​Banorët e dy qyteteve në Maqedoni sot votojnë për kryetar komune

13 Dhjetor 2020, 14:03Rajoni TEMA

Banorët e Shtipit do të mund të zgjedhin mes pesë kandidatëve, ndërsa banorët e Pllasnicës do të zgjedhin mes dy kandidatëve.

Bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme lokale pasi ish-krerët e komunave kanë marrë detyra të reja në pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës. Krerët e komunave do të kenë mandat prej nëntë muajve, respektivisht deri në vjeshtë të vitit 2021 kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Në Komunën e Shtipit të drejtë vote kanë 41.777 persona. Në Komunën e Pllasnicës të drejtë vote kanë 4.954 persona nga katër fshatra, të cilët mund të votojnë në nëntë vendvotime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje