Rama: Harrojeni dorëheqjen e drejtorit të Policisë, ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie

11 Dhjetor 2020, 12:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi në rrjetet sociale u njoftua për protestën e radhës ditën e sotme, ku kërkohet largimi i Ardi Veliut, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë!

Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!

Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj!

Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë!

Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë“, shkroi Rama në Twitter.

(TemA)

7 komente në “Rama: Harrojeni dorëheqjen e drejtorit të Policisë, ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie”

  1. ED RAMA, zbato ligjin me ata legenat e bathores dhe kamzes

    ok ???

    thyeju kockat, burgosi, dhe asgje nuk do te te gjeje

    SHQIPERIA ESHTE ME PS

    1. Derrat e Lalzit says:

      Leshoni grupe militante pekrahes te PS ne Lalez dhe aty e kuptojne legenat vleren e policise.Shkatrroni pronat e vjedhura dhe te shohim se sa vazhdon dhuna dhe djegja e pronave te popullit ne Tirane e qytete te tjera.derrat vetem me te njejten monedhe kuptojne.

    2. Kaculi says:

      Po pse ti qe protestoje kur ishe ne opzite qe digjje goma per te bllokuar rruget nacionale apo ne tirane protestuam me 21 janar apo kur vume cadren ne qender dhe krijum ciftet e reja brenda sojit te PS. . Jo öer gje po kemi protestusr edhe ne kohe tende kundro pleres sali berisha. Harroje qe na thoje pushteti keshtu merret… problemi jone eshte se luli edhte me ty dhe nuk eshte opozite. Mona edhte vari jepet!
      Ske faji ti se nuk ndalohesh nga keta gangstera polica qe ke bere por na pyet neve. As ne kohe te tahirit nuk benin keshtu…
      Zoti te mbroj rinin shqiptare se vetem ajo mund ta permbyse rregjimet totalitare dhe te vej drejtesi.

  2. engjell says:

    Zoti Rama a ka polici, perse rrine duar kryq ndaj nje dore barbare te frymezuar nga partia e barbarise e kryesuar nga Sali krimineli se lulja ben sikur fle gjum.
    Cfar prisni ti djegin te gjitha ministrite, a keni shkopa gome. Gjith keto deme te medha jane taksat e popullit dhe populli nuk do dhune e shkaterrim keshte nqse nuk je ne gjendje te vendosesh stabilitet jep doreheqjen dhe lerja pushtetin krimineleve te Like floririt e Sali vrasesit.

  3. Pato says:

    Kur te vjen veza te bytha te gjithe duan policine… Ku ishe dje ti? Nje polic e ke ne burg sot se beri detyren, nje tjeter eshte verbuar nga vandalet e mbreshem qe moren zemer nga ty dhe kryebashkiaku qe na shpiken nje gje te re .. Vandalizmat dhe trazirat i quajtet “protesta te arsyheshme” . Boll me llafe se u ngopem 7 vjet, duam rregull dhe siguri. Duam polici te vertet jo te shitet apo masakrohet ne media dhe ne politiken tuaj groteske ditore. Policia nuk eshte e politikes dhe polici i sherben popullit jo politikes.

  4. Pato says:

    Pato ate vezen mbahe ne BYTHE, se e njoh policine ap mire se punova 45 vjet pa ndalim. Shiko yjet mbrapa ministrise se sa polic bij nenash jane vrare. U vra nje djal i ri qe po shkonte te blinte cigare ne 1 te nates, fatkeqesi, ca komshi thane ne medja qe ish i semure menderisht, akoma me fatkeqesi dhe gjykata po vepron por, qe te digjen qytetet per te fituar kredite Like floriri dhe Sali Berisha kete populli nuk e pranon prandaj policia duhet te veproi brenda normave.

  5. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Arresto vampirin e Viçidolit
    N.q.s. do që të mari frymë litshëm Shqipëria?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje