VIDEO/ Balla: Basha nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon PD në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune

11 Dhjetor 2020, 11:36Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,ka reaguar pas protestës dyditore të mbajtur në Tiranë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla akuzon kryedemokratin Lulzim Basha, që sipas tij, në frymëzimin e Sali Berishës, po ‘udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune”.

“Lulezim Basha nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune.

Dhuna e djeshme në disa qytete është organizim ekskluziv i Lulezim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.

Lulezim Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të tjera sikurse ndodhi në Korçë, pas Tiranës. Përdhosja e simboleve të Krishtlindjeve është një porosi e turpshme Lulezim Bashës dhe e atit të tij politik Sali Berisha”, shkruan Balla. (TemA)

5 komente në “VIDEO/ Balla: Basha nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon PD në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune”

  1. Jo krimit, jo dhunës !!?? says:

    Basha kriminel.Nuk vjen dot në pushtet me dhunë.

  2. Nje rast fatkeq. Ngushellime. Me vjen keq qe perdoret politikisht.

  3. jo, jo saliu do te ndeze nje lufte fetare duke djegur zbukurimet e krishtlindjeve. ka eksperirnce te madhe ai per te cue dem gjakun e shqiptareve. ka mobilizue ushtrine e isisi-t me komandant te birin e ti arkimed sali berish lushaj. rrofte arkimed lushaj, rrofte monika kremadhi. te na rruaj edhe ilir meta

  4. flm says:

    ..ka emër 25 vjecari o 5 vjecar
    nuk është një shifër me vjecar nga pas
    ashtu si e ke ti “Taulant Balla”
    pse nuk thonë edhe për ty 50 vjecari (se nuke e di sa vjec je)

    njeriu ka EMER PASTAJ EDHE moshe
    e keni bërë x vjecar si përemër vetor shpellarë

    racizmi vjetor

    pse nuk thoni që 56 vjecari nga tirana takoi homologun e tij grek 84 vjecarin

    të shkruajmë edhe në varreza 25 vjecari, 85 vjecari e kështu me radhë
    sali berishën pse e shkruani edhe ai ka moshë – e identifikoni me moshë

    ti e ke taulant, ai klodjan dhe tjetri sali

  5. guri says:

    ..ka emër 25 vjecari o 5 vjecar
    nuk është një shifër me vjecar nga pas
    ashtu si e ke ti “Taulant Balla”
    pse nuk thonë edhe për ty 50 vjecari (se nuke e di sa vjec je)

    njeriu ka EMER PASTAJ EDHE moshe
    e keni bërë x vjecar si përemër vetor shpellarë

    racizmi vjetor

    pse nuk thoni që 56 vjecari nga tirana takoi homologun e tij grek 84 vjecarin

    të shkruajmë edhe në varreza 25 vjecari, 85 vjecari e kështu me radhë
    sali berishën pse e shkruani edhe ai ka moshë – e identifikoni me moshë

    ti e ke taulant, ai klodjan dhe tjetri sali
    shqipëria ka shumë 25 vjecarë por një Klodjan Rasha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje