“Me ty do kemi i punë…": Si u gjet i vrarë në vilën e tij kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashi

17 Dhjetor 2020, 09:43Politika TEMA
“Me ty do kemi i punë…": Si u gjet i vrarë në

Memorie.al publikon ekskluzivish disa foto të rralla të ish-Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashi dhe të familjes së tij. Në dy nga fotot, që i përkasin vitit 1974, Ndue Marashi (në funksionin e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, ku shërbeu nga viti 1970 deri në 1975-ën), duket pranë Enver Hoxhës dhe udhëheqjes së lartë komuniste të kohës, (Byroja Politike), duke diskutuar për maketin e qëndrës së Tiranës.

Ndërsa në fotot e tjera që publikohen për herë të parë, Ndue Marashi është  me bashkëshorten e tij Françeska dhe dy djemtë e tyre, Gjovalinin dhe Vlashin, gjatë një dreke familjare të zhvilluar në vilën e tyre në Tiranë. Po kështu, shihet qartë dhe prania e ish eksponentit të lartë të Ministrisë së Punëve të Brëndshme, Mark Dodani, i cili, për një kohë të gjatë ka qënë një nga miqtë më të ngushtë të kësaj familjeje.

Sipas dëshmive të familjarëve të tij, shenjat e para të goditjes ndaj Ndue Marashit, u vunë re në banketin zyrtar të zhvilluar në hotel “Dajti”, për nder të Princit të Kamboxhias, Samde Norodom Sihanouk, ku kryeministri Mehmet Shehu, ndërsa ishte duke tokur gotat me të pranishmit, nuk pranoi ta bënte atë gjë me Nduen, të cilit i tha: “Me ty do kemi i punë…”!

Disa orë më vonë, në rrethana tepër të dyshimta bashkëshortja e tij, Françeska, do të goditej në rrugë, me mjete të forta në kokë, nga disa persona të paidentifikuar. Sipas dëshmisë së djalit të tij, organet e ruajtjes së rendit, nuk do të ndërmerrnin asnjë masë për zbardhjen e këtij incidenti të rëndë!

Ndue Marashi, do të raportohej zyrtarisht i vetëvrarë në datën 17 dhjetor të vitit 1975, por në fakt, vdekja e tij “aksidentale” kishte ndodhur 24 orë më parë në datën 16 dhjetor! Djali i tij, Gjovalin Marashi, ka rrëfyer për Memorie.al se i vëllai i vogël i tij Vlashi, kishte parë dy civilë të panjohur të cilët kishin dalë me vrap nga oborri i rezidencës së tyre (një vilë dykatëshe e ndodhur në rrugën “Haxhi Sina”, (pas Shkollës së Kuqe) dhe që ishin larguar me një motorr, në drejtim të paditur…

Ata ishin sinjalizuar nga një grua e paidentifikuar, e cila sipas dëshmisë, kishte qëndruar përpara lagjes ku banonte familja Marashi. Menjëherë në vëndngjarje do të mbërrinin forca të shumta policie të kryesuara nga Drejtori dhe Zv/Drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, përkatësisht Nusret Dautaj dhe Zef Loka. Autoritetet e kohës, do ta “mbyllnin menjëherë” çështjen e “vetëvrasjes” së Ndues, duke e konsideruar atë si “aksidentale”!

Të nesërmen, regjimi komunist nxorri një komunikatë “për përdorim të brendshëm”, ku thuhej se ish-Kryetari Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashi, vrau veten si “armik të partisë dhe popullit”, sepse kishte qënë i lidhur me sabotimin ekonomik që i’u bë rrethit të Tiranës në Baldushk dhe Shëngjergj. Pas kësaj, familja e tyre do të internohej në Tapizë të Krujës, nga ku do të ktheheshin në Tiranë vetëm pas vitit 1990.

Ironikisht, gjashtë vjet më vonë, afërsisht të njëjtën datë, njeriu i hekurt i regjimit komunist, që kishte inicuar fillimin e sulmeve ndaj tij, kryeministri Mehmet Shehu, do të “vetëvritej po në rrethana aksidentale”, në ambjentet e vilës së tij, duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981!

24 komente në ““Me ty do kemi i punë…”: Si u gjet i vrarë në vilën e tij kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashi”

  1. Z says:

    Kjo foto tregon shume qarte kush ishte Enveri dhe njerezit e tij servile!

    1. Gjergji says:

      Kaloc je i pasakte. Nga 1970 deri ne 1973 ka qene tjeterkush ne ate post. I ndjeri ka qene 1974 deri ne vetevrasje.

      1. hashim serbi says:

        Mehmuti ai monster bq dervish bashke me te tjere,përfunduan si buce te vrare nga vet kucedra te ciles i kishin sherbyer me devotshmeri.Nen/kryetari i kom ekzekutiv,nuk eshte vetvrare por e kane egzekutuar njerzit e sigurimit njeri nga mallakastra dhe tjetri nga …

    2. Lexues says:

      Ajo fotoja numer 3, si ne Kore te Veriut ?

  2. gent says:

    Si zakonisht genjeshtar Kaloci. Ajo u mbyll si vetevrasje dhe jo si aksidentale. Kishte jave qe ishte akuzuar per falsifikim te te dhenave ekonomike te kooperativave te Tiranes.
    Nuk e kuptoj se si te paguajne, me para donatoresh te huaj, per pacavuret qe shkruan.
    Pikerisht se falsifikon, te hoqen emisionin ne Radiotelevizionin shqiptar. Ty edhe ate gazetaren tjeter, qe genjente per cka thonit se bashku.
    Keto kane dale nga goja e drejtorit dhe punonjesve te RTSH.

  3. Daja says:

    Dihet meti te vriste pervec nues ai mori ne qafe shume familje tironase internim burgosje perjashtim nga partia. Mehmeti ishte maniak dhe me tironsit i kishte tmerr.

  4. Daja says:

    Dihet meti te vriste pervec nues ai mori ne qafe shume familje tironase internim burgosje perjashtim nga partia. Mehmeti ishte maniak dhe me tironsit i kishte tmerr.
    Jeta e shume familjeve ne tirone u prish ne vitet 74 75 nga ky xhelatmmm.

  5. myzeqari says:

    Te gjitha qeverite ” shqiptare ” qe nga 1912 kane qene anti katolike, por partia komuniste e Enver Hoxhes ne vecanti ka patur nje urrejtje skizofrenike per njerzit e ketij besimi.
    Kush te doje te haj mut per percarje , tepsine e ka ne sofer.

    1. kapterri says:

      na rruf shpallen me gjith muslulmant e ortodokst

      1. myzeqari says:

        Mbas rruarjes te ja mbeshtjellim te gjithe familjes tende . Nga mamaja e para.

  6. Selino says:

    Natyrisht keqardhje per te dhe familjen, por jo gjithkush qe u vra apo u vetvra ne ate kohe mund te cilësohet antikomunist. Ky ishte si biçim revolucionari kinez. Nje tip i tille ne krye te Tiranes ku ishin intelektualet dhe artistet me me mire te kohës, qe diçka qe la shije te keqe. Merreni me mend, miku me i mire paska qene Mark Dodani! Komentet jane te teperta.

  7. anticensurë25642654 says:

    o kaloq
    mehmeti nuk është “vetvrarë në kushte aksindentale”!!
    aman mor sa të trashë që jeni!!
    u largua me motorr në drejtim të paditur!?
    nëse ke parë që largohet dikush me motor!?
    ke parë dhe drejtimin!!o idiot!
    mbrritjen ndoshta nuk e di por drejtimin e largimit e di!!
    amani mor debila shkruani ndonjë gjë llogjike!boll me këto idiotësi!!
    mehmeti i paska thënë”me ty e kemi “i “punë!nga mallakastra dhe nuk thotë “një” po “i”??

  8. Nik says:

    Unè nuk kuptoj shumè ofendime ironira ndaj viktimave nè kohèn e Dullès.Ky njeri ishte Kryetar i Komitetit Ekzekutiv,njè vend qè i plqente kujtdo,mvaret nga cmira dhe xhelozia.Pa mèè thoni sa e sa K/Komiteti dhe K/Kooperativash jepnin shifra fallco sepse plani nuk besoj se realizohej kurrè.Truri i disa komentuesve ende analizon sikur njerèzit akuzojn sistemin sepse ishte komunist dhe diktatur dhe kjo èsht e vèrtet,pèrse kèta komentues nuk e pranojnè?Pèr nuk jemi mè human dhe tè shprehemi nè mènyr humane qè tè verifikohen viktimat e komunuzmit nè bazè tè njè verikimi qè mund tè hartoj njè komision nga parlamenti nè bashkèpunim me magjistraturèn dhe prokurorin.I varfèri Marash ka lèn dy fèmij dhe gruan tè cilèt pa as mè tè voglèn arsye i morèn dhe internuan nè fshatra tè Krujès,njè tragjedi si dhe shumè tè tjera shqiptare.

    1. anticensurë25642654 says:

      niko
      e di si u bë ky muhabeti?!
      jo se e ka njeri me ata që kanë vdekur,ndonjëherë ma ata që janë gjallë!?
      dhe po!!
      pak nga pak po del se në shqipëri askush nuk ka vdekur nga ndonjë sëmundje,ndoshta falë sistemit të mirë shëndetsor,por dhe ndoshta se të gjithë i ka vra enveri!!me të vërtetë ka mundësi që dhe gjyshin tim ta ket vrarë enveri!!ai ishte mirë në moshën 98 vjeçare,shurrën e bënte vetë dhe bukë hante vetë!një ditë duke pa enverin në tv,tha kush osht ky çuni!aty më duket boni gabim,se enveri u ka xef fort dhe ka thonë si mos me më njoft mu ky plaku i rrejdhur!!
      ka dërgu sigurimin dhe e ka vra natën në gjumë!!
      dottorët e shitun thanë se ka pas infarkt në gjumë e sipër dhe nuk ka kuptuar gjë fare!!pisat nuk kanë thonë të vrtetën!!e ka myt sigurimi!!gjyshja tha,”dorë e sigurimit këtu,e kanë helmu patjetër”!!
      niko
      a do e vendosin të themi se dikush ka vdek prej ndonjë vdekje normale,apo të hyjmë në ginesin e gomarllëkut??
      si thu!!

  9. Roci Xhepa says:

    gjithmon ne kohen e merhumit kur i duhej partise me eleminuar ndonje koke kuader i partise gjithmon gjendej nje mik nga me te miret e familjes qe te mos kishte dyshime dhe vrasesi me siguri ka qene mark dodani .

  10. Bato says:

    Keqardhje per familjaret , por ne na than qe vrau veten per rrethana te pa qarta kaq , ai sistem nuk erruante per kerken nuk vriste njeri si cubat kjo esht genjeshter se ha as qeni , ai sistem po donte te vriste te nxirte ne gjyq te egzekutonte siç beri me shum antar te byros politike , çfar frike te kishte nga ky person , Memeti i ka then do kemi pun per te pa vertetat e raportit prodhimit dhe ky ka vrar veten , ata dhe mund ta shkarkonin nga detyra , kaloç sum alabaku kerkon me xhdo kusht te hedhi balt mbi nje sistem qe brezi qe e jetoj esht gjall dhe ne form te mir shendetsore dhe ja dhjet rrenen kaluç sumes kti alabaku pa moral , ne ate sistem nuk genjeje si ne qefin tat si sot dhe i fut i tallje bythe mbrapa ne tv , me ate sistem kur raportoje per punen duhet te jepje shifra te sakra se ti zinin koqet me pinc .

    1. Nje qytetar neutral says:

      O BAto, ashtu eshte ka plot njerez gjalle akoma qe e mbajne mend shume mire se e jetuan, cfare mut sistemi ishte ai. Sado balte te hedhi Kaloci nuk ben as nje te qinten e mutit qe na kishte mbuluar nga ai sistem. Hajt shko ne format e edukimit tashti.

  11. Enver H. sa ishte gjalle, rrojti e beri palle. Kur vdiq, dolen njerezit e ligj! says:

    Hani sa te ngopeni e kur te ngopeni kusurin lejani Kaqolit. Ju o bastarde!

    1. Nje qytetar neutral says:

      Inat te madh paske ti o kufoma e Enverit. Po ti mire e ke se Enveri la prapa aq mut sa nuk po e mbaroni dot ju qe u pelqente. Ne te tjeret na le rehat se nuk ta kemi me qefin.

  12. pesimisti says:

    I kam njohur personalisht djemt dhe nenen e tyre, njerez te mrekullueshem.
    Ndue Marashi si K.K.Ekzekutiv Tirane u (qortua)per helmimin e lopeve Hollandeze ne Baldushk.
    Ai sistem sado i lige qe ishte,nuk te vriste fshehurazi,por te gjykonte,dhe nese akuzat nuk mjaftonin,i sajonte.
    Respekt per te dy djemt dhe nenen e tyre ,qe megjithe humbjen e madhe duruan,rezistuan dhe ne fund shpetuan,u larguan nga ky vend qe si atehere dhe tani njerezit po vuajne.

    Sistemin e bejne njerzit!
    Ne si popull te miret i injorojme,te keqen nuk e luftojme,shto dhe prapambetjen shekullore dhe ja ku jemi,te fundit ne zhvillim social, kulturor dhe shtetror,popull pa tradita,pa elite me interesaxhinj,fundi yne si komb eshte i pashmangshem.

    1. anticensurë25642654 says:

      plotësisht të drejtë!!

  13. Martin says:

    Sistemi i socializmit diktatorial te pashallareve te kuq qe u aplikua egersisht ne Shqiperi
    u shemb nga brenda vetes per shkaqet qe tashme jane te ditura.
    Ai sistem eshte nje shembull i gjalle sesi nuk nderohet shoqeria socialiste
    Edhe sikur djali i Enver Hoxhes te vije ne pushtet nuk e ndjek me rrugen e te atit.
    Por Ndue Marashi ishte hajdut, fallcifikator dhe fshatar i pa ngopur. Kete opunion
    e kam nga dajua im qe ishte mik i tij, magazinjer ne nje nga fermat me te medha te Tiranes.
    Mirepo, kalemxhiu Kaloci, si i paafte qe eshte kujton se do te behet i famshem duke ngjallur kuaj te ngordhur.

  14. nord.al says:

    Ndue Marashi kryetar i kom.Ekzekutiv te kryeqytetit eshte nje aksident i pa spjegueshem. Edhe Ndue ( Anton) edhe verior nuk ishte normale.Kjo nuk eshte normale as sot. Qysh ketu fillon misteri.

  15. Nexhdet Mulla says:

    Nga te gjithe amendesite e paraqitura ne kete shkrim dhe komentet e ndryshme, del qarte qe se cili desheron qe te duket si i’ mendeshem’. Ne Kamze, ka banore te vjeter qe marashin e kane njohur familisht. Marashi ishte i biri i Koles, punonte karocjer ne ferme. Vazhdoj Institutin buqesor me krespodence dhe me vone u emerua sekretar i pare i komitetit te partise te Rajonit Nr 4. , U be antar i KQ te PPSH.U emerua kryetar i komitetit ekzekutiv te rrethit Tirane. Por me- gjithe ngritjet e tij, ai pati mardhenje te ngushta me llumin e shoqerise ne Kamze; sic ishin Osman Bali , shef i poses se policise Kamze, Bajram Muka,shites ne dyqanin e mishit kamze, me vllain e Bajramit , nje injorant , kryetar kooperative ne shengjergj e te tjere…Keta servila te pa skrupull, e furnizonin familjen e Marashit , me mish, fruta, zarzavate e tjera. Nje dite ne vitin 1975, nga kooperativa e shengjergjit ne veranten e shtepise te Bajram Mukes dy te derguar te kryetarit te kooperatives, leshuan nje thes te mbushur plot me fasule. Kete skene e pa dhe e raportoj nje banor fqinje me Bajrami. U alarmuan elita e Kamzes dhe me shpejtesi arestuan 3 kryefamiljare, me preteks se kane ‘shpifur’ dhe u denuan me disa muaj burg. Ne kete ceshtje u implikua Marashi dhe puntori operativ i zones. Mbas hetimit ne detaje, u liruan 3 banoret qe raportuan vjedhjet nga paria e kamzes dhe u burgos puntori oprativ i sigurimit per manipulimin qe kish bere bashke me policin Osman Bala. Marashi i perlyere ne kete pisllek, u vu para pergjegjesise, ai duke u vrare ne ndergjegje dhe duke njohur edhe shkelje te tjera vrau vehten. Kurse dy vllezrit Muka, polici Osman Bala dhe puntori operativ i zones u denuan me burk duke ju vertetuar bashkepunimi ne vjedhe te pasurise se perbashket. Ralitetin e kesaj ngjarje e gjeni ne dokumentet gjyqesore te paleve. Amendjet jane fukarallek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje