Mandati i kreut të ILDKPI drejt përfundimit

15 Dhjetor 2020, 21:08Sociale TEMA

Mandati i kreut të Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganajt, është drejt përfundimit.

Në zbatim të detyrimit ligjor Kuvendi i Shqipërisë ka bërë shpalljen e vendit vakant që krijohet në këtë rast dhe ka pranuar aplikimet e kandidatëve që do konkurrojnë për zëvendësimin e Ganajt.

Burime nga Kuvendi kanë bërë të ditur se vetë Ganaj ka vendosur të mos rikandidojë më për këtë post, ndërsa kanë shprehur interesin për zëvendësimin e tij disa emra.

Një pjesë e tyre janë pjesë e strukturës aktuale të ILDKPI-së, ndërsa disa kandidatë të tjerë janë emra të njohur për publikun.

Mësohet se kanë aplikuar për t’u zgjedhur në krye të këtij inspektorati edhe ish-kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshaj, si dhe avokati dhe ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Eridian Salianji.

7 komente në “Mandati i kreut të ILDKPI drejt përfundimit”

  1. Bledi M says:

    Nje plehre e korruptuar me pak..

  2. tasi says:

    Njeriu me negativ qe kam pare.

    Nje gjobvenes mafios klasik!

    Ky kontrollonte pasurine e zyrtareve! Hajdut me Cizme.

    Moster!

  3. Ano says:

    Per mua duhet shkrire…eshte mare me ca zyrtare te veckel per diferenca 5000 mije lekeshi……kto emra nuk ngjallin entuziazem thjesht do shtojne pasurite…..a

  4. Arber B says:

    Spak duhet te hyje ne fuqi, te filloje hetime per aktivitetin e Ganajt ne 7 vite si Inspektor i Pergjithshem, shkurt 2014-shkurt 2021 ka qene periudha me kriminale e ketij institucioni gjobevenes. Te hetohet aktiviteti dhe hetimet, kallzimet fallco te kryera nga ky pervers per hakmartje personale apo per axhenda te porosive, per nderhyrjet ne institucione te tjera per aktivitete te paligjshme, ne nderhyrjet ne gjyqtare te ndryshem per vendime kriminale.

  5. ppa says:

    Per cudi eshte nder te paktet zyrtare, qe nuk eshte kritikuar nga opozita, e cila nuk kursen as mjeket e infermieret, jo me kete zyrtar me peshe; pergjigjia per kete cudi eshte: puna e dobet e ILKPD ne raport me pasurite e zyrtarve. Mjafton vetem fakti, qe rreth 80 % e gjyqtarve dhe prokurorve te shkarkuar (per treguesin e pasurise), kane rezultuar “negativ” nga ana e ketij institucioni. Nje rrufjan me pak.

  6. Është says:

    Ore më duket se është dhe Sali Shehu në listë

  7. Andi says:

    Ore më duket se është dhe Sali Shehu në listë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje