"Saliu krenohet si ka vrarë", Rama: Opozita dhe Presidenti orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit. Paguajnë minorenë që të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit

11 Dhjetor 2020, 16:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar si orkestrues të dhunës në 2 protestat e mbajtura për vrasjen e Klodianit, opozitën dhe presidentin Ilir Meta.

Në një shënin në Twitter, shefi i qeverisë bën me dije se opozita po paguan lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet.

Më tej Rama i bën thirrje kujdo që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave

“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!

S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet.

Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës,ministri i brendshëm jep dorëheqjen(edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën),Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndër!

Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!”- shkruan Rama. (TemA)

12 komente në ““Saliu krenohet si ka vrarë”, Rama: Opozita dhe Presidenti orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit. Paguajnë minorenë që të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit”

  1. Pranvera says:

    POLICIA TE BEJ DETYREN . TI ARESTOJ TE GJITH SHPELLARET QE DJEGIN QYTETIN

  2. Taulant says:

    Jep doreheqjen leri llafet.
    Njerezit po vdesin rrugeve nga virusi ti nuk ben lockdown ngaqe nuk ke asnje qindark per te ndihmuar njerezit.
    Edhe Kosova po jep 600 miljon euro ndihma ti asnje .
    Saliu krenohet per vrasje por ti i vrave 4 qytetar ne 21 janar te 2011.
    Nuk ishe ti qe i hodhe ne protesta kunder Ilir Metes ngaqe Iliri u kap me video duke vjedhur.
    Por pse 2 vjet me pas ti bere aleanc me Ilirin kur nga protesta jote u vran 4 veta.
    Pse ti or pleh e votove Ilirin president???
    Koha tregoj qe ti nuk protestoje per drejtesi vlera dinjitet por per pushtet sepse ti vjedh sa apo edhe me shume sesa Iliri.
    Njerezit nuk protestuan vetem per vrasjen e atij djalit por protestojn per verferin mjerimin vdekjen ku e ke futur Shqiperin.
    Premtove shendetesi falas , premtove 400 mije vende punde premtove administrat moderne…
    Premtove shume gjera por solle verferi,mjerim emigrim … 400 mije veta u larguan.
    E katandise vendin ne rang me Maqedonin per tu anetaresuar ne Evrop plus 15 kushte ekstra.
    Ti je nje mashtrues,hajdut,vrases fatkeqesi e Shqiperis.

    1. albi says:

      ja hajde po lodhem une pak e te te jap nja dy shpjegime se e shoh qe qenke fresk fare…
      1. ku po i sheh njerezit qe po vdesin rrugeve? se une skam pare deri me sot dhe kam bredhur boll. apo i ke pare ke shenimet e lylit qe thote jane 5fish?? as sistemi nuk eshte ne kolaps, as mbyllja ska qene e nevojshme, edhe nr i vdekjeve eshte nga me uletit ne evrope. lexo ndonje statistike here pas here nqse ke pak shkolle.
      2. nga e nxorre qe sjep asnje ndihme? po pagat e luftes, po kredite sovrane, po shtyrjen e pageses se taksave, nuk i quan apo hajt te themi nje gje sa per tja fut kot.
      3. seriozisht e ke qe i vrau ai ne 21 janar 4 protestuesit? Kesaj i thone, po e ngrite zerin per nje padrejtesi e ha nje koqe plumbi, faji eshte yti… goxha mentalitet ne evropen e shekullit 21.
      4. po, e beri aleancen me Ilirin se ishte e vetmja rruge per te ardhur ne pushtet e per te tentuar per te ndryshuar dicka. ndryshe do ngelej thjesht parimori qe ti ta lavderoje kafeneve, e nderkohe sale e te vetet bashke me liken do i kishe akoma mbi shpine.
      5. liken e votoi president dhe e hoqi qafe, edhe lsi e hoqi qafe nga qeveria. ndoshta ty te ka ardhur keq, po shumica derrmuese e shqiptareve i ka thene 100 here bravo per kete.
      6. njerezit protestojne per varferine, po avash icik kur thua “ku e ke futur Shqiperine…” se ndoshta te genjen mendja qe Shqiperia po shndrinte para se te vinte PS ne pushtet. ndoshta ke jetuar ne ndonje planet tjeter deri ne 2013, po nuk krahasohet me sot…
      7. shendetesi falas te nivelit evropian nqse te genjen mendja qe behet per 8 vjet, ke pare shume filma me superheronj. shendetesia eshte me mire sec ka qene kjo eshte e sigurt, pastaj sa permiresim priste secili e gjykon vete. nqse je bere pishman qe nuk ke me nardndoken minister, nuk te ndihmoj dot…
      premtoi 300,000 vende pune jo 400,000 po sdq, punesimi eshte rritur dhe ndjeshem, nqse te ka ngel hatri qe ka hap 200,000 e jo 300,000, bej si te besh.
      8. sa per 400,000 te larguarit, ne 8 vjete e fundit ka ikur nr me i ulet i njerezve ne keto 30 vjet. sigurisht qe njerezit ikin e do vazhdojne te ikin sepse nuk krahasohemi me vendet e evropes perendimore, prandaj mos shisni dengla sikur kane ikur prej Edit.

      ik hap syt per ndonje pune ose per ndonje proteste…

  3. BVBoston says:

    Shume e sakte. Beni detyren kunder te paudheve.

  4. Baca-Bajram says:

    Po mire e ke than more Kryeminister, prapa hekurave, por kur do na e vesh prapa hekurave at klyshin, konen Lushaj, rapering e famshem STRESI, qe eshte prodhimi i spermes qe e ema s’e gelltiti. Ai po t’a thot hapur do djeg Tiranen… Po su tregove cakun qenerve te terbuar, ata do marin kurajo dhe nje dite, vertet do e djegin jo vetem Tiranen por te gjithe Shqiperin. Mjaft me fjale, te gjithe e dine se kush i organizon e nxit keto “protesta”, kush deshiron rruget te lyhen me gjak shqiptari… Prandaj sa s’eshte von vepro, se po i le keto hijena te vardisen verdall, nje dite do te hajn koken. Ligjin e keni, policiia, SHISH, Prokuriria te veprojn.

  5. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Zoti Kryeministër,bëj detyrën për të cilën je mandatuar.
    Arresto kokën e krimit.
    Po nuk arrestove dyshen Berisha-Meta,ai vend nuk gjenë qetësi?

  6. gazetari says:

    Bravo Rama.Por skuptoj nje gje nga ju i dashur..Organizator i gjithe kesaj masakre mejdisore,qenkan Saliu Luli e Iliri,dhe sipas jush kerkojne te krijojne opinionin qe ska shtet ,Si ri i qete dhe nuk i ndeshkon keta,?
    Nuk ke i dashur ti te dhena kriminale per ta;nga organet,e hetuesise??,.Sa deklarata jane bere per ty hapur, qe te kercenojne per vrasje etj..dhe juve kini heshtur..Po SPAK,cfar po ben, kur kercenohet vendi qeverija dhe ti.Nje vere ne uje.A nuk e kupton zotrote,dhe amerikanet, se Saliu, Iliri,Luli, jane agjente ruse, dhe te Udb..se.Je mazhorance, te ka dhene voten populli, vepro.Por mos i dorezo njerezit qe punojne sic dorezove, Sander lleshin, Sajmir Tahirin,gjoja te veproje drejtesia, duke ditur se drejtesia eshte akoma ne doren eSali Berishes dhe Ilir Metes..Koha nuk pret, Po humbet besimin ne Popull.

  7. Beni says:

    Kapeni ate shurraqin Stresi, kaq te pa zote jeni.

  8. leka says:

    Tonin vocin dhe gjovalin loken largoi urgjentesisht nga policia
    jane orkestruesit e kesaj rrumuje ndofta dhe urdherues

  9. fati says:

    O KM salehi ka te drejte se bashku me liken kur i lejoni ju ata kriminele te shkaterrojne perseri shqiperine. Forconi rendin dhe drejtesia te veproje sa me shpejt. Mos lejoni kriminelet te livadhisin duke shkaterruar tiranen, te cilen me shume veshtiresi po behet. Mos perdos edhe punen tende qe ke bere per kete qytet dhe gjithe shqiperine. Kriminelet e kane vendin ne burg e jo ne zyrat e shtetit e te dhjamosen me parate tona. KM shterngo menderen dhe shkaterroj keto grupe kriminale, qe nga mender presidenti.

  10. Fatosi says:

    Kryeminister.te ka rene per pjese te meresh me keto mostra.prandaj te besuan dhe votuam.mos e rruj per ta.po bej detyren.shkelsit ligjit ne burg.te meret drejtesia me ta.po ashtu dhe organizatoret.skenaret e Saliut dhe Ilir miut.ata jane ne fund te rruges se tyre.e dine mire cfare kane bere dhe cdo ti gjeje.prandaj organizojne miniorene dhe drogmene.qe ti shpetojne drejtesise.po llogarite i kane bere gabim.me gjithe ustallaret e tyre.dhe njehere vazhdo punen.votat per ty jane.suksese

  11. rexha 10 says:

    SALIU DHE TE TJERET PO BEJNE QEJFE SEPSE KRYEMINISTRI I ATIJE VENDI NUKE DINE DETYREN E TIJE.MJAFTON QE TI AFROSHE MAKINEN KE DERA ,PER AKUZEN QE DEKLAROI ,SE TI E VRAVE ATE DJALE ,,DHE KRIJOI GJITHE ATE SHKATRRIM ,DHE 9 _te PERSONA TE DEMTUAR,NJE POLICE RREZIKONE QE TE NGELET ME NJE SY ,DHE SHUME SHKATERRIME NEPER TIRAN.
    PERSE NUKE E MERRE ZVARRE DHE TA DERGOSHE NE PROKURORI , APO JE MESUAR TE TALLESH ME FUKAREJTE.AH SA MIRE DO TE ISHTE TE SHKONIN NE SURREL ,PORE NUKE JUA MBANE ,SEPSE ATJE JANE NE TOKEN PRIVATE DHE TI JA PRETE KOKEN TE GJITHEVE.POR NE TIRANE ESHTE NDRYSHE , SEPSE ESHTE PRONE PUBLIKE. ASE QAZIM MULLETI NUKE I KA LEJU TRAZIRAT ,QE ISHTE VETEM NJE PREFEKTE ,PA LEI PASTAJE TE ISHTE KRYEMINISTER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje