Plagosja në Vlorë, Policia jep detajet e ngjarjes: 46-vjeçari u dëmtua me send të fortë në kokë

13 Dhjetor 2020, 18:06Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka dhënë versionin zyrtar për plagosjen pasditen e sotme në Vlorë.

Sipas Policisë, afër Gjykatës së Apelit në Vlorë ka ndodhur një konflikt, nga i cili ka mbetur i plagosur 46-vjeçari K.M, me send të fortë në kokë.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa Policia ka shoqëruar disa persona.

Fillimisht në Vlorë u raportua për një plagosje me armë zjarri, teksa më pas doli që i plagosuri mund të jetë goditur me mjet të mprehtë, por në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë. Policia nuk e saktëson me çfarë u godit i plagosuri duke thënë me send të fortë në kokë.

Ndër të tjera policia njofton: 

 

 

“Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë,  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në  kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen”, komunikon policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje