Kryetari i FRPD debat me gazetarin: Ne si PD bëmë rrugë edhe aty ku dhia zbriste me frena dore, tani jemi partia më e madhe dhe do fitojmë direkt zgjedhjet

19 Dhjetor 2020, 20:30Politika TEMA

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka sulmuar kryeredaktorin e gazetës “Dita” Addrian Thano.

Ai thotë se pak ditë më parë ka debatuar me të por s’ka mundur ta sqarojë si duhet, andaj ka bërë një shkrim.

Këlliçi i kujton gazetarit punët që ka bërë Sali Berisha si ish kryeministër si dhe e paralajmëron se Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet.

Ndër të tjera Këlliçi shkruan:

Pak ditë më parë isha i ftuar në një emision televiziv për të diskutuar mbi vrasjen e Klodian Rashës dhe situatën aktuale të rinisë shqiptare. E prita me kënaqësi ftesën sepse do të flitej për të rinjtë dhe protestën e tyre që rrëzoi ministrin e brendshëm Lleshaj dhe zgjoi nervin e revoltës qytetare.

Si drejtues i forumit rinor opozitar më të madh në vend, më takonte të shprehja qëndrimin e të rinjve që më kanë zgjedhur t’i përfaqësoj, lidhur me disa çështje që prekin drejtpërdrejt moshat e reja. Është në natyrën time të jem dëgjues i vëmendshëm e mos të ndërpres fjalën e dikujt që nuk mendon si unë. Unë besoj te liria e fjalës, te shpirti kritik dhe mendimi ndryshe. Unë zgjedh të dëgjoj pa ndërhyrë në fjalën e tjetrit sepse besoj që duhet të dëgjojmë për të mësuar e jo për të replikuar. Kështu jam gatuar. E neveris zhurmën dhe mungesën e vëmendjes e respektit gjatë kohës që dikush shpreh mendimet e veta.

E kur hapësirën time për t’u shprehur e kufizon një gazetar, këtu problemi merr një tjetër dimension. Kryeredaktori i të përditshmes Dita, Z. Adrian Thano, jo vetëm ndërpriste e mësynte në kohën e të ftuarve të tjerë, por i lejonte vetes, nga komoditeti i të qenurit njeri “jopolitik”, të bënte përgjithësime politike duke na faturuar 30 vjet tranzicion politik. Jo më larg se dje, Thano na kushtoi një shkrim, i mbushur me etiketime personale e fyerje ndaj meje dhe zonjushës Floida Kërpaçi.

Duke qenë i bindur se Thano është ndjerë i detyruar dhe njëherazi i turpëruar nga ato që ka shkruar, dy fjalë i kam për të.

Së pari, gazetaria merret me fakte, citon burimet dhe jo opinionet e korridoreve partiake. Së dyti, gazetaria politike bën analiza politike, jo mitingje politike. Së treti, Shqipëria është demokraci pluraliste dhe jo dypartiake, që do të thotë se qytetari Thano që nuk e gjen veten në dy partitë e mëdha, gëzon të drejtën e anëtarësimit në partinë që simpatizon ose krijon forcën e vet politike dhe shtron alternativa (gjë që ia ka vështirësuar Kodi Zgjedhor i njëanshëm i miratuar nga Edi Rama dhe askush tjetër). Së katërti, gënjeve pa pikë turpi teleshikuesit kur the se yt bir kishte dëgjuar gjatë protestës thirrjet “Rroftë Sali Berisha”. Jo vetëm që s’ka patur thirrje të tilla, por edhe sikur një protestues të kishte thënë diçka të tillë, kjo nuk e zhbën kauzën e mijëra të tjerëve që mbushën sheshet për vrasjen me plumb pas koke të Klodian Rashës.

Unë e kuptoj mjaft mirë hallin tuaj për ta trajtuar këtë protestë si partiake. Rastis që kështu e trajton edhe partia në pushtet. Sa herë ka protestë kundër padrejtësive shtetërore, dalin plot analistë “të pavarur” si ju që thonë se protestat janë partiake, a thua se ka ndonjë ligj që i dënon anëtarët e partive të protestojnë si të tjerët!

Ju shfaqeni popullor në studiot televizive dhe flisni si i dikurshmi Zëri i Popullit, që rrekej të na mbushte mendjen se kush ngrinte krye, kush ankohej, bënte agjitacion e propagandë, bënte politikë kundër pushtetit. Pra, kur të rinjtë thonë se ka papunësi, ju thoni “këta bëjnë politikë”. Kur të rinjtë thonë se po largohen nga Shqipëria, ju dilni e thoni “Kjo është politikë. Ky fenomen po ndodh kudo në Europë”.

Rastësi që këto i thotë edhe kryeministri…

Së pesti dhe së fundmi, unë nuk kam qenë pjesë e qeverisjes demokratike 2005-2013. PD humbi zgjedhjet, tranzicioni i pushtetit u bë plotësisht paqësor, forca ime politike kaloi në opozitë dhe kryetari i saj Sali Berisha dha dorëheqjen nga çdo funksion partiak, duke i hapur kësisoj rrugë ristrukturimit të plotë partisë.

Ndaj zotëri, unë jam pjesë e strukturave të PD që bëjnë opozitë, dhe ju pëlqen apo jo, ne sot jemi alternativa më e madhe në zgjedhjet e ardhshme.

Mbështes dhe besoj tek PD sepse anëtarësoi vendin në KE, NATO, mundësoi lëvizjen pa viza, ndërtoi rrugë aty ku dhia zbriste me frena dore. Mbështes PD sepse PD mbështet të rinjtë. Mbështes protestat sepse protesta tregon qytetari dhe civilizim.

16 komente në “Kryetari i FRPD debat me gazetarin: Ne si PD bëmë rrugë edhe aty ku dhia zbriste me frena dore, tani jemi partia më e madhe dhe do fitojmë direkt zgjedhjet”

  1. Bellua says:

    Me ndihmen e Ledi shamkut dhe Tan shkrelit… qr pd

  2. Pensionist says:

    Jeni yjet e Shqiperise, por keni nje difekt te pariparueshem, qe naten jeni nje me naten dhe diten jeni zhdukur. A me thua dot se ku eshte shkelqimi juaj? Shkelqimi i Kellicit i bie qe te jete ”shkelqimi” i bebit te omarices, i thirrur ne gjuhen baritore ”kërriç” dhe ”shkelqimi” i zjsh Kerpaci eshte ai i shkelqimit te ”kërbaçi-t”.
    Shqiperia dhe shqiptaret ”mezi po presin udheheqesit” e saj te drites pa drite dhe te shkelqimit te erresires. Ah, u hengret bufi i nates, juve te gjithe nje surrat, nje mendje, nje sjellje, nje brutalitet dhe nje perspektive keni – ne koshin e kazaneve mediatike… dhe kete teper e kini!

  3. mond says:

    o Kellic o, ke qene pjese e qeverisjes 2009-2013???? Po c kerkon akoma??? te vish perseri te vendosni ato standartet tuaja te rrumpalles? dmth mos paguani taksa? jo nipt fermereve? mos paguani energjine? ndertoni ku te mundeni, neper kolektore, neper fusha e argjinatura dhe ne ndonje lulishte qe ka mbetur??? do ulni cmimet, do ulni taksat dhe do ngrini rrogat e pensionet,dmth cdo gje rrumpalle qe nuk e ha as gomari se premtimi i pare rezon te dytin, po te gjeni ndonje dhe ta genjeni bravo ju qofte se do jeni magjistare se njeri me dy para mend qe i beson brrockullat taja !!!!! nuk mund te kete….

  4. pjeter says:

    Patjeter Belndi Kerriçi,e c’fare direkt se? Ju do fitoni pa u futur fare ne zgjedhje.Ja edhe nje i ri tjeter qe e ka kuptu si funksionon PD,nga e njejta vrime keni dale ti Kerriç me Salianusin? Me patjeter besoj , e lum partia qe ju ka,e ardhme e ndritur e pd -se.

  5. Loku says:

    Po te drejt ka ,ne keto rruge zbriten tropojant dhe skraparllinjt.

  6. Arbërori says:

    Belind Kërriçi, është me të vërtetë kërriç kur thotë që protesta e të rinjve shkarkoi ministrin Leshaj. Në radhë të parë, cilët të rinj, nja 100 e pak veta me tuta që vinin era shurrë dhe digjnin e shkatërronin si barbarë, këta quan të rinjtë shqiptarë ky Kërriçi??
    Hajde kafshëri hajde, dhe presim të na udhëheqin këta pastaj.
    Për ato rrugët që ndërtoi Saleh plehu nuk ia vlen të harxhosh frymën, rrugë të nisura me qindra miliona euro e të lënë përgjysmë.
    Këta të PD-së bëjnë garë kush të jetë më hajvani..

  7. zoga e vodices says:

    Ore keric pse nuk thua qe partia jote beri gerdeci ,vrau 4 protestues me duar ne xhepa shiti detin etj pa frena dore.

  8. am says:

    Po ate rruge e bleme ne shqiptaret dhe bashke me te ndertuam dhe kapitalet e partise demokratike qe tashti ka para sa te loboje nje milion dollare ne shba. O kerric, shitja atyre te mjereve qe te vijne rrotull keto petlla.

  9. Tironci says:

    Ah mor debil defiçent na flet per ate partin tende qe shkaterroi totalisht kte vend e çoi ne vitin zero debil , beson dhe tek papa noeli pale , shpreson te fitoj fshatari gjor, qe ta dhjesin prap kte vend .

  10. Cuni Lagjes says:

    Sa per info, qe ndoshta do ju duket banale po eshte e rendesishme me kuptu qe kush merret me politike e cfare kategorie eshte kjo rinia e partive:

    Ky Belindi kerkon babin se nuk i ngjan as mami Zanes as babi Zamirit
    Ne fakt as vllai i tij i madh nuk i ngjante

    Ket Belon e ka q.. dhe nje jevg n byth kur ishte i vogel, e kam pas në lagje dhe e dine thuajse gjithe moshataret aty ne zone, po deshet pyeteni publikisht

  11. Gazetarja says:

    Keta sikur hane te gjithe kumlla te tharta ! Hajde rryp kaishe , hajde . Po veri trut ne pune or cun , mos fol gjithmon me buzet e Monikes te bera si te vicit te palepire ! Po ju jeni bere te gjithe si me fotokopje mor bir ! Merrjani ato frena dore qe ja paskeni dhene dhise dhe verini ne pune se do merrni rrokullimen !

  12. PD. SHURRA says:

    O Kerriç injorant, cfare rruge thua o kokrra e injorantit. Vetem ne shqiperi dalin idiotet si puna jote dhe presin shirita per 10 Metra rruge. Sa per dijeni o fytyre e poshter rruget jane detyrim sepse paguhen me taksat e popullit. As duhen permendur fare o torrollak. Permend vjedhjet dhe vrasjet qe jane bere nder vite o legen dhe leri rruget, u shofshi te gjithe sa jeni, do tju ze haku popullit fukara. Ne djall vafshi.

  13. Nik says:

    Z. “Kelliçi”, thjeshte per kuriozitet mbiemri juaj eshte “Kllëçi” apo “Klliçi” apo “Krriçi” se kjo “Kelliçi” duket pa kuptim ne Gjuhen Shqipe.

  14. Juristi says:

    O Kelliç,si ka ardhe puna,mysebet fare.A meresh edhe ti me politikë?V.K.

  15. Johani says:

    Ju si parti dhe ti si ahmak vertet keni ndertuar rruge edhe aty dhia nuk shkelte kurre,por duhet saktesuar zotrrote idiot, keni ndertuar rruge vetem ne lazarat aty ku ju duhej per ta ujitur drogen,ishte pikerisht kryetarruci yt basha minister ate kohe kur i printe vet punes ne ujitjen e hashashit,e poashtu kryenrimineli sali berisha ka ndertuar JO vetem rruge por edhe piramidat prandaj shqiptaret te urrejne edhe Ty qe je ber militant i tyre JO per shqiptaret JO se JO por qe te behesh edhe ti nje pasunik i vogel si kriminel.

  16. timo says:

    O Këlliç Shkrimi yt është “5 pordhë 6 groshë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje