Biden merr detyrën më 20 janar: Ceremonia e inaugurimit nën masa të forta sigurie

16 Dhjetor 2020, 15:55Bota TEMA

Komisioni i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden ka publikuar masat për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë ceremonisë që do të zhvillohet më 20 janar, në kushtet e krizës së koronavirusit, e cila u ka marrë jetën qindra mijëra amerikanëve.

Komisioni tha në një deklaratë se po bashkëpunonte me Komisionin e Përbashkët të Kongresit për Ceremonitë Inauguruese “në mënyrë që inaugurimi… të nderojë dhe të ketë tiparet e traditave të shenjta amerikane, duke bërë ndërkohë që amerikanët të ndihen të sigurt dhe që të parandalohet përhapja e COVID-19s”.

Më 20 janar, Biden dhe Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të bëjnë betimin në shkallët e Kapitolit në Uashington në kushtet e “protokolleve të fuqishme për mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurisë”, pas të cilit Biden do të mbajë fjalimin e inaugurimit, tha komisioni. “Pjesëmarrja në ceremoni do të jetë jashtëzakonisht e kufizuar dhe parada vijuese do të ketë një formë të ndryshme,” thuhej në deklaratë.

Komisioni po u bën thirrje amerikanëve të qëndrojnë në shtëpi gjatë aktiviteteve përuruese të asaj dite. Prania e Presidentit Donald Trump në ceremoni ende nuk është e konfirmuar.

I pyetur gjatë një interviste me televizionin Fox News nëse do të merrte pjesë në ceremoni, Trump, u përgjigj: “Nuk dua të flas për këtë.” SHBA vazhdon të shënojë shifra rekord përsa u përket infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi, me më shumë se 16.5 milionë raste dhe mbi 300 mijë viktima.

2 komente në “Biden merr detyrën më 20 janar: Ceremonia e inaugurimit nën masa të forta sigurie”

  1. Pedofili Joe, shok i gazetave shqiptare says:

    Po po e merr ?????? ne GITMO. Sigurisht qe ka masa te rrepta sigurie atje.

  2. Myzeqeja demokrate says:

    Populli amerikan shpreson dhe besone se Joe Biden do beje me te miren per te( popullin) dhe Ameriken. Edhe ne shqiptaret duke ditur se ai eshte pro shqiptar shpresojme dhe besojme se ai do jete avokati me i imire i joni. Rrofte Amerika dhe presidenti i saj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje