Shtetshkallmuesit

11 Dhjetor 2020, 09:31Politika TEMA

Nga Ardian Ndreca

Urrejtjen ndaj së bukurës e kanë në gen, urrejnë ligjet dhe jetën në nji shoqni civile, janë gjithnji në gjendje paraurbane, qytetnimi i tremb dhe nuk e pranojnë, nuk janë në gjendje me krijue asgja të bukur e të qëndrueshme.

E kanë tregue me Haxhi Qamilin, Esad Pashën, Enver Hoxhën, Sali Berishën, Ilir Metën se preferojnë djegiet dhe vrasjet mbas shpine, urrejnë drejtësinë dhe janë të pabesë, shiten dhe të shesin, jetojnë të rrethuem me njerëz që janë mish në kërrabë.

Nuk kanë dinjitet dhe janë të privuem prej intelektit, gurët i përdorin për me gjuejt njerzit ose për me ba ndërtime të paligjshme. Janë frikacakë dhe të ligj, qytetnimin e konsiderojnë si dobësi prej të cilit përpiqen me përfitue në çdo formë.

Faik Konica i ka portretizue ma mirë se askush tjetër. Në historinë e Shtetit shqiptar përfaqsojnë nji kapitull paleoantropologjie mbasi janë ma afër austrolopitekut sesa “ homo sapiens”.

Të tillë po i gjen edhe viti 2021 – janë po ata që ishin në 1912, në 1944, në 1997.

Për mos me ndryshue kurrë kanë manipulue edhe vetë sistemin shkollor prej të cilit prodhojnë zemërhandrakë, çdo gja që del prej tyne asht “fake”, rrenën e kanë disiplinë shkencore, grabisin mundin e të tjerëve, janë brejtësat e pasunisë së përbashkët. Madje nuk e kanë aspak idenë e Shtetit.

Për ta edhe ndamja në partina asht thjesht nji mekanizëm lufte. Edhe kur kanë qenë të detyruem me jetue si nji parti e vetme kanë vra e pre njeni-tjetrin njilloj si të ishin dyqind partinash të ndryshme.

Shihni se çka lanë mbas vetes për me kuptue se kush janë: murana vorresh, djegie, mjerim, vorfni, injorancë, frikë, krupë, fanatizëm. Kjo asht esenca e tyne dhe pengojnë këdo që tenton me i hy nji rruge tjetër.

Nuk kanë mirëfilli nji parti, ashtu si disa lloje parazitësh ata kanë të zhvilluem vetëm sistemin tretës, misioni i tyne asht me fundosë Shqipninë. Si kontrapunkt zallamahisë së tyne i ban nji masë e pafund idiotësh që zhgulin qimet e kresë dhe shkepen tue vrritë apo tue qa simbas raset: janë të verbëtit që ndjekin ata prej të cilëve janë qorrue.

*   *   *

Sandër Lleshi bani mirë që dha dorëheqjen prej postit të Ministrit të Brendshëm. Misioni i nji njeriu që impenjohet në politikë përfshin edhe akte të tilla që tregojnë përgjegjshmëri ekstreme. Ata që e sulmuen këto ditë nuk kanë provue me dhanë dorëheqjen as atëherë kur për me mbrojtë aferat korruptive të Ilir Metës vranë në mes të bulevardit ditën për diell katër vetë të pafajshëm dhe pa asnji precedent penal apo kur hodhën në erë 26 të tjerë në Gërdec.

Fakti që janë po ata që sot nxjerrin në sheshe njerëz që kërkojnë me djegë institucionet asht shenj që Edi Rama me strategjinë e mosprekjes së krimit shtetnor që i ka parapri ka dështue totalisht.

Lleshaj bani shumë mirë që u tërhoq, pse tue qenë trup i huej tek ajo mazhorancë, u la menjiherë vetëm, ndërsa deputetët dhe misët e qeverisë u tulatën përpara nji turme së cilës i printe nji drogaxhi dhe nji e mjerë me probleme mendore, me sa duket kushte themelore këto për me qenë prijës të suksesshëm të djegësave të Shqipnisë.

*   *   *

E djathta shqiptare asht e gjunjëzueme para aleancave të familjeve mafioze dhe hëpërhe s’ka shpëtim, bashkejetesa pa kunorë me mrrutën-LSI e ka kthye në nji trust lulelaknash që i ka aksionet zero.

A do të mjaftojnë kësaj here unat e ndezuna në dorë për me shpëtue Berishën, Metën dhe simahorët tjerë? Për si kanë shkue punët duket shumë e vështirë.

Këto netë ata dy po negociojnë me djegie pemësh vitit të ri dhe kazanash plehu paprekshmëninë e tyne dhe të pasunive të paligjshme që kanë akumulue.

Komuniteti ndërkombëtar shumë shpejt do t’ua lagin unat, prandaj le të djegin në nepsin e tyne, në dellin atavik të urrejtjes ndaj çdo gjaje të bukur edhe simbolet e festave të fundvitit, le të sulmojnë edhe zjarrfikësat, madje edhe ambulancat dhe azilet e pleqve po të duen.

Shqipnia që ata djegin nuk asht e Edi Ramës dhe s’do të digjet për me i shpëtue mbrapanicën Berishës, Metës dhe atij tataloshit të Shqupit që i hollohet zani pikërisht atëherë kur duhet me iu trashë.

Sekuestrimi i pasunive të Adriatik Llallës e nji të nesërme arrestimi i shqytarëve tjerë të krimit të organizuem në sistemin e djeshëm të drejtësisë të Metës dhe Berishës, do të jetë kumti se kjo botë po bahet gjithnji e ma e pasigurtë për ta. Asnji prej atyne që mbajnë në dorë çakmakët e turmës s’munden me i rezistue OFL-së, ashtu si prijesat e revoltës nuk mund t’i rezistojnë nji analize toksikologjike apo nji komisioni të shëndetit mendor.

Ajo që po ndodh në Shqipni: SPAK, BKH, OFL, nuk asht meritë e Edi Ramës, i cili asht vite dritë larg të qenit kampion i nji politike transparente dhe me moralitet, gjithë ato hapa të vegjël por kuptimplotë sa me alarmue krimin në politikë e në biznese, janë ba falë ndërkombëtarëve që po udhëheqin reformën në drejtësi dhe indirekt po mbrojnë të ardhmen e Shqipnisë.

Sandër Lleshaj asht njeri me integritet moral dhe me dinjitet të rrallë, të gjitha furdet e mediave-altoparlante të botës së korrupsionit dhe krimit, mëditësit e studiove televizive, si edhe rrugaçat tjerë nuk i afrohen as tek pala e pantallonave. Vizioni i tij i Shtetit përputhet plotsisht me atë të partnerëve tanë ndërkombtar: me ba Shtet domethanë që edhe po iku Sandër Lleshaj prej atij posti, kush të vijë do të vijojë qetsisht të njejtën udhë.

Ma mirë që asht tërheqë, ma mirë asnji kompromis sesa me vijue me çdo kusht. Mos të harrojmë se Lleshajt ende pa u emnue në atë post i asht kërkue nji kompromis nëpërmjet takimesh të mshehta pikërisht prej atij që tashti si skuthë ndezë unat e kësaj proteste. Por loja me zjarrin asht shumë e rrezikshme, shpeshherë digjen pikërisht ata që losin me të.

Shqiptarët kanë rast me pa edhe nji herë të fundit në virtuozizmat e tyne të mbrame shkaktarët e tragjedisë së vitit 1997 dhe kobsjellësit që pasuen.

Starti kësaj here ishte nji ngjarje rastësore, finishi do të jetë nji domosdoshmëni që e ka datën 25 prill. Pjesa ma e madhe e shqiptarëve nuk asht e topitun në tru e në shpirt dhe deri kur do të përpiqeni me marrë pushtetin me dhunë dhe me zjarr do t’ju dënojë me votën e lirë me ndejt larg pushtetit.

Paradoksalisht jeni ju që na dënoni me pasë Edi Ramën e Lali Erin aty ku janë. Fatet tueja janë të pazgjidhshme, si në nji manual dialektike hegeliane ju mbani në jetë njeni-tjetrin dhe kur të mos jeni ma, sigurisht që s’do ta ndiejmë mungesën e asnjenit prej jush.

29 komente në “Shtetshkallmuesit”

  1. "intubua" 3 says:

    …ca ka bo shteti për pronat – apo tani paska shtet kur thyhen ca xhama
    shtet patriot është ai që u siguron shtetasve të vet begati, liri, qetësi, drejtësi etj
    minister do te thotë shërbëtor – jo shërbim ndaj xhepit tënd
    dhe mos e prishni fjalorin patriot të gjuhës shqipe – nuk ka fjalë “shtetshkallmues” atje
    ca mut shqiptari je ti që nuk lën komentin – serb muti,. grek muti

    1. Gjergji says:

      Te lumte pena autor. Nuk ka nevoje te flase bukurosh ose bukuroshe tjeter ner TV apo gazeta.

    2. vezhguesi says:

      “intubua” 3-ky artikull eshte shkruar ekzaktesisht per ty dhe ca te tjere si puna jote.

  2. Lumi says:

    Drejte. PD e LSI jane skutha, te paburra, hajdut, kriminel dhe antishqiptare. Po djegi e shkatrrojne per vota, po voten se marin me. Iku koha kur s’i njihnim.

  3. kurrizo says:

    Po te çashe barkun, me mut eshte i mbushur brenda dhe Shqiperia kete ka peshqesh e nuk e nxierr dot, prandaj çdo mengjez duhet te lirohesh qe te lirosh barkune ti leshe radhe ardhjes se pjeses tjeter. Beni pastrimin ose klizmen!

  4. mond says:

    njerezit e ditur, njerezit qe kur flasin e shkruajne te imponojne respekt e vleresim, qe e thone ate qe ndjen cdo mendje normale , qe shpreh ato qe do donte te shihte cdo njeri normal, jane te veçante sepse kane aftesine e fjales dhe shprehjes duke perfaqesuar keshtu mendimin e gjithe pjeses se shendoshe te shoqerise, dhe akoma me lezet i jep dialekti i bukur i zgjedhur nga autori, nje pershkrim migjeninan do ta perkufizoja me modestine time.

  5. gjergji says:

    E verteta totale e realitetit.Banda Haxhiqamilesh injorantash ne kulm ku prijesi kishin nje drogagji e gjenetikisht terrorist se bashku me nje te semur mendore te perkrahur nga gazetare anarkiste sulmuan qytetet shqiptare i dogjen e i shkaterruan.Ne vend qe gazetaret te ishin ne krah te shtetit e policis qe po sulmohej e qe qyteti po digjet ,kto banda gazetaresh mbeshteten e justifikuan,vetem e vetem te ruanin “buthet” e veta e banden e korruptuar te PD e LSI e vecanti padronet e tyre te kesaj bande vagabondash qe i sollen nga “shpellat” e i lane te vrasin,grabisin,te vjedhin cdo gje e vecanarisht ne Tirane,Shkoder,Durres,Vlore e plot qytete te tjera ne emrin e demokracis si Berisha apo dyshja e korruptuar Meta qe jane shume prane per dhenien llogari te punes tyre.Sa me shume afrohen zgjedhjet sa ma teper afrohet dita e dhanies se llogaris para popullit aq ma te egjer,vandal e aq me teper terron mjellin.A mund te lejohet qe nje terrorist drogaxhi ta mbaj peng qytetin e ta djegin ate?Qytetare te Tiranes :do ta lejoni ket drogaxhi e terrorist ta djegin Tirane apo do ngriheni ju e me ju policia e shteti ti “djegin” at bande te instruktuar terroriste?

  6. Leoben says:

    Ardian Ndreca meso te shkruash shqip, pastaj hidhi mendimet e tua ne leter…

    1. tori says:

      Leobel:Profesori shkruan ne dialektin gege i cili ishte aktual deri 1972.Mbas kongresit te drejteshkrimit u vendos qe dialekt zyrtar(shteteror) te behet toskerishtja dialekti i udheqesit te Partis.Duhet ta kesh te qarte se perkethimi i kryeveprave botrore cila do qofshin helenike apo romake marrin koloritin artistik vetem ne saje te dialektit gege e ne vecanti nendialektin molodioz shkodran per gamen e mendyres se shkruarjes apo shprehjes qe perdoret gjate perkethimit e qe dialekti tosk e ka shume me pak.

    2. Miti says:

      Eshte shqipe gegënisht, pra nuk mund ta akuzosh qe s’di te shkruaje shqip.
      Nuk jam filolog, por me aq sa kam lexur dhe aq sa kuptoj ne Kongresin e Drejtshkrimit i eshte hyre ne hak gegënishtes ku edhe fjale 100% gege jane futur ne fjalor te toskerizuara.
      Eshte histori tjeter nese eshte e drejte qe te shkruash ne media ne dialekt pavarsisht padrejtesise qe mund te jete bere.

  7. Ola says:

    E sakt, e kam me fakte nje kolegia ime nga tropoja para disa vjetesh pa nje gje te bukur ne kohen e Nanos qe po e ndertonin dhe theksoj: ndertini ndertoni sa te vim ne do i prishim prap dhe ish kusherira e Sali berishes, imagjinoje se cfar eshte pjella e tyre, qe kan harxhu parat qe vodhen baballaret e tyre, dhe duan vetem vjedhje dhe shkaterim

  8. popull miz muti says:

    Turp e ZI e ske cfar ti shtosh ktij shkrimi pasqyr ! Mjer Shqiperia per kte popull ……………..Te roft “gjatsia” Edi Rama ……….

  9. GENTI says:

    Shume mire e ka! Lukuni hajdutesh qe cdo gje e kane me dhune. Cmund te presesh nga njerez qe drogohen dhe me precedent penale. Mjere ai popull qe mendon se keta jane e ardhmja.

  10. uskania says:

    Në një anë të peshores vendos shtetshkatërruesit, në anën tjetër shan shtetndërtuesit, Ramën me Erion Veliajn???!!! Hajde pallë, hajde!

  11. Loni says:

    Leoben,
    Adian Ndreca shkruan shqip ne dialektin e nenes se tij, ashtu i pelqen, e drejta e tij! Do t’ishte me me vlere te diskutojme permbajtjen e shkrimit …
    Falenderime per analizen objektive Zoti Ndreca!
    Loni

  12. nord.al says:

    Loeben, thuaj meso te shkruash toskerisht…

  13. LEXUESI says:

    Shume mire ke shkruajtur z Ndreca, por nji gje nuk kuptova. Sipas teje, te gjitha punet per te ndertuar nje drejtesi ashtu siç duhet te jete, i paskan bere nderkombetaret, dhe se E Rama me e pakta, ka bere sehir dhe nuk ka ndihmuar ne kete drejtim. E sigurt qe ne kete perpjekje per drejtesine qe duam, Edi Rama nuk eshte nje kampjon, por ai lufton pa hile dhe pa dredha, si bejne te tjeret qe jane te fuqishem ne nbrapshtite e tyre. Dhe nje gje z Ndreca, keto gjerat e bukura qe ti thua, jane bere ne saje te nje pune vetmohuese te njerzve qe duan te bukuren, por edhe te kryetareve te Majte Bashkiake, si Edi Rama, Erion Velia ( turp per nivelin tend qe perdor gjuhen e rrugaçeve per kryetarin e Bashkise kur i thua “lali Eri” ) Edhe nje gje te fundit: ne nuk ndjehemi te denuar qe kemi Krye Minister SH T Z, EDI RAMA, por jemi te ndergjegjshem se askush me shume se AI, ne kushtet ku jemi, çfar opozite destruktive, ( pa vizion, pa ide, qe terhiqet zvarre nga paranojat kanibaliste te kadavrave politike ), kemi. Ne perendim eshte shkolluar çuni i Fahri Balliut, çuni shpirteror i plakut te lige Sali Berisha, LulzimBasha, por çfar po i japin vendit te tyre? Vetem djegje dhe shkaterrim. Eshte koha ajo qe do vendose kur do te kemi njerez te rinj ne udheheqje. Hapat qe po hidhen me Edi Ramen jane milimetrike, por ama jane hapa para. Ai qe do te vije me pas do ta kete me te lehte per ta vazhduar nqs ka deshiren e mire. Gjithesesi, RESPEKTE per sa ke thene.

  14. Qytetar says:

    Dje keta haxhiqamile jane droguar ne mase . Nuk e di kush e investoi kete gje Berisha apo Meta, apo te dy bashke. Ka vend per nje hetim te thelle. Tirana vinte era hashash, Ishte e tmerrshme te shikoje sot ne mengjes semaforet e shkaterruar, si dhe demtimi i objekteve publike .

  15. loku says:

    Nuk e kuptoj indiferencen e policise ndaj keture uliganeve me maska, pse nuk perdoret e njejta monedhe, dhunes dhune, shpellaret vetem me dru gdhenden.

  16. p.m.p. says:

    Shume drejt ke shkru.
    POR:
    Shqiperia nuk ka vetem djem shpellash te pakulture, qe te mesuar dhe indikrinuar nga skuta te errta, djegin dhe shkaterrojne pasurine publike.
    Shqiperia ka edhe djem fshatare e qytetare me kulture, qe e duan dhe u dhimbset Shqiperia dhe pasuria publike, qe deshirojne te jene Europjane te vertete dhe jo huligane, qe nuk i vlejne as Shqiperise, as vete familjeve qei kane (nese keto familje sjane te tilla) dhe as Europes ca me teper.
    Eshte e vertetuar katerciperisht qe shumica e shoqerise shqipetare perbehet nga djem fshatare e qytetare me kulture, qe e duan dhe u dhimbset Shqiperia dhe pasuria publike, qe deshirojne te jene Europjane te vertete.
    Nese doni ta vertetoni kete; DURONI dhe PRISNI deri ne 25 Prill dhe pastaj shifni e flisni.
    Ane pozitive e veprimeve vandale te ketyre djemve shkaterrimtare, ndoshta do jete: Se po mundohen te krijojne ne Shqiperi mundesine e nje revolucioni per te ndare SHAPIN nga SHEQERI, per cuarjen e gjerave ne vend me dokument ne dore duke filluar pa tjeter qe nga viti 1992 e deri sot, nje VETING per te gjithe.
    Ju prehte shpirti ne Paqe Klodian Rashes, por klodiani nuk duhet te kete qene pjesee ketyre kontigjenteve shkaterrimtare.
    Babai i Klodianit (ashtu si e pame ne media), mes dhimbjes se papershkrueme per humbjen e djalit (e drites te syrit, sic shprehemi ne shqipetaret), si nje qytetar me kulture, kerkoj vetem drejtesi nga ajo drejtesi qe deri me sot e ka dredhur si i do qejfi, ne shume raste duke u bere shkas i ndodhjes se ketyre vandalizmave.
    E megjthse Ai prind qe humbi djalin, kerkon vetem drejtesi, HAJDUTET E SHKATERRIMTARET e njezet e nente vjetve te Shqiperise (diku vete e diku nepermjt rrufjaneve), duke kujtuar se Populli Shqipetar eshte DELE, derdhin benzine nen rrogos dhe nxisin djemte vandale qe ti vene zjarrin benzines se derdhur, duke zhdukur ne kete menyre edhe Dokumentacionin, Arshivat, Vlerat Muzeale, Vlerat Kulturore, Vlerat Arkelogjike e shume te tjera, pra Historine e ketij vendi, SHQIPERISE. E, prandaj Historia jone ngelet disi e cunguar. Kete deshirojne ata qe nuk na duan.

  17. Qytetari says:

    Te rinj, mos u behi lojen e politikes. Respektoni ligjet dhe policine. Sepse ai i riu qe u vra, po te kishte ndaluar, sipas urdherit te policise, sot do ishte gjalle dhe prane familjes.

  18. ladi says:

    Analiza për Shtetshkallmuesit është paraqitur me argumente bindës, gjë që ia rrit shum vlerën artikullit. Por në anën tjetër,

    vlera zbehet nga futja e të gjthë Aktorëve në një Thes, gjë që e zbeh argumentin e përdorur. Çdo Individ e Drejtues ka

    tiparet e tij të veçanta nga të tjerët. Njerëzit i kanë parë dhe i shohin qartë Punët dhe Veprat e tyre dhe njëkohësisht bëjnë dhe dallimin.

  19. Olsi says:

    Ketu po behet plan per vllavrasje , dikush ka hedhur lek te madh qe te arrije puna ne vllavrasje.

  20. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Te lumte Ardian ! Per permbajtjen e artikullit, nuk mund te shtoj asgje, mbasi e kane thene shumica e komentuesve. Per formen, njemije here urime ! Dikush te akuzonte se nuk din te shkruash shqip, por mendoj se gabohet. Dialekti i veriut, ne shkrimet Tuaja, edhe te mepareshme, duket se kthehet ne muzike, fjala ne figure artistike,qe pak kush di ta perdore aq bukur. Une, si mesues i gjuhes shqipe, i diplomuar dekada me pare ne UT, te vleresoj me note maksimale.

  21. nreka says:

    Ne pergjithesi mire keshkruar, po me Edi Ramen dhe Erjon Veliajn c’pare o gomar?

  22. ta says:

    shteti behet me ligje, u kap duke shkaterruar 5 vjet burg, dhe ata qe nuk zbatojne ligjet 5 vjet burg te shohesh si behen njerzit si pula te lagura,./

  23. Patrioti. says:

    E kuptoni o shqiptar se ky grup vandalesh e ka mbajtur peng kete vend prej 30 vjetesh ja keta jane,
    keta vrasin peersin per saliun,por dijet se te gjitha fondet e shtetit (qe su be shtete nodnjehere) ky palaco sali i ka shpenzuar per keta hora,se ka edhe nga ata te lindur budallenje qe vriten kote per saline
    Eh njerez te mallkuar.
    O budallenje mos u vrisni per saliun,se pas nje vrasje qane nena juaj jo e saliut

  24. ben says:

    Artikull brilant i zotit Ardian Ndreca.
    Nuk mund ti heqesh asnje presje ketij artikulli, shkruajtur ne dialektin geg, qe tregon se veriu i Shqiperise ka nxjerre si gjithmone djem e vajza qe i bejne nder vendit dhe se keto treva nuk perfaqesohen nga brigantet e skuadrave te shkaterimit qe ka krijuar Sali mortja.
    Me kete artikull, zoti Ndreca duket sikur ka lexuar mendimet e shumices se popullit tone dhe i ka hedhur ato me mjeshteri ne leter.
    Pergezime

  25. Artur says:

    Respect zoti Ndreca.Analize si kurdohere e sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje