Dorëhiqet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

10 Dhjetor 2020, 18:43Politika TEMA

Sandër Lleshaj dorëhiqet nga detyra e ministrit të Brendshëm. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në një komunikim drejtuar qytetarëve, ka thënë se Lleshaj i kishte vendosur në dispozicion dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e Sandër Lleshajt vjen pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i forcave “Shqiponja” në orët e para të mëngjesit të 8 Dhjetorit në zonën e Laprakës në Tiranë.

“Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ministri i Brendshëm më ka informuar dhe më ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij. Jo për të larë gojën por për të më shpjeguar  se ishte rruga e duhur e tij për të personalisht dhe për qeverinë dhe për shumicën tonë qeverisëse.

I kam thënë pres të kthehem se kam dashur ta shoh në sy dhe kam dashur ta dëgjoj dhe të më dëgjojë në momentin e hedhjes së këtij hapi të rëndësishëm për të treguar kuotën e lartë morale të Sandër Lleshaj.

Unë e kam ditur, por sot ta marrin vesh të gjithë që jo të gjithë janë njësoj. As politikanët nuk janë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të efektivit të policisë, por është vrarë një djalë 25-vjeçar dhe është hapur një varr në shtëpinë e një familje shqiptare.

Tjetër të ndash dhimbje me fjalë e tjetër është ta thuash atë me një vepër të mirë si një shqiptar i mirë. E di dhe zëre se e kam dëgjuar gojën e shthurur të atyre që nuk mungojnë të na turpërojnë kurrë si popull si vend, që do thonë çfarë nuk do thonë, por të thonë çfarë të duan se koha do e tregojë dhe historia do e tregojë që nuk i kemi lënë mangët asgjë e askujt. 

Kur kam hyrë në këtë zyrë kam thënë se zyra është e imja dhe pushteti i juaj. Me siguri nuk e kam treguar si duhet, pa dyshim që nuk është faj që dukem si arrogant, por komunikoj me shumë njerëz. Kam bërë gabimet e mia, por nuk e mbaj mend por mbase e ka fajin kujtesa ime, që një qeveri të synojë kuotën e duhur morale pa i bërë bisht asnjëherë nevojës për reflektim dhe të kërkojnë ndjesë dhe të ndajnë veten nga ndjeshmëria popullore. Ndonjëherë dhe gabojmë, por përpiqemi me mish e me shpirt që t’ia dalim dhe të jemi në lartësinë e besimit tuaj”, tha Rama.

17 komente në “Dorëhiqet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj”

  1. Tirana-Free says:

    @@te Japin Doreheqjen nga te gjitha Funksonet Politike dhe Partiake edhe Kriminelet:Lulezim Basha,Sali Berisha, dhe Ilir Meta…Motivacjoni:per Vrasjet e Janarit….
    Le te Hane nje Mute te madhe Larot dhe Lolot e Berishes…keta jane Serbe…qe gjithmone kane Djegur..si ne Shqiperi dhe Kosove…lol

    1. Albi_I says:

      E dha pra dorehqjen Meta. Pastaj Rama e mori ne koalicion.

    2. ben says:

      Tirana-Free- ahaaaah, nuk e hane ate kokerr ullini ata te SHQIP-it apo mender Presidenti yne i c’nderuar.
      E dine se pas doreheqjes e kane vendin direkt e ne birruce, packa se atje do perfundojne nje dite, sado qe te perpiqen te shpetojne.
      Nje gje eshte me se e qarte per te gjithe ato qe kane dy para mend qe ta kuptojne, se kjo qeveri, perbehet nga intelektuale dhe profesioniste te vertete. Doreheqja e zotit Lleshaj eshte nje veprim qytetar qe duhet pershendetur, packa se ai ka zero pergjegjesi ne vdekjen e te riut.

  2. Ed says:

    O EDI NUK KA SHQIPERIA KRYEMINISTER ME TE MIRE SE.TI
    JE NJERIU I DUHUR NE KOHEN.E DUHUR

    1. avokati says:

      sander lleshi,eshtë nga figurat më te arrirra,eshte aset për shtetin që shpersojm të kemi , sander lleshi eshtë mirditor i kultivuar me zgjuarsi natyrale të mirditorit dhe kultivimit kulturor arsimor më shum se kushdo tjeter qe ka marr gjat jetes se tijë,sfidat qe ka patur në jet e kanë lakuar dhe embëlsuar pa fund dashurin për të bër mir dhe të doj të miren e të gjitheve vyrtyt qe pak kush e ka, rama vizjonar në këte rast e përdori si aset në politik në kohe të pa përshtateshme në një ambjent qe stononte me natyren e sander lleshit, fatëkeqsia eshtë ilir meta president në një kohe që ketij vendi i duhejsander lleshi .

    2. Timi says:

      100000000000000000000%

  3. SHQIPERIA QE DUM ... says:

    ca po ndodh me përputhen?
    njerëzit e “moralshëm” “elita e Shqipërisë” po bëjnë MORAL

    turp turp turp
    hipokrizia në kulmine e vet
    hë pra mutër përputhuni pse ziheni dhe shkoni nëpër gjyqe
    produksioni që po prish jetë njerëzish – edhe i hedh fajën individëve atje

  4. Bobi says:

    Thuaj edit te vendose Halim kosoven minister

  5. Leti says:

    Ministri qe ka perballuar dhe menazhuar me sukses situatat me te veshtira ne vend pas “97. Kjo per te miren e gjithe shoqerise por fatkeqesisht opozita e ka pare si pengese per te marre pushtetin dhe e quajne fitore doreheqjen e tij.
    Dhe drejtimin e shtetit e kerkon ai qe urdheroi masakren e 21 janarit. E shikoni e njerez cfare fundi ka prekur morali politik I PD dhe LSI .

  6. Mona krva says:

    Veprim i moralshem. Tani cdo shpellar qe djeg e shkaterron duhet futur ne burg dhe te paguaje per demet.

  7. Dje ishte epoka e gurit says:

    Sandri mund te jete shume burre i mire, por jo per ate ministri. E pafalshme dje kur policia ishte teresisht e paorganizuar, tradhetoj institucionet shteterore perballe disa vandaleve qe te kujtonin epoken e gurit.
    Madje , drejtusit kryesor te policise duhet te japin llogari.
    Vetem ne kohen e Tahirit funksionoj policia e shtetit, gje qe nuk mohohet kurre.

  8. Cv says:

    Po makina kujt do ti mbetet…?!

  9. Lik says:

    Bravo z.Sander! Akt I paster kulture dhe fisnikerie!
    Bishat kriminale shpresojne qe hoqen nje pengese te forte drejt qellimit te tyre per anarshi dhe deshtimin e reformes ne drejtesi . Zoti qofte I drejte ne ndeshkimin e tyre!

  10. Ceni says:

    Akt dinjitoz, nje shembull si duhet te jene shtetaret. Gjenerali eshte burre, i kulturuar dhe i pakorruptuar. Opozita e tashme, qe vrau kater veta ne bulevard jo doreheqje nuk beri, po dha shperblime per vrasesit.

  11. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    Ministri mè i NDYRÈ dhe mè i KORRUPTUAR , qè ka patur ndonjèherè PSja !!! Shko nè USHTRI si KAPTERR , sepse pèr atè punè je !!!POLICIA ishte KORRUPSIONI dhe KOKA e KRIMIT me Sandèr Leshin , si Ministèr i BRENDSHÈM !!! MINISTRI mè i mirè i BRENDSHÈM i kètyre 30 VITEVE Tranzicion éshtè SAIMIR TAHIRI i NDERUAR dhe i RESPEKTUAR ! ! I Vetmi MINISTÈR qè TRANSFORMOI dhe REFORMOI POLICINÈ , nè NJÈ PERIUDHÈ shumé tè SHKURTÈR! ! RESPEKTE RESPEKTE pafund pèr SAIMIR TAHIRIN . ???????⚖⚖⚖????????⚖⚖⚖?

  12. Lani says:

    Eshte nje kuader i ralle i Aministrates se Shqiperise. Uroj ta shikojme perseri ne ndonje pozicion drejtues te vendit.

  13. dardan says:

    Cfare prisnit nga nje frikacak? partia Socialiste ka dhjete kuadro me te afte qe do t’i marrin gjak ne vetull agjenteve te Serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje