Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rrëfyer në një emision radiofonik pasionin e tij për radion.
Gjatë intervistës, Meta thotë se interesi për të punuar në fushën e gazetarisë ra me fillimin e Lëvizjes Studentore.
Pjesë nga intervista për “Top Albania Radio”
– Si filloi pasioni juaj si komentator në radio dhe sa zgjati?
Presidenti Meta: Unë gjithmonë kam qenë i dhënë pas sportit. Kam qenë sportist profesionist në peshëngritje me “Dinamon” për gati 2-3 vite, por edhe shumë i dhënë pas futbollit.
Gjithashtu kam qenë shumë i dhënë pas letërsisë e gazetarisë dhe kisha shumë dëshirë të shkruaja. Për shkak të këtyre të dhënave dhe për shkak të një miqësie, që babai im kishte me Ahmet Shqarrin, i cili ishte drejtuesi kryesor i emisionit më të ndjekur dhe më tërheqës për të gjithë sportdashësit në atë kohë, “Nga njëra ndeshje, në tjetrën” në Radio Tirana, ai më ftoi për të qenë komentator.
–Ju bëtë një provë para se të fillonit?
President Meta: Bëra një provë, por siç ju thashë më jepej për të shkruar, madje kam botuar tek gazetat “Studenti”, “Zëri i Rinisë”, pra isha i afërt si të thuash me gazetarinë.
– Në fakt zoti President keni dhe një diksion shumë të mirë të zërit. Keni një zë shumë interesant radiofonik. Madje mund t’ju them se pas z.Berisha jeni shumë i suksesshëm në mitingje, se z.Basha çalon pak tek kjo pjesë.
President Meta: Ju falenderoj që e vendosni zotin Berisha para meje, e pranoj këtë. Doktori ka një diksion zëri të paparë.
– Si përfundim komentuat në disa ndeshje apo jo?
President Meta: Po, kam komentuar disa ndeshje. Kam qenë komentator në veçanti për Kavajën, sepse nuk kishte një komentator të përhershëm. Gjithashtu kam qenë komentator për Lushnjen, për Fierin, por kam komentuar edhe në Tiranë me të madhin Ismet Bellova, pavarësisht se në kryeqytet kishte edhe shumë emra të tjerë si Veli Rada e shumë personalitete.
– Pra ju shkonit si korrenspondent?
President Meta: Po, çdo të shtunë ose të diel, në Kavajë, në Fier dhe në Lushnje.
–Në cilat vite ndodhte kjo?
President Meta: Kjo ka ndodhur në vitet ’89 – ’90. Madje kam pasur dhe një histori interesante në Kavajë, kur stadiumi brohoriste “Poshtë komunizmi!”, para Lëvizjes Studentore. Ishte thyer xhami i kabinës ku unë transmetoja dhe kur më kërkon në transmetim z.Ahmet Shqarri dhe më thotë: “A jemi gati Kavaja?”, unë qëllimisht ju përgjigja: “Po gati jam”. Në momentin që unë filloj dhe komentoj, nuk dëgjohej fare se çfarë thoja unë, se stadiumi brohoriste: “Poshtë komunizmi”. Nga ana tjetër e linjës dëgjoj: “Ka një defekt teknik Kavaja, kalojmë linjën në një rreth tjetër”.
– Pra ju ishit bërë “palë” me tifozët…
President Meta: E vërteta është se unë enkas e kërkova lidhjen me Tiranën.
– Dhe derisa sa kohë e vazhduat komentimin..
President Meta: Me fillimin e Lëvizjes Studentore, ra interesi im për të vijuar këtë angazhim. Por dashuria ime për radion mbeti e përhershme edhe për shkak të atij angazhimi. Për më tepër që në atë periudhë, para viteve ’90, ishte një ëndërr e madhe të punoje në radio dhe të komentoje ndeshje. Në atë periudhë, e gjithë Shqipëria ditën e diel, me një radio Iliria, çdo familje ndiqte ndeshje futbolli. Ishte një nga kënaqësitë e mëdhaja të asaj periudhe.
ILIR. MUTA
ILIR MUTA
U mbush vëni
Uriah Hipër
lilua e do
Salën sipër
na u qepën
u bënë rrodhe
me diksionin
Zhurmë pordhe!
.
E thotë vetë
ky rakitik
Shqarri, babën
kishte mik
ky “Avniu”
që të ha munë
qeka fut
me mik, në punë.
.
Po kur thotë
ky karrierist
2-3 vjet
ka qenë shtangist
Nga dy në tre
lëviz një vit
sikur të ish
një javë, një dit!!
…
Po gjene mirë
ore ilir
për veshë gomari
ke zë të mir!
eshte me Korone ne ghurrmaze o idiote katundi hahahahaha
nuk kupto asgje vetem me vjedh di kokpordha e presidences ???
llaftar fare
hjaaaahjaaaaahjaaaaaa
oh cna ka bo me qesh kokcepi cepanit .
ka mesu fjalen diksion haaaaaaaaaaaaaaaahahahahahaha
qysh tha isha komentatore futbolesh .
haaaaahahahahahahahaahahaaaaaaaa
i tha Ahmet Shqari . Kavaja gati ?
dhe ky i tha Gjithmon Gati ! -Kavaja eshte gati .
ky foli e trasmetoj ndeshjen ,por asnjeri se degjoj ej jj ???? oh sa kom qesh
oh sa karrnavale eshte majmuni qirko .
Ku e keni ate Videon e Romeos qe qiti mbrem ,duke kercyer brumbulli cepanit ,
si e quante ai ? Kolopuci haaaaaaaaaahahahahahaaa oh sa kom qesh
Cfare maskarenj nxjer ky komb.
Ky budalla qe na eshte i gjithanshem lavderon shpellarin per diksion kur ai dhe gjuhen e flet si analfabet…
Me ndegjoni mueee…
Nuk ke faj o ilir muti se saliu te pagezoj me emrin ilirfloriri
Nuk te la koka e madhe te beje kariere ne peshengritje , atje duhen njerez me dimensione te ekuilibruara dhe jo kokbidona , sa here ngrije pesha te merte kafka me nje ane dhe bije si dybek dhalle …..hajdut
Perpiqu tu mbushesh mendjen shqiptareve sa te duash ti qe ke qene peshengrites , asnje nuk do kujtohet dhe bindet qe ti je mare me sport , do ngelesh ne jete te jeteve Like ,floriri , ose Like hajduti …….
Kini nje diksion apo nje intonacion te mire te zerit ? Edhe per doktorin qe te qesh buza dhe te shkelen fytyra kur i permend emrin, ka diksion apo intonacion te mire te zerit…?
Radio ” Iliria” prodhim i uzines se televizorve dhe radiove ne Durres, ishte radio dore,madje ishte ptipi i fundit i prodhimit. Por dua te te theme se ne shtepite tona zotronin radio te tipeve te ndryshme duke filluar nga sonderbeg, shangai, mimoza e plot tipe te tjera. Nuk eshte evertet zpti president se populi shqiptar kishte vetem radio “Iliria ” Por me gjithe ate du te te them , a i prodhon dot sot radion “ILiria” qe te paska bere aq shume pershtypje ? Po televizor edhe pse bardhe e zi ,i prodhon dote ?