"Po jetojmë një situatë dramatike", çuni i Fahri Balliut: Vrasja e 25 vjeçarit ishte e paramenduar. Policia u vra nga Edi Rama për të ndërtuar Policinë e Pushtetit

11 Dhjetor 2020, 12:41Politika TEMA

Çuni i Fahri Balliut, Klevis Balliu thotë se vrasja e 25 vjeçarit ishte e paramenduar.

Sipas tij, pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, Policia e Shtetit është shndërruar në Policinë e Pushtetit.

“Nuk ka forcë, qoftë edhe politike, që të jetë më e fortë se revoltimi i të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. Këtë gjë as vetë nuk e dinë, pushtetin që kanë. Me pastërtinë e tyre dhe me mbështetjen që kanë nga mbarë populli shqiptar.

Duhet të theksojmë se kjo që po jetojmë është një situatë dramatike dhe për shkak të një ngjarjeje të tmerrshme, të një ngjarje të tmerrshme, dramatike që ka lënduar të gjithë të rinjtë dhe të gjithë qytetarët shqiptarë dhe unë gjej rastin tu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes të të ndjerit.

Mendoj se ka qenë një vrasje e paramenduar. Pse e them këtë? E para nga rrjedhja që ka marrë ngjarja nga Policia e Shtetit, në fakt Policia e Pushtetit se Policia e Shtetit u vra nga Edi Rama për të ndërtuar Policinë e Pushtetit.

Një polici e mbushur me militantë partie, një polici e përfshirë në trafik, një polic e mbushur me ish spiuna dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe fatkeqësisht edhe kupola e kësaj policie.

Duhet të bëjmë kujdes për të bërë ndarjen mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Pushtetit. Ata që dhunojnë qytetarët janë Policia e Pushtetit. Policia e Shtetit është ai efektivi që iu bashkua protestuesve pranë Tajvanit.

Policia e Pushtetit janë edhe ata që arrestuan gazetarin tuaj Xhoi Malësia se po filmonte me celular në interes të qytetarëve dhunën barbare dhe shtazore të Policisë së Pushtetit, të krijuar nga Edi Rama. Këta nuk kanë lidhje me Policinë e Shtetit, këta nuk kanë lidhje as me atë uniformë. Këta janë Policia e Pushtetit e mbushur me militantë për të mbledhur vota dhe për të mbajtur në pushtet partinë e Rilindjes dhe Edi Ramën”- tha Klevis Balliu.

(TemA)

8 komente në ““Po jetojmë një situatë dramatike”, çuni i Fahri Balliut: Vrasja e 25 vjeçarit ishte e paramenduar. Policia u vra nga Edi Rama për të ndërtuar Policinë e Pushtetit”

  1. Zosi says:

    Foli dhe bajga e fariut
    Thame se do ishte thare
    Po na dual nga vrim e miut
    Te kuterboje anembare

    1. CU says:

      O TI BUDALLAI qe nuk ke dy grame tru.

  2. Debilokratet e lindur says:

    Idiot komplet,I

  3. Evolution says:

    Kur flet dhe ky djali I debilit Fahri. Shikojani fytyrat, janë shumë të vonuar nga inteligjenca.

  4. fariu says:

    Foli edhe KLUFI i K…., por ky nuk eshte as nga ata kllufa me material qe mbajne presionin, dhe perben rrezik perdorimi.
    HAJDE DJALE GJOJA ME SHKOLLE E ME KULTURE FARIU, HAJDE.

  5. Arben says:

    Çuni i Fahri Balliut ja fut kot. E ç’lidhje ka çuni i Kristaq Ramës këtu ? Pff

  6. matrapiku says:

    Degjojeni kete kricin e fahriut turriderr, se nuk ha mut ko ky

  7. Që në fytyrë, kur ju shikon ty dhe Fahriun, të krijoni dilemën
    “Mos janë debila?”
    Pastaj kur hapni gojën e flisni, rrëzohet çdo dyshim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje