Nga Dritan Hila
Vrasja ende në rrethana të paqarta e 25-vjeçarit Klodian Rasha po tentohet të shfrytëzohet nga politika si një rast për përmbysjen e raporteve që mund të prodhojë 25 prilli.
Pavarësisht se familja e të ndjerit nuk ka asnjë dëshirë që fëmija i tyre të kthehet në flamur protestash, rezultatet e sondazhit të fundit ku PS-ja vazhdon të mbetet forcë e parë, PD-ja nuk ka rikuperuar asgjë në kuotat e saj, ndërsa LSI-ja është fundosur në shifrat e saj historike mes 3-4%, i kanë dhënë të kuptojë tandemit Berisha-Meta, që duhet t’i kthehen skemave të vjetra.
29 vjet më parë, më 2 prill, në një demonstratë ku organizatorët ishin të panjohur, katër të rinj shkodranë vriten në mes të turmës, duke shkaktuar më vonë një proces ortek. Ishte ajo që i duhej PD-së, e cila kishte humbur me shifra basketbolli përballë komunistëve.
Demokratët kishin fituar qytetet, por komunistët mbeteshin të rrënjosur në fshatra dhe në jug të vendit. Vetëm frikësimi i një pjese të elektoratit të majtë, do të përmbyste shifrat dhe afronte zgjedhjet, të cilat PD-ja kishte vetëm dy ditë që i kishte humbur.
Nëse autorët e vrasjeve nuk u gjendën kurrë, se kush përfitoi prej saj u pa menjëherë. Një vit më vonë, PD-ja fiton në mënyrë spektakolare duke përmbysur shifrat. Rezultati vinte jo vetëm nga rritja e PD-së, pasi disa muaj më vonë në zgjedhjet lokale ajo do të humbiste rishtas në mënyrë spektakolare, por nga trembja e elektoratit të majtë dhe qeveritarëve të kohës, si dhe frika për një përplasje civile.
Shtatë vjet më vonë, PDja do të tentonte që me arkivolin e Azem Hajdarit të rrëzonte rishtas socialistët e ardhur prej një viti në pushtet. Reagimi ndërkombëtar, e detyroi Berishën të tërhiqet dhe presë vitin 2005.
Pas tetë vjetësh konsumi në pushtet, socialistët kishin të gjitha arsyet të humbisnin. Por megjithatë sondazhet tregonin se ende mbeteshin forcë e parë. Duhej rishtas përdorimi i forcës që të bënte të majtët të tërhiqeshin. Dhe në rrugët e qyteteve nuk vonuan të shfaqen fuoristradat e elementëve që kishin qenë krahas Berishës në vitet ‘97-‘98 dhe ishin arratisur. Ishte një element që do të trembte Fatos Nanon, i cili kishte treguar se pëlqente më shumë jetën hedonistike sesa rimarrjen e mandatit të tretë.
Ende sot është enigmë nëse Berisha e kërcënoi se nëse nuk largohej nga pushteti, do të kishte trazira. 29 vjet pas, 2 prillit 1991, PD-ja ndodhet në një situatë aspak shpresëdhënëse. Numrat e saj nuk janë aspak në ngjitje për shkak të refraktarizmit të Bashës. Largimi i Halim Kosovës, një përfaqësues i Shqipërisë së Mesme, pas ikjes së Topallit si simbol i katolikëve të veriut dhe tërheqjes së Ridvan Bodes si personazh me ndikim juglindje, është një gurthemeli tjetër që i ikën PD-së.
LSI-ja është në kuotat e saj më të ulëta. Aleanca mes tyre nuk ka funksionuar kurrë në terren, pa harruar se kur bashkëqeverisën në periudhën 2009-2013, demokratët nuk kanë kujtime të mira.
Ndërkohë Edi Rama e ka mbajtur të unifikuar PS-në. Asnjë shizmë e tipit Meta nuk duket në horizont. Të majtët do të shkojnë të bashkuar në këto zgjedhje dhe që nga ky moment shpresat e kundërshtarëve të tyre bien. Sondazhi i fundit e tregoi.
Atëherë e vetmja shpresë, për Berishën dhe Metën është skema e provuar. Trazira sociale në mënyrë që të trembin elektoratin e lëkundur, i cili është gati të hapë rrugë vetëm që mos të ketë trazira. Dhe bashkë me të edhe të majtët që përballë trazirave dhe humbjes, do të zgjidhnin të dytën.
Por qoftë Berisha apo Meta kanë arsye edhe më të thella që të rrezikojnë gjithçka. Një fitore e mandatit të tretë nga Rama do të çonte në zhvillime edhe brenda partive të tyre.
Së pari LSI-ja do të siguronte shkrirjen e saj. E formësuar si një parti që nuk jeton dot larg parave të pushtetit më shumë se katër vjet, tetë do të ishin vdekjeprurëse.
Ndërkohë në PD do të fillonte fermentimi. Tetë vjet në opozitë demokratët kanë duruar jo për shkak të karizmës së Bashës, shpresës që ai ngjall, strategjisë së tij, apo frymës që krijon. Por ideja e krijuar se një pushtet ndërrohet me hir ose pahir, çdo tetë vjet.
Një humbje e radhës nga Basha do të bënte që shumë prej anëtarëve të saj të shikonin alternativa të tjera. Ndërkohë vetë PD-ja do të fillonte procesin e reformimit dhe gjetjen e një lideri të ri. I cili me shkretëtirën që ka krijuar Basha rreth vetes, do të dojë një tetë vjeçar të formësohet dhe çojë drejt fitores.
E megjithatë PD-ja nuk ka rrugë tjetër për të ardhur në pushtet veçse trazirave. Në mandatin e dytë të Ramës, në vend se të fokusoheshin në gabimet e qeverisjes, e morën të gjithë vëmendjen mbi vete me tërheqjen nga parlamenti dhe manifestimet e dhunshme.
Protesta e djeshme ishte një përsëritje e tyre dhe vazhdim logjik. Tashmë në limitet e kohës, mendojnë se vetëm trazirat mund t’u sjellin në pushtet. Puna është nëse i kanë bërë hesapet me hanxhinë. Hanxhi, i cili nuk duket aspak se ka dëshirë të dorëzojë çelësat e hanit.
Sheshte vetem kjo. Pas zgjedhjeve filloje arrestimet nga FBI e spak per dosjet qe ju ka servir sh. B. A. Kane lakuar emrat e saliut metes e lulushit. Ky esht lengimi i fundit
Nuk eshte frika e zgjedhjev por frika e deklarimit te krimeve te Saliut dhe Ilir Monpickes. Vilat ne Gjirin e Derrave ne Lalez bizneset e Zenit dhe Argites. Vjedhjet e Ilir Metes. Vetem me te nxitur dhune dhe fshehur mbrapa Arkimedit te Sali Lushes nuk vihet ne pushtet. Ky popull nuk eshte budalla. Ato 35% qe PD LSI ka jane kane qene dhe do jene sa kohe plaku i pshurrur Sali eshte jashte varrit dhe Iliri i Monikes jashte burgut.
Po e thua ti te sigurt e ka
RAMA PUNON
Luli Morgu Berisha Like floriri MONA duan vetem te VDEKUR qe te vin ne pushtet
Lark keta uliganet
Populli nuk I voton
Normal Hila per parazite si ty qe ushqehesh me nje emision Raketik ne jave duke pyetur 3 veta …si muhabete kafesh, pyet ata qe e kane thiken ne kocke….mirupafshim ne prill.
Fiks . sa me shpejte te behet edhe nje sondazh qe me keto q do behen do arri 90%
Tamam keshtu me pike e me presje.Do i drejtohen dhunes qe te dyja keto banda kriminale,duke aktivizuar te gjithe elementet me precedente kriminale e agjenturore.Kjo eshte e vetmja shprese e tyre dhe sinjalet u dhane jo me larg se keto dite,duke shfrytezuar vdekjen e padrejte te te riut Rasha.Atyre nuk u prishet qederi se ky i ri humbi jeten tragjikisht,por u intereson shfrytezimi i ketij precedenti apo sajimi i mevonshem i precedenteve te tjere te ngjashem apo me te kobshem dhe arkitektin e kane: Berishen! Dhe Platformen e UDB-se thene ma gojen e Sheshelit publikisht,te cilen agjentet e tyre ne shqiperi e kane realizuar me sukses.Kujtojme ketu Olldashin,Azemin,Pashkon e te tjere.Berisha kerkon gjak dhe nuk do ndalet deri sa te jete gjalle! O popull,vigjilence dhe kujdes nga banditet e kupolave te PD-LSI!
Per hir te se vertetes sondazhi pet lesheline ishte jo 3-4-%, por 2-4%.
PO ky ka me popull per keta halabake,kesaj rradhe keta bejne dorzimet perfundimisht,ne burg dhe sekuestro te pasurise se krimit
Po Hila. Ke të drejtë .
Ja, u ngrit dhe ky komunisti i sigurimit xhahil enverist qe mbledh ca ordinere pijanece ne studio ne tv e don te beje politiken e vendit.
Shtate lekure ti rrjepesh ketij po komunist katundar mbetet.
I ke rene pikes Dritan?
Mandatin e trete ne enderr shiheni.Ndaj ja bete pucin Sandrit meqe eshte malok e mund te mos ju ndihmonte pwe mandatin e trete!!!! Ndaj e vrate Klodianin e te hiqni malok Sandrin e te vini ndonje vrases si ai polici qe vrau klodianin,nga zona e pare operative…!
Mjere ti o bole kandari qe kujton se po ringjallet Enveri e te vrase Veriun serish!!!!!
EKSELENT, DRITAN!
ME DHUNEN E KETYRE DITEVE PD E LSI HUMBASIN MBESHTETJE.
PARTIA SOCIALISTE E EDI RAMA …FITOJNE MBESHTETJE.
POPULLI NUK GENJEHET E AS TREMBET ME.
POLICIA DUHET TE ZBATOJ PAHEZITIM LIGJIN
Ky eshte djali i monstres te : Martesa albanian style?!
Prandaj ka kete fytyre shtypi ne Shqiperi…
shume e drejte Dritan
Po e votuan veriun mor malesori trim per 20 vjet dhe dhe si shperblim moren qe pronat na i moret dhe vendin e shakaterruat. Kerkoni te vini perseri ne pushtet, kurre nuk do te ndodhe pasi kjo do jete vetevrasje per Shqiperine.
O djale i prokurorit komunist kafshe qe sajoi grupin e spiunazhit polake dhe varrosi te gjalle njerez te pafajshem. Futu ne ndonje vrime me mos u duk. Paaftesine tende mos e mbulo me te tilla sherbime . Po s ke turp o rrace vrasesish e kriminelesh. Zoti po te shikon dhe do ta marresh denimin prej tij, per nje baba qe nuk u pendua bkurre per krimet dhe duhet te kish dale perpara Nurenbergut. Mos fol kunder berishes se ai te shpetoi me ate bashkefajtor e bashkevuajtes.
Zoti Hila , nese e di mire kete qe thua , atehere na mbetet tju themi : Ta gezoni shqiperine e re , ti dhe te gjithe ju qe s’keni asnje ankese nga qeveria aktuale . Por qe te bashkohemi edhe ne me ” perparimtaret “duam te na beni me dije , si i siguroni ju parat , me te cilat beni edhe nje jete lluksi . Se sa per ne punetore dhe pensionist , dhe te pa pune , nuk na dalin ato para qe na jep qeveria as per te paguar Dritat , ujin , ilacet ,tatimet e taksat , pa lere per ndonje rrobe a sholle , sepse nese nuk do na jipnin ata qe punojne e jetojne jasht vendit , do te ishim rrecka — rrecka e copa–copa . Megjithate : Ta gezoni shqiperine , kopsht i lulezuar ; buze detit , i pa lare , — c’far te lajme rroba skemi , sapun s’kemi — , afer sofres ,– se politikaneve dhe krimit — i pa ngrene , — sepse ata dhe ju se bashku e shtrone edhe hani sa do tju cirret barku –por ne ska gje se ham bar , prane dies (Evropes ) i pa nxene ; Sepse me punen dhe djersen tone , studioni ju neper bote , pa ne s’kemi per te ngrene pa le per te mesuar . Ta gezoni shqiperine , sepse juaja ka qene , dhe juaja eshte , ne gezojme te jeni ju mire , Rilindas dhe sahanlepires te rilindies . E gezofshi per fare . Po shqipetaret ku do shkojne ??!! Nese si kemi ment me vete , peapa diellit !!..
Ti po na shkruan a thua …se ne kohen e…koleres Sali cdo gje ishte “luge floriri” …..hahahahaha…erdhe 25 Prilli…po patet bithe hiqeni Ramen me vote…por mjaft …dogjet e shkaterruat….pronen e popullit…ore mamluke…analfabete…e bastarden…mjaft mjaft keni 3 vjet we na keni ardhur ne maje te hundes me vandalizmat e juaja pjella te poshtra barbaresh….
Mandati I trete qe e meriton edi Rama me perkushtimin per te ndryshuar kete vend, dhe sondazhi qe u dha para ca ditesh I terboi S. Berishen I. Meten. L. Bashen. M. Kryemadhin sa organizuan vrasje e djali 25 vjecar se I kane provuar te gjitha, Sali Kriminelin ka eksperience ne kete drejtim, zoti I denofte keta krimineleve dhe marte hak tek femijet e tyre qe I pren jeten ne mes te riut 25 vjecar. Duhet te shporen nga jeta politik keta kriminel hajdute vrases.
Brilliant ?
Fillove si Ramiz Alia . Nuk eshte protest vetem per vrasjen e nje te riu.
Eshte protesta per varferin,mjerimin,emigrimin qe hiperbolizoj Rama.
Ti Konjak ta gezosh atje ku je, po fol me gjak me te ftohet dhe me thuaj…ku ta kemi ne shpresen te Lul Basha, Ilir Meta, Monika apo Petrit Vasili. me thuaj te lutem! Kjo qeveri ka shume gjynofe, po kesaj i thone te preferosh te shkosh nga “shiu ne bresher”.
PO DRITAN DO E SHOFESH MANDATIN E 3 SA DO E MARI PS ME RAMEN MOS MARIN HUMBJE ME KEQ SE PD NE 2013 CA DO THONI JU KOMUNISTET SE PO IU FUSIN NE BURG DHE BANDITET USA NEPERMJET SPAK DHE LEKET DO JU MARIN DHE KARIN DO JU JAPIN VOTA ERDHI 25 PRILLI
E bir komunisti o pler qe mer frym akoma ne demokraci , vend jot eshte koreja e veriut o pler karaputan te qifsha rracen o kurve .
Ta shkerdhefsha gruan ate kurven qe do rrock
Eshte keq kur nje qeveri te keqe se heq dot me vote per aresye se ka simpatizante ( militante) qe votojne vetem me sigle partie. Kjo eshte partia socialiste ne rastin e vendit tone. Mund te kishim figura te diskredituara dhe prap mund te fitonin. Ne rastin e E. Rames nuk eshte keshtu, eshte qytetar ,patriot, vizionar, gojetar, te nderonkur hap gojen neper bote dhe kjo eshte krenari per cdo njerin nga ne. Shume e rendesishme eshte qenia e tij ne krahun e cdo figure historike kombetare pa dallime partiake qe nga ” ballistet qe hane pula ” e qe trushkulurit e dine se me te vertete ka qene ashtu e deri te komunistet atdhetare Q. Stafa , M. Gjinishi e shume te tjere. Mendoj se sot s’ kemi lluksin te shkojme pas partive por pas interesit te Shqiperise dhe per njerez si S. Lleshaj qe dje sikurdohere tregoi klasin e tij prej shtetari brilant duhet te ndjehemi keq e jo te gezohemi.
Ti more Cipini , besoj se je nga Bolena , ose fshaterat per rreth . Ngado qe jeni , qofshi i gezuar dhe i lumtur megjithe familien dhe gjithe dashamiresit . Marr shkas nga vrejtia dhe kerkesa juaj , deshiroj dhe do te mundohem tju jap pergjigje vrejtjes dhe kerkeses tuaj . THoni , me gjak te ftohte , besoj se doni te thoni : Me urtesi , me mendie te kulluar , me rracionalitet dhe me shpirt . Nuk kam kerkuar e ushtruar , kurr dhune edhe per ata qe e kane merituar . Kam pritur me qetesi dhe durim , c’do ngjarie , bisede , apo debat , sado i pa arrire qoft . Cdo vendimmarrie qoft edhe ne shoqeri e kam trajtuar me seriozitet , me respekt , me drejtesi dhe urtesi . Edhe nese tjetri eshte jasht kontrollit menderisht dhe i takonte ashpersia , e kam falur pa pendese , sepse edhe i keqi nuk eshte me pak i detyruar per te bere detyren e tij , pra te keqen , si dhe i miri per te bere mir , ligj i natyres . Besojse ngjer ketu u kuptuam . Sa per hapien e horizontit se ku njeriu duhet te mbeshtetet , per te punuar e bere nje jet me te mire , duhet njohia dhe zgjedhia . Ne gjithmon kemi zgjedh pa njofur , pra jemi nxituar ne demin ton . Kur votojme nje parti apo koalicion , dhe na qeveris per 4 apo 8 vjet , pa realizuar ato qe ne kemi kerkuar , apo qeveria ka premtuar , pra ekonomia jone , s’ka perparim apo eshte perkeqesuar , perse duhet ta mbajme perseri ne pushtet ??.. Nese i mbajme perseri ne pushtet , atehere fai eshte joni . Per te gjetur te mirin , duhet kerkuar , me nderrime te shpeshta te qeverisies . Nga natyra njeriu eshte ne kerkim te nje jete me te mire . Pra , ka nje thenie filozofike anonime : Edhe i madhi zot thot , levizu te te leviz . Duhet te jemi ne kerkim te vazhdushem , te gjejme ate qe na duhet . Besoj se kemi nje fare mirkuptimi . Faleminderit .
Nje shenim i shkurter per Z. Hila!
Nese i hedh nje sy historise viteve 1990, dhe me tutje, veme re se PD, ne te vertete nuk ka fituar asnjehere zgjedhje ne Shqiperi. Jam i sigurt se keto qe do te parashtroj, ju i dini shume mire nga rrethana te tjera.
1) Humbja ne zgjedhjet e vitit 1991. PD-jan ne te vertete Sali Berisha me UDB-ne, sajuan Ngjarjen e Shkodres, ne 2 Prill 1991, dhe ketu jam ne nje mendje me ju per qellimin e saj.
2) Ne zgjedhje t vitit 1992, ne mars, numrimet e verteta te votave te PD, treguan se PD-ja qe humbese, por shoku Ramiz, Nuni i Sali Berishes, urdheroi qe vota te PS, t’i kalonin PD, ta nxirrte fitimtare qe te behej “permbysja”.
3) Viti 1996 shenoi humbjen me te madhe te PD dhe aletave te saj, dhe dihen mire edhe nderkombetarisht edhe manipulimet dhe dhuna e Sali Berishes ndaj opozites;
4) Humbje e madhe me rastin e Kushtetutes, ku Sali shpresonte te shpallej Ahmet Zagolli i Dyte.
5) Tani te kalojme nga viti 1997 deri ne vitin 2005. Ne zgjedhjet e ketij viti, nuk u votua fare, Faton Nano e kishte braktisur procesin e zgjedhjeve, sipas kompromisit Sali Berisha Kryeminister – Fatos Nano President, pra Fatosi i dhuroi pushtetin Sali Berishes, por Saliu, i futi gishtin ne bythe, sikurse te gjitheve.
9) Zgjedhjet e 2009, nese ju kujtohet Saliu nuk pranoi te hapen kutite, por hapi nje fond per te blere benzine per t’u vene flaken fleteve te votimit dhe te gjithe dokumentacionit te zgjedghjeve, ne nje kohe kur ato duhet te ruhen pergjithmone.
10) Po per kryetar Bashkie, a ju kujtohet se kush fitoi zyrtarisht: Edi Rama.
11) Po viti 2013, a ju kujtohet humbja spektakolare e Sali Berishes dhe e gjithe Ushtrise, Gardes, Policise, FARK-ut te Bujar Mugoshes, paramilitareve te Saliut dhe te Arkanit, te burgosurit e nxjerre nga burgu per te shantazuar popullsine, dhe e fundit:
12) Po per kryetarin e Bashkise para pese vjeteve kush fitoi, Lyli apo Eri?
Mire eshte te pyetni ndonje qe i ka perjetuar keto ngjarje!
Gjithe te mirat,
Tung!