Topollaj: PD i kanë munguar 230 mijë vota pa dalë ende në skenë partitë e reja, humbi dhe më 2017

18 Dhjetor 2020, 19:11Politika TEMA

Krijimi i partive të reja ka nisur të mbështetet nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, por nuk kanë munguar as sulmet ndaj tyre.

Anëtari i Bordit Drejtues Fabjan Topollaj është shprehur se PD në 7 vjet ka dështuar në misionin e saj si opozitë dhe nuk ka arritur të rrëzojë dot qeverinë.

Sipas tij, gjatë kohës që Lulzim Basha largoi shumë emra të njohur nga selia blu humbi 230 mijë vota, ku thekson se ndryshe nga partitë e tjera opozitare, Bindja nuk kërkon rrotacion, por ndryshim rrënjësor.

“Zoti Patozi është shprehur që në 2013 që ne kemi një sistem të deformuar dhe duhet urgjent një frymë e re.

Nëse Patozi do e mbështeste këtë sistem do mbështeste edhe kryetarokracinë dhe nuk do i dilte kundër që në 2013.

Partitë e reja që janë krijuar nuk janë të gjitha pjesë e të djathtës, ka edhe të majtë. Por asgjë të keqe nuk ka që të ketë parti të tjera opozitare përveç PD.

PD nuk e ka mundur dot qeverinë, as në 2017 e deri tani. PD i kanë munguar 230 mijë vota kur nuk ishin krijuar partitë e reja, pra nuk ishin humbje nga partitë e tjera.

Askush nga ne të BD nuk kemi shprehur rezerva në fushtën elektorale.

PD-LSI propozon rrotacion, ne nuk kërkojmë këtë por kërkojmë ndryshim rrënjësor për të mirën e qytetarëve”, tha Topollaj për “Report Tv”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje