Pas interesit të madh të medies për vizitën e ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës në Shqipëri, Bilushi i Metës zbardhi pjesë nga biseda mes dy presidentëve.
Meta: Jam i gëzuar që të pres në Shqipëri.
Unë kam qenë edhe kryetar Parlamenti, pastaj president.
E di mirë sa përgjegjësi e madhe është.
Të mirëkuptoj dhe ty, se i ke të dyja në një mandat dhe është akoma më e vështirë.
Vjosa: Po de, ashtu është.
Meta: Tani ne jemi të angazhuar në një betejë për të ç’rrënjosur një qeveri të korruptuar, që duan të shesin Kosovën, por unë u jam betuar dhe në Skrapar, dhe në Tropojë, kudo që kam shkuar, se sa të jemë unë gjallë Kosovën nuk e shes.
Vjosa: Po de, mirë shumë u ke thënë.
Meta: Ua kam bërë të qartë dhe ndërkombëtarve, se sa të jetë Ilir Meta në Shqipëri, ju nuk keni shans të shisni Kosovën, Serbisë.
Ua kam bërë të qartë, se gjtihë betejat kundër meje kanë të bëjnë me Kosovën, me asgjë tjetër.
Vjosa: Po de, krejt e dimë.
Meta: Ndaj të kam thirrur me nderimet më të thella, që ta kuptojnë dhe këta shokët e Vuçiçit këtu, dhe ata në SHBA e BE, që ky vend ka zot dhe ata nuk e shesin dot Kosovën pa ne.
Vjosa: Jo bre, s’ka shans.
Meta: Unë do të isha i lumtur që ti të vazhdoje të ishe presidente dhe pas zgjedhjeve, por edhe nëse nuk je ti, unë mendoj se Ramushi njësoj si unë, do ishte gati të vdiste për Kosovën.
Vjosa: Ani bre le të vdesë.
Finalja eshte famoze. ?
Preshident Muti ti japi librezën si e persekutuar e regjimit komunist.