Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, Bilushi i Metës përgëzoi zonjën Osmani për vizitën e suksesshme në Shqipëri dhe mesazhet që ajo përcolli.
Bilushi bëri të ditur pastaj për gazetarët detaje nga fjala e Metës në ceremoninë e përcjelljes:
“E nderuara zonja Osmani!
Të përgëzoj për mesazhet e shpresës që dhe për popullin shqiptar.
Më gëzoi shumë mesazhi juaj për heqjen e traut në Kalimash.
Por jam i detyruar të të njoftoj se sot Edi Rama, përveç traut në Kalimash, i ka dhënë Kastratit dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Ndaj në të ardhmen duhet të bësh kujdes, se nuk vjen dot më as nga Aeroporti i Kukësit, as nga Kalimashi, as nga Aeroporti i Tiranës, as nga Porti i Sarandës, as nga Porti i Bishtpallës në Durrës, as nuk fle dot në Sheraton, as nuk furnizohesh dot me naftë rrugës, dhe as blen dot sheqer apo oriz, se të gjitha këto Edi Rama ja ka dhënë Kastratit.
Këtë e ka bërë nga inati i Kosovës, pasi ai mendon se vetëm me Kastratin mund ta luftojë Kosovën.
Unë ju kërkoj juve dhe popullit të Kosovës të më kërkoni mua si president i Shqipërisë ta zgjidh këtë punë, dhe unë pastaj të përdor autoritetin tim duke negociuar me Kastratin.
Pika e dytë që unë kam, është se mua më kanë akuzuar këtu se kam dhënë shumë shtetësi me lekë për Kosovën, sidomos këtej nga ana e Ramushit, por dhe politikanëve të tjerë.
Me këtë duan të thonë jo vetëm që unë jam i korruptuar, por dhe që ju paguani.
Meqë je këtu, do të lutesha ma lini dhe ju pasaportën tuaj dhe të burrit, ta kryej dhe këtë obligim, pa qentë le të lehin, karvani shkon përpara.
Së treti, unë do të bëj ç’është e mundur që Kosova të anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare të Peshëngritjes, pasi e njoh atë presidentin, e kam pas takuar dy herë, ngaqë kam qenë dhe vetë peshëngritës dhe kjo mund të ndihmojë në imazhin e Kosovës pozitivisht.
Kaq mund të bëj hë për hë, se këta amerikanët dhe europianët më kanë marrë inat, se ka dizinformuar Edi Rama, sikur jam kundër Reformës në Drejtësi dhe gjëra të tjera.
Faleminderit dhe njëherë dhe rruga e mbarë.
Kujdes nga Kastrati!”