as kur vrasin vete, as kur i shporrin me vote.
    Triumfoi pergjegjesia dhe qytetaria ne politike, shenje e vdekjes se pakthyeshme te berishizmit
    hajvan, parahistorik dhe tribal.
    Ka ardhur koha qe edhe Rama te shfrytezoje xhestin e gjeneralit dhe ti hape rruge lidershipit te ri ne parti, pasi vetem kurajoja per te ndryshuar dhe per te ofruar alternativa te reja qeverisese, shfaros kancerin mesjetar tribal qe eshte mumifikuar djathtas, duke mbajtur peng dhe mbytur PDne.

  41. zyko says:

    “Shkodra” Jam teresisht dakort me ju. Sander Lleshaj beri nje akt te larte moral.
    Rama duhet te filloje fushaten elektorale me nje kandidat per k/minister ne krah. Pra nje person te kompletuar i cili do te perfaqesoje hyrjen ne politike te nje brezi te ri e te pergjegjshem e te pa kompromentuar per fatet e vendit.

  42. rexha 10 says:

    PERPARA KUPOLES SE SHTETIT,ASNJE INSTITUCION SHTETERORE NUKE MUNDE TE USHTROJE KOMPETENCAT E TIJE QE LIGJI I GARANTON.
    —– DUKE DITUR SE LIGJE NE ATE SHTETE ,ESHTE FJALA E PERSONAVE ORDINERE, PRANDAJE EDHE zotiSANDER SI MINISTER ,NUKE MUNDE TI PERDORTE KOMPETENCAT E LIGJIT ,SEPSE DO TE HASTE NE NJE GOZHDE E VENDOSUR PO NGA KETA PERSONAT E JASHTELIGJESHEM
    JEMI MESUAR ME GJERAT SHUME TE MIRA NE JETE, ,JEMI MESUAR ME TRADITEN E PRINDERVE E GJYSHEREVE,QE PO TE ISHIN ME SHKOLLE ,NA LININ DITURINE DHE LIBRA PER TI LEXUAR. PO TE ISHIN MURATORE ,TE LININ NJE CEKICE E NJE SQIPARE ,KJO PER TA VAZHDUAR ZANATIN E BABES,PO KESHTU NDODHTE .
    E DYTA ISHTE MIKPRITJA E MADHE ,DHE FJALA E DHENE ,EDHE PSE ISHIN FUKAREJ.MBASE 90 ZBARKUAN TE GJITHE NE TIRANE ,A THU SE GJETEN PARISIN ,DHE TIRONSIT IKEN JASHTE NE EMIGRIM. DUKE FUTUR FRYMEN E PERCARJES .
    KONJUKTURAT E NDRYSHME SERBE ,RUSE ,DHE NJERZE TE POLITIKES QE QEVERISEN PER 30 VITETE ISHIN TE SHITUR NE KETO VENDE , DHE ARRITEN QE TE PERCAJNE ATE POPULL NE VERI JUGE. JEMI KTHYER SI NE KOHEN E LUFTRAVE PERPARA VITEVE 1912 ,QE EDHE SE ISHTE SHPALLUR PAVARSIA E SHQIPRISE VAZHDONIN LUFTRAT NDERMJET KRAHINAVE.INVESTIME PER TA SHKATRRUAR ATE VENDE E BEJNE SHTETET FQINJE.
    PO NUKE CUAT NE BURGE PERSONA QE ME ZE E FIGURE KANE BERE TRADHETI NDAJE INTERESAVE TE ATIJE VENDI ,BILE ARRITEN DERI ATY SA E SHITEN TE NDARE NE PJESE ,NE ATE VENDE NUKE KA PER TE PASUR KURRE PAQE. MOSE PRISNI QE SHQIPRINE TA MBROJE EUROPA KURE NUKE E DUAN QYTETARET E VETE .AQE ME KEQE QE QEVERISIN ATE VENDE.ME MIRE ISHTE QEVERIA E AHMET ZOGUT ,SE SA QEVERITE E TRANZICIONIT .E THEKSOJE PERSA I PERKET LIGJEVE TE SHTETIT. LIGJET E NJE SHTETI JANE THEMELET E SHTETIT QE E MBAJNE NE KEMBE.EDHE KY KRYEMINISTER KUJTON SE ESHTE VENDOSUR ATY PER TE BERE BIZNES ME HOXHEN ELVISE NACI ,DHE JO PER TE MBAJTUR NE KEMBE ATE SHTETE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje