Deputeti Damian Gjiknuri e konsideroi të rëndë vrasjen tragjike të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë, por njëherazi dënoi edhe dhunën e protestuesve, që sipas tij është tregues i manipulimit nga partitë e opozitës për të krijuar tension.
“Aksidenti ndodh, ngjarja qe e rëndë. Polici nuk ka vepruar në mënyrë profesionale. Shteti veproi menjëherë. Pas përshkallëzimit të protestave pati një dorëheqje të ministrit të Brendshëm, që ishte një akt politik jo si ai kishte përgjegjësi.
Shteti reagoi normalisht. Tani i duhet lënë vend hetimeve, që do të nxjerrin përgjegjësitë, qoftë të grupit të komandimit, qoftë të
Nga ana tjetër përtej motiveve të një grupi të rinjsh apo organizatave të ndryshme, aktet e dhunës erdhën pasi pati tendenca për manipulim nga partitë politike.
Këtu ka pasur raste kur janë vrarë njerëz në bulevard dhe zinxhiri i komandimit të Gardës jo vetëm që nuk dha dorëheqjen por u mbrojt nga ish qeverisja, Negocioi prokuroria me qeverinë për hetimin e tyre”, tha Gjiknuri.
Aman se na e shpifet….ti e bere kryetar bashkie ate shefin e gtupit…ke 8 vjet ne pushtet pse nuk e hap ceshtjen apo sta mban se jeni te perlyer
O darmjan gjiknuriu, 21 janari permblidhet me nje fjali, Ju i ngritet turmat mish per top, ai maloku i shtiu, ju i qate, liken e bete president. Tani e perdorni 21 janarin si krahasim kur qeveria juaj duhet te kishte zbardhur te verteten. Perndryshe mos na hap barkun kot me shembuj per klasen e pare. Ky vend nuk behet persa kohe ai qe vjen ne pushtet nuk ndeshkon shkeljet e pushtetit te kaluar dhe e gjitha te shkoje ne kete mekanizem “hakmarres”. Ju hakmerreni me fjale ne ekranin e tv se paret i ndani bashke, te njejtet seksere oligarke keni. Kuptove pusht!
Ju erdhet ne pushtet se do te vinit ne levizje (e pakta) organet e zbatimit te ligjit dhe te drejtesise per zbardhjen dhe gjykimin e 21 janarit, etj. Ne fakt, nuk keni bere asgje per realizimin e pritshmerive qe prezantuat dhe fituat zgjedhjet si shumice e vetme qeverisese edhe per kete mandat qe po mbyllet. Ju jeni perpjekur te beni reforma, pozitive, por i keni lene ne mes te rruges. PSE dhe PERSE?! Eshte fatkeqesi qe ju permendni jetet e humbura nga ekseset e pushtetit per te mbajtur pushtetin. Pse nuk beni detyrat tuaja sipas mandatit qe ju eshte dhene nga votuesit?! Me le shije te keqe gara qe ju te gjithe nxitoni per te dale ne media, njesoj si ne nje recital pietik qe stonon. I keni bere ndonjehere pyetjen vehtes se cilat jane rezultatet e kontributit tuaj per popullin, cfare ka perftuar populli nga qeverisja aktuale?! Si jeton poplli sot,me cfare pune dhe te ardhurash?! Etj. Asgje e prekshme. Ndertohen sheshe, pedonale, por edhe rruge. Keto nuk mohohen. Po kush mund t’i shfrytezoje apo perfitoje prej tyre?! Te varferit te shtuar me shumice?! Jo, e verteta eshte e hidhur, por eshte e vertete. Une, po te isha ne vendin Tuaj Z.Gjiknuri nuk do te prononcohesha ne radhe per rastin fatkeq dhe zhvillimet qe po lidhen ne menyre artificiale me te. Une do te kujdesesha qe menaxhimi i gjendjes, zhvillimeve te sigurise, ngritja dhe venia ne funksionim i sistemit te drehtesise dhe zgjedhjet e 25 prillit 2021 te ishin model. Keshtu, me siguri qe populli do te ishte i sigurte, optimist per nje jete me te mire, por do te na hapeshin edhe dyert e Evropes. Ju flm.
Ju lutem, komenti tim publikojeni, kur te mundni! Me konsiderate.
Pse nuk ndermerrni nisme per rihapjen e ceshtjes se 21 janarit?! Deklaratat per qellime politike nuk pijne uje, nuk i hyjne ne pune njeriu. Qarkullon nje mendim, qe mund te jete edhe e vertete: Dy partite kryesore, lidershipi i tyre bashkeqeveris…ju flm
Qeveria nuk bëri gjë për të ndëshkuar kriminelët e qeverisjes së PD-së.
Ky është shpagimi .Do të dënoheni dhe ju për ato që nuk keni bërë dhe keni bërē keq.
Ju falenderoj qe Ju Tema publikuat komentet e Mija. Bota nuk eshte bardh-e-zi dhe nuk ka qene e tille. Media eshte mision, ndoshta me i veshtiri, me me rreziqe e kercenime, edhe me jete: nga tre pushtetet, por edhe nga krimi. Ju flm