Sandër Lleshaj: Nuk e dhashë dorëheqjen prej Ramës, unë s’jam si këta të 21 janarit

10 Dhjetor 2020, 21:30Politika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” ka treguar arsyet e dorëheqjes. Lleshaj u shpreh se dorëheqja është pranuar nga Kryeministri dhe ka qenë e parevokueshme.

Sigurisht që dorëheqja është pranuar dhe është e parevokueshme. Dorëheqja është një akt moral i rëndësishëm. Sot arrita ta finalizoj se nuk doja ta bëja pa praninë e kryeministrit”, tha Lleshaj.

Më tej ai shtoi se largimi nga detyra është akti i tij sovran dhe nuk është ndikuar nga kryeministri i Shqipërisë.

Ju mund t’i jepni shkak fantazinë tuaj, por dorëheqja jepet vetë, është akt individual dhe sovran i imi”, tha Lleshaj.

Më tej ish-ministri i Brendshëm tha se vendimin për dorëheqjen kishte disa ditë që po e mendonte, por sot e vendosi plotësisht.

Dorëheqja ka disa dimensione, pasi kemi një djalë të vrarë në mënyrë të pajustifikueshme. Unë dua të distancohem nga një praktikë e shëmtuar e drejtimit të gishtit, nga ata që nuk kanë të drejtë të ngrenë as gishtin dhe as dorën. 

U bënë disa ditë që kanë ngritur gishtin dhe dorën kundër policisë, por u mungon e drejta morale, pasi u kanë lënë shtetit shumë ngjarje të rënda. 

Unë e kam dhënë dorëheqjen për t’u thënë që unë nuk jam si ju. Unë nuk asnjë lidhje me ngjarjen, por unë u them atyre që të vazhdojnë rrugën. Dorëheqja është në respektim të qytetarëve”, shtoi ministri.

Më fund ministri i dorëhequr pati dhe një mesazh për opozitën dhe sa se dorëheqja u dedikohej dhe atyre.

“Kemi patur artikulime zyrtare të opozitës që kanë thënë se përgjegjësinë për vrasjen e ka ministri i Brendshëm. Unë u them se ministri nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen, por u kërkoj që të shkëputen nga 21 Janari”, shtoi më tej Sandër Lleshaj

4 komente në “Sandër Lleshaj: Nuk e dhashë dorëheqjen prej Ramës, unë s’jam si këta të 21 janarit”

  1. Pato says:

    Nuk pate kurajon te mbroje policin dhe ende sot nuk po thua perse nuk ka dale ende lajmi qe arma e gjetur ishte ne fakt e atij qe vdiq? Perse nuk thua qe polici u kercenua dhe nuk eshte qelluar ne koke por ne trup me qellim izolimi sipas ligjit! Polici beri detyren , i lumte dora dhe eshte hero. Ne vend tend te behet ai minister.

    1. 111 says:

      Nese kjo qe thua ti eshte e vertet athere gjendja ne policine shqiptare eshte teper e rende……

  2. Dini says:

    Doreheqja e Lleshajt I prish pune PS…I zbardhi faqen Ministrise se Rendit dhe qeverise.Braçe minister rendi haha.

  3. E verteta Ndryshe??????? says:

    Lleshaj Bravo per Kurajon Qytetare, dhe Morale,ka treguar se eshte nje Politikane me Principe..
    1-Flitet, se eshte “GJetur” nje Pistolet e vogel Rrethe 100-te m..nga Ngjarja…kjo nuk eshte Sekret, dhe ndodhet ne Duart e Prokurorise, dhe mebetet per tu Verifikuar ne se eshte e Viktimes, qe e hodhi ne Ndjekje Siper ??Apo e vuri dikush??
    2-Gjithe se si Polici,nuk kishte pse ta Guante per Vdekje..!!!!!!!!!!!!POr ta neutralizonte..ne kembe..ose te therriste per ndihme KOleget..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje