Fatos Lubonja: Dhuna në protestë nuk më shqetësoi, simbolike. Jemi në fashizëm, Rama do bëjë një "kokë turku"

10 Dhjetor 2020, 18:39Politika TEMA

Analisti Lubonja thotë se ka ende shpresë kur sheh protesta si të djeshmet që kishin si motiv kryesor vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Lubonja tha në “Opinion” në News24 se nuk shqetësohet nga ajo dhunë e protestuesve që pa, pasi sipas tij është simbolike, por thotë se dhuna strukturore duhet të jetë ajo që t’i ngrejë qytetarët në protesta.

“Protestën e pashë si një ngjarje me rëndësi në kuptimin jo thjesht protestë për këtë vrasje por që shqiptarëve iu ka mbetur ende ai shpirti protestues kundër një qeverie që kërkon ta tulasë. Ka shpresë. Lidhur me vetë protestën, parullat e protestës kam dhe vërejtjet e mia. Nuk e kam fjalën për dhunën.

Dhuna nuk më shqetësoi, ishte dhunë simbolike, rrëzuan pemë, dogjën pemë. Është fare mirë për të treguar që nuk është çështje pemësh për të na bërë zbukurime por çështje jete. Ajo që më bëri të mendoj më thellë për protestën ishte një parullë, poshtë komunizmi.

Është çik manipulative si parullë. Nuk e shikoj këtë regjim që ushtron dhunë, jo në formën e komunizmit. Se në komunizëm nuk të linin, po të bëje protesta të tilla mbaroje. Në emër të kujt ushtrohet dhuna është çështja. Manipuluese e disa ndjenjave të disa njerëzve.

Nuk është ky realiteti i dhunës. Ky nuk është komunizëm, është fashizëm ekonomik. një pakicë oligarkësh, një pjesë që kanë qenë edhe me PD po grabisin Shqipërinë në bashkëpunim me politikën dhe këta kontrollojnë shtetin dhe shteti shtyp çdo lloj lëvizje”, tha Lubonja.

Sipas tij, ai polici që vrau 25-vjeçarin është indirekt një shprehje e sigurisë që ka marrë kjo polici që mund të bësh çdo gjë se ky shtet të mbron. “Është fashizëm ekonomik që e prodhon këtë lloj dhune që përsëri nuk krahasohet me dhunën komuniste.

Dhuna strukturore që ushtron ky regjim është dhuna ekonomike. Ka tiparet e një regjimi por nuk është komunist. Është ekstremi tjetër i komunizmit por thonë që ekstremet puqen”, u shpreh analisti.

Lidhur me atë çfarë pritet të ndodhë, deklaratat e kryeministrit Edi Rama apo qëndrimet e tij, Lubonja tha se do ketë një qëndrim politik duke shprehur edhe mundësinë që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të shkarkohet.

“Rama nuk mund të japë versionin e tij të ngjarjes. Ai do mbajë qëndrimin politik ndaj ngjarjes. E ka bërë dhe këtë ka dhënë versione të tij të ngjarjes, aeroplanët me drogë i quante mushkonja. Me shumë gjasa nga këto të dhëna, më shumë mund të mendojmë që do bëhet kokë turku Sandër Lleshaj, ka shumë gjasa.

Do dënohet ky akt, do tregohet që ne nuk jemi si Saliu që vret por mund të na qëllojë që të vrasim ndonjë, por gjithsesi këtu vlen përsëri të diskutohet që vrasjet këtu kanë qenë pika ekstreme që janë politizuar shumë. Rama është ruajtur shumë nga vrasjet për të thënë që nuk jemi si Saliu, ne nuk vrasim. Sandri sajoi gazin lotsjellës, i mbyt me gaz. Besoj se kësaj linje do i qëndrojë.

A do fajësojë policin apo do e çojë deri tek Sandër Lleshaj një përgjegjësi politike, këtë ta shikojmë. Duke parë në tërësinë e vetë, dhuna fizike e shtetit policor mbetet potencialisht shumë e rrezikshme, sikur këta njerëz të fillojnë vërtetë të protestojnë për dhunën strukturore”, tha ai.

Po Lubonja shpreh bindjen se ‘as që mund të pritet që Rama të ketë ndonjë ndjenjë përgjegjësie për këtë punë’.
“Mund të bëjë këtë operacionin e gjetjes së kokës së turkut. Mendoj që dhuna verbale që ka ushtruar Rama në mënyrë të vazhdueshme kundër çdo kujt që nuk është pjesë e pushtetit dhe partisë së tij nuk është pa lidhje dhe me këtë guxim që ka marrë policia.

Politizimi i policisë i vënë në shërbim edhe për vjedhje vote, protesta tek teatri është pjesë e sigurisë që ka policia që nuk preket. Rama dhe policia dhe dhuna verbale e Ramës dhe dhuna policore nuk mund të ndahen. Është dhuna strukturore që ka ngritur, pamundësia për të bërë drejtësi, pamundësia për të shkuar në gjykatë. Boll ai manipulim që kanë bërë me gjithë paraqitjen e ngjarjes është kriminale dhe këtu nuk vepron prokuroria.

Këtu e jep verdiktin se çfarë ka bërë polici, SHÇBA nuk e jep prokuroria. Policia është problem në thelbin e vet se është e politizuar. Sandër Lleshaj ka rol në këtë politizim. policia duhet depolitizuar urgjentisht. Drejtësia duhet të jetë më e pavarur. këto të dyja duhet të bëhen për të normalizuar situatën. Rama nuk ka ndërmend ta bëjë”, deklaroi Lubonja.

Për sa i përket protestës së sotme, ai u shpreh se do lidhet dhe me deklaratën e Ramës. “Dhuna është mjet i fundit i bërjes politikë. Kur ti nuk dëgjon, protesta. protesta bëhet dhe me dhunë kur nuk dëgjon, nuk dëgjon, nuk dëgjon. Dhuna pjell dhunë dhe ka problemin e vet. Me intuitë them se ndoshta mund të jetë më e qetë sot”, deklaroi Lubonja.

14 komente në “Fatos Lubonja: Dhuna në protestë nuk më shqetësoi, simbolike. Jemi në fashizëm, Rama do bëjë një “kokë turku””

  1. I drejti says:

    Nuk mund te mblidhet kaq shume hidherim e ligesi ne nje qenie te peshtire fhe te percunduar keqas. Kjo vemjw fhe Sali Serb berisha jane gjarperinjte helmues qe zvarriten ne Shqiperi. Shtypuni koken ketyre kelbazave te se kaluares. Nuk mjaftonnti anashkaloni. Ata jane helmues dhe te demshem per cdo shoqeri…

    1. Epiriiiii says:

      Te paska lënë me te Meta Mendore Diktatura o lunonje…. Qenke Invalid Mental je per Pension te Parakohshem, pos ska 1 Psikiater qe ta beje viziten dhe te hapi Kartelen. Çfarë Trishtimi……

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Meqë dhuna qenka simbolike
    dhe justifikohet me Diktaturën
    futini Tosit një rrahje simbolike
    dhe jepjani, që t’a pagojë ai faturën!

  3. Floriri says:

    O bythqi ste ka ik akoma suma e burgut. Nuk zëni men ju te gjithë njësoj jeni shokë burgu. Kur sta qiu nonen Dulla ta kishte heq kokën ipshtri po i poshtër ngelet ska moral.

  4. vlora says:

    Fatos ti ureve gruan tende qe tu gjend ne kohe te veshtira,jo me Edi Ramen qe e uren se ai ka hipur ne maj te fikut ti ke mbetur te bytha e fikut.Ti ke ligesi ne qenien tende.Sot se ku e gjen ti fashizmin dhe dje Saliu ishte engjell ,kete vetem nje mendje e semure e mendon.Ndoshta dhe burgu ka bere punen e tij

  5. Zana says:

    Z.Lubonja nga ju buron gjith ky zemërim e ligësi,se dhe ju vetë e dini që po të ishte një shtet fashist, jo vetëm në këtë protestë por edhe tek të me pareshmet do të kishe të vrarë e plagosur si me 21 janar nga Berisha .Turp per intelektin tuaj jeni kthyer në një njeri hidhnjak.

  6. Shqiptari says:

    Asnjehere nuk kam per ta kuptuar si mund te justifikosh demet materiale qe shkaktohen nga disa shkaterrues me patente dhe qe paguhen nga populli i varfer shqiptar. Diktatura komuniste ka demtuar shume njerez dhe familje te ndershme ne Shqiperi por mesa duket ti Lubonja e ke pasur hak burgun dhe ne fakt edhe me shume sesa burgun por ja qe vetem aq ke marre, mesa duket edhe diktatura tregohet bujare me njerezit e shemtuar ne shpirt si ti, zvarranik i piste!

  7. Tuk Tuk says:

    Po cfare te thote Luboni serb,,ky qihej ne byth ne burg ….ka mbetur ne 1991 ,,po sikur ti digjnin shtepine ti thyejin deren dhe bisnezin egersirat e maleve nuk do shprehej keshtu…ku eshte askushi eshte nje spiun qe spiunoi Todin…

  8. Pisanjos! E ke patur hak burgun ne kohen e PPSH-se. Paske shpirt krimineli. Po per ate policin nje humbi syrin,c’mendim ke o kokerejepur? Mos valle eshte nxitje per hakmarrje si ai qe vret nje far e fis te atij qe beri vrasjen ? C’faje kane policet e tjere se u marros nje koleg te cilin pjesa me emadhe nuk e njohin vpolicin vrases ? Ti mor maskara ke thene se c’faje kisha une se baba nuk donte regjimin ? Fashist je ti,more pisanjos i qelbur.

  9. Loku says:

    Te gjithe idjotet si analist kan shperthyer ne komente

  10. Beni says:

    Me liber shpie kush therret ne studio kete plehre, kete antishqiptar te deklaruar, spiuni i babait te tij.

  11. alekoaleko says:

    Na u hiq sysh o njeri i ndyre , o palaco, qe sle njeri , istitucion apo figura historike , te gjalle e te vdekur pa peshtyre..Phu fare e keqe, qysh te duron ai popull qe ende merr fryme.Vafsh ne djalle o i mallekuar!…

  12. xhemal says:

    lubonjes i blini sapun per festa…

  13. JAMES says:

    Uhh te qifsha robt po te shkatrronin atje ku banon ti do shprehesh shkaterrim simbolik? Bythqire burgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje