Spar Albania sapo ka çelur dyert e dyqanit të tij të 60-të në Shqipëri dhe të 24-tin në Tiranë, konkretisht në Bulevardin Bajram Curri, në zonën e njohur edhe si “Brryli”.
Supermarketi Spar pranë “Bryllit” do të sjellë mbi 5,400 produktesh duke mbuluar çdo nevojë dhe kërkese të klientëve dhe duke siguruar cilësinë më të mirë. Tashmë edhe klientët në këtë zonë do të mund të kenë produkte ushqimore, dhe jo vetëm, më cilësi dhe standarde sipas protokolleve dhe certifikatave evropiane të transportit dhe ruajtjes së produkteve të kontrolluar, çmimet më të mira dhe me oferta të përditshme. Gjithashtu të gjithë blerësit e Spar mund të përfitojnë nga skema e vetme në Shqipëri që shpërblen besnikërinë, Karta Happy.
I pyetur me rastin e çeljes së këtij supermarketi, një klient i ndodhur aty për të blerë u shpreh: “Edhe më mirë tani që na erdhën këtu në lagje te Brryli, që mos të marrim makinën apo autobusin për të shkuar gjithmonë nëpër lagje të tjera apo edhe më larg. Unë erdha se e njoh si markë ngaqë kam qenë në emigrim në Gjermani që në 1991, edhe andej te Spar blija”.
Nën moton “Jeto më mirë, shpenzo më pak!” SPAR Albania tregton mbi 40.000 artikuj në total dhe 15% e kësaj shifre janë produkte vendase. Në xhiron totale në SPAR këto produkte në vetvete zëne 28.5% duke e bërë ndër përkrahësit më të përkushtuar të prodhuesve vendas dhe sipërmarrësve lokalë. Gjithashtu, rreth 1100 artikuj janë prodhime të freskëta.
Përveç produkteve më cilësore shqiptare, SPAR është ofrues i produkteve më të mira italiane, austriake, gjermane të një linje të posaçme të SPAR International apo DeSPAR, nga prodhuesit më të mirë evropianë.
Sot, SPAR u shërben mesatarisht rreth 25.000 klientëve në ditë duke u kujdesur qe ata ti bëjnë blerjet e tyre në një ambient të sigurtë dhe të pastër, me standardet maksimale të higjienës, sepse shëndeti i stafit dhe klientëve është në fokusin parësor të kompanisë. Gjithashtu duke filluar nga muaji Mars 2020, Spar Albania ka ofruar për klientët mundësinë e bërjes së pazarit online nëpërmjet aplikacionit dhe platformës https://shop.spar.al/ . Ky kanal i ri është mirëpritur nga konsumatorët duke rritur çdo ditë numrin e tyre.
Në këto 4 vjet në treg, SPAR arriti të zgjerojë rrjetin e dyqaneve të veta duke u shtrirë në qytetet më të mëdha të vendit, me qëllimin e vetëm për të qenë gjithmonë e më pranë konsumatorit. Me 44, 000m2 bruto sipërfaqe dyqanesh, në 4 vite, SPAR Albania është bërë një ndër rrjetet më të mëdha në vend. Me planin ambicioz të zgjerimit, brenda vitit 2021, ai do të vijojë edhe me 16 markete te reja, çka pritet ta çojnë numrin e të punësuarve në mbi 1,600 punonjës.
SPAR është themeluar në vitin 1932 në Hollandë. SPAR International operon me një rrjet hipermarketesh dhe supermarketesh në 44 shtete dhe 4 kontinente, me mbi 13 700 dyqane. Kompania ofron produkte ushqimore të freskëta, të paketuara, produkte jo ushqimore, produkte për kafshë etj.
Spar Albania është pjesë e Grupit Balfin, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me një xhiro neto të pakonsoliduar prej më shumë se 620 milion EUR për 2019.