U fotografua në New York, Rama: Nuk isha as te Guçi as te Çuçi, por në një dyqan bojrash kancelarie

15 Dhjetor 2020, 12:47Politika TEMA

Kryeministrit Edi Rama, sqaroi foton e cila qarkulloi në rrjet ku shefi i qeverisë ishte duke bërë pazar në Nju Jork, ku kishte shkuar për zhvilluar bisedime për të siguruar vaksinë e Pfizer kundër COVID.

Në një konferencë online me gazetarët, Rama tha se nuk ishte në një dyqan Guçi, por në një kancelari, në një dyqan bojërash. Ai shtoi se sa herë del jashtë vendit, blen kryesisht bojëra.

“Shkova tre ditë para dhe përherë blej çdo gjë, bojëra dhe gjëra të tjera. Me mirëkuptimin e tyre nuk kemi qenë të burgosur në hotel, pro nuk më keni partë mua as te Gucci as te Çuçi, më kanë bërë fotografi në një dyqan bojrash kancelarie.

Edhe po të më kishin kapur në një dyqan tjetër nuk është ndonjë krim. Por që ta dini, un kur shkoj jashtë, blej bojëra”, tha Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje