Nga Dritan Hila
Nuk ka qasje më të gabuar se të futesh në analizën e politikave të brendshme të një shteti, nëse nuk jeton aty. Nuk ka politike më të gabuar sesa të përpiqesh të imponosh sjelljen e një shteti tjetër, çfarëdo marrëdhënie të kesh me të. Të dyja të çojnë në qorsokak.
Të dyja këto gabime i bëri presidentja në detyrë e Kosovës, Osmani. Vjosa Osmani erdhi vizitë në Shqipëri. Për vetë tagrin që ajo mban, pra një presidente që i ka ngecur posti në dorë për shkak rrethanash; pa një identitet politik pasi aty ku është, vjen për shkak të përkatësisë së saj në LDK nga ku praktikisht është e përjashtuar; vizita e saj duhet të ishte protokollare. Rreptësisht protokollare.
Por ajo u soll si nënkryetare e Albin Kurtit, dhe ky ishte shërbimi me i keq që mund t’i bënte Kosovës dhe Shqipërisë.
Nëse flasim për Kurtin, Kosova nuk është në ditët e saj më të mira që Albin Kurti me gojën e Osmanit t’i bëjë vendit të tij një armike tjetër, si Shqipëria. Kurti nuk mund ta përdorë vendin e tij si mashë për synimet e tij partiake pasi edhe kaq sa ka bërë, ka bërë shumë. Ai ia ka dalë të vendosë shumë hije mbi aleancën e Kosovës me SHBA. Mos harrojmë që kur Magdalen Ollbrajt erdhi që të lobonte që PTK të merrej nga një firmë për të cilën ajo punonte, Albin Kurti dhe VV doli në rrugë në demonstrata. E bëri kundër gruas që ishte mamia e Kosovës së lirë.
Albin Kurti dhe Vetëvendosja e tij nuk kanë nguruar të bëjnë armiq të fuqishëm në SHBA. Edhe nëse për një moment të mendohet se dikush ka dashur ndarjen e Kosovës, politika më e mirë do ishte tërhiq e mos këput derisa të ndryshojë faktori politik ndërkombëtar. Por Kurti u interesua ta sabotojë këtë raport, derisa vetë SHBA u investua ta rrëzojë qeverinë e tij.
Kosova dhe kufijtë e saj nuk janë këtu ku janë për vullnetin e Albinit dhe as të Mujit dhe Halilit që janë në Tiranë. Faktorë të mëdhenj gjeopolitik ndikuan që ajo të jetë këtu ku është dhe mos ndahet. Nëse ka një kontribut për lirinë e Kosovës, ato janë demonstratat e studenteve qe i dhanë autonominë, demonstratat e ‘81-it, LDK e Ibrahim Rugovës që sensibilizoi botën, dhe e UÇK me luftën e saj. Të tjerat janë dokrra hini që këndohen me çifteli kur të zë rakia. Përfshirë edhe Kurtin që ka bërë një vrime në ujë në të gjitha kauzat e tij.
Tani duke u kthyer në Shqipëri, dhe tek vizita e Osmanit, rishtas kemi një qasje përçarëse. Vizita dhe fjalimet e saj, ishin më shumë se populiste.
Retorika e saj për traun e tunelit, nuk ka lidhje fare me politiken. Është një problem ekonomik nga fillimi në fund. Është një problem shqiptar që ka lidhje me PPP-te, me mundësitë apo jo që shteti shqiptar të mbaronte një autostrade që ishte bërë vetëm gjysma. Por nuk është tra kufiri.
Minishengeni është një oferte evropiane ku Kosova ka munguar me vullnetin e saj. Dhe më mirë një Minishengen ku paguhen taksat doganore sesa një anarki ku përfiton bota e nëndheshme e kontrabandës dhe krimit.
Rezoluta nga parlamenti shqiptar kundër genoncidit serb janë bërë në të shkuarën dhe zonja si kryeparlamentare që është duhet ta dijë se rezolutat nuk janë fjalime urimi që bëhen çdo vit të ri.
Edi Rama nuk ka asgjë nacionaliste në qenien e tij, as kur u prit si hero nga kosovarët kur u kthye nga vizita në Beograd dhe as tani. Është thjesht një udhëheqës pragmatist që do të mbijetojë duke fituar simpatitë ndërkombëtare. Kurse posti e ndihmon të realizoje pengjet e rinise, si psh të ketë muhabet me futbollistë e basketbolliste të ish Jugosllavisë. Por kaq. Ashtu sikur marrëdhënia e tij me Vuçiç as e ngre dhe as e ul Kosovën, pasi të dy kanë çelësat e kashtës në dorë për të ndryshuar kufijtë e Ballkanit. Dhe sikurse Berisha dhe Meta historikisht e kanë çështjen kosovare monedhë shkëmbimi për karrierën e tyre politike. Madje këta të tre i bashkon Shkëlzen Maliqi. Këtë duhet të pyesi Vjosa se çfarë ka bërë qe është beniamin i të treve. Gabimi i madh i saj ishte qe u përdor për axhenden politike te Albin Kurtit dhe dyshes së Tiranës.
Vizita e Vjosa Osmanit nuk i shërbeu ndryshimit të ekuilibrave elektorale. Ata që votojnë Ramën, do ta votojne rishtas, sikundër ata që votojnë PD do ta votojnë prapë. Por ama shënoi një gropë të madhe në marrëdhëniet mes dy vendeve që do duhet kohë të riparohet. Qëndrimet e matura të Rugovës, Sejdiut, deri diku Thaçit, nuk ishin nga qejfi por ishin të mirëkalkukuara. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ata ditën të gjejnë urat e bashkimit mes dy pjesëve të një kombi që i ka ndarë historia.
Ajo që na tregoi Vjosa Osmani, është se një klasë e re politike po rritet, që e shikon Kosovën si feud të tyren dhe që gjëja e fundit qe mendojnë është bashkimi të cilin e përdorin vetëm për nevojat politike meskine. Ironia e historisë është se vjen nga dikush që bashkimin kombëtar na e paska edhe në program. (Dritare.net)
??
Gjithe shteti dhe larot e tij kane filluar lehjen e nxjerrjen e dhembeve!
Vjosa Osmani eshte nje hic ne Shqiperi,ajo vlen vetem per ambicjet e Saliut me Meten,sa per ate koke qoshen Albinin dhe mustaqe mutin e tij ne Tirane Bole Abazin,ne Shqiperi jane nje hic si dhe Vjosa kokeboshe.
Ju jeni nje hic injorante
Te lumte dora dhe mendja Dritan.
Si duket Vjosa paska gabuar kure ka konsideruar shqiperine si shtet shqiptar..
Ky eshte problemi yne!
E hidhur por e vertete!
… mbeturrinat e ushtrise osmane , vazhdojne proçesin e pushtimit me metodat anadollake. Spermatoidët osmanllnj te kosoves nuk mund te dalin jashte lloit , duke perdor metodat e stegjysherve te tyre perçarese ne Shqiperi , duke gjetur mbeshtetjen e pa kursyer te kufomave politike Shqipetare .
Arif cari, ndrysho emrin se emer osman ke.
Ss per osmanet, vet Shqiptaret ishin Osmanet , biles bder kryesoret.
Krahasim shumë fin, elegant, sfidues dhe injorim njëkohësisht, për OSMAN-llijen, që siç ka mbiemrin, ato koncepte ka, nga formimi rural e agresiv majtist që ka, ndikuar dhe e indoktrinuar nga Albin Kurti me folklorizmat populiste të dallimeve klasore e revolucionare ( që ne këndej pari, po mundohemi ti tejkalojmë me shumë sukses), për një theqafje në qorrsokakun për pushtet që kanë këta dy rioshë (kodoshë) politikë.
Po thuaje i Dritan thuaje troc, qe Vjosa u soll si shitese e rrobave te perdorura.
Sepse atje shkoi dhe kerkoi ti rigjeneronte, ata qe per Kosoven, per fjalet qe thone jane patriotet me te medhenj. Por po te analizosh faktet, dalin jo me pak se tradhetar te ceshtjes se popullit kosovar.
Po Berisha e ka pranuar vete qe ka furnizuar me nafte Sllobodanin, kur ai po vdiste, pasi gjithe bota ja bllokoi.
Nafta duhej per tanket qe do te vrisnin kosovaret. Dhe kosovaret per kete falenderojne Sali Berishen:
– Faleminderit Baca Sali qe ke ndihmu shkaun per me na vra e me na masakru. Je heroi i kombit.
Lere pastaj kur ju bente thirrje politikaneve te Kosoves te mos shkonin ne Rambuje per te firmosur per te ardhmen e Kosoves.
Apo shkrimet ne gazeten RD ku e quante UCK organizate terroriste marksiste.
Thuaja Vjoses pa frike o Dritan se po flirton me tradhetaret dhe jo me ata qe e ndihmuan realisht ceshtjen kosovare me 1999 apo qe ngriten zerin ne mes te Beogradit, se Kosova eshte shtet i pavarur dhe kete duhet ta mesojne mire serbet.
Albini dhe Vjosa po te jetonin ne Shqiperi do ishin dy grindavec lagjesh,si i biri Sali Lushajt qenit roje te Sali Berishes,por ata jetojne ne Kosoven rurale, ne kuptimin e mentalitetit,prandaj dhe kane patur disa suksese. Shpresoj se dhe shqiptaret e Kosoves do arrijne ti njohin keta dy zjarrevenesit e trojeve shqiptare.
Dritan po ti cpate!!.ke filluar te vij keq per piktorin…
Vjosa Osmani dhe Kurti eshte e ardhmja
e Kosoves …ndryshoi loja o Dritan iku Trampi..THaci dhe Rama bashk me Vucicin dhe Grenellin fituan betejen por jo luften.E pse e bene kete per nji grusht votash te lobit serb ne USA.
Rama i ka ditet e numuruara si kryeminister sps doli kunder mama Merkelit me keto qe beri.
E di ti qe Grenell ishte ambasadori amerikan me i perbuzur ne gjermani sps
sillej si kauboj ..po tani …
O ti Ali.
Paske pjerdh ka trutë mër dajë. Hik mër pizeveng turkijet se ka ngele politika boterore t’bahet n’mejhane.
Nuk e shef, se Biden mezi pret me taku Vajosa Asmonin dhe Albin Marksistin.
Budall.
te lumte anadoll. ti flet krejt si anadollak. rrote.
Jo jo do presi ramutin e ripjelljes qe vret
pas shpine 25 vjecaret..
7 vjet e gjysem cfar ka bere ky Harpagon ky Tartuf qe erdhi ne pushtet me votat e fukarenjve dhe me e forta beri president ke ate qe u kap me bllok ne dore..
Dritan Hila more Burr Vakie, po si nuk e bere nje koment pozitiv, se cfar domethenje ka ardhja e nje figure shteterore Kosovare ne Shqiperi, Sa i peshtire je more i blere me asgje nga Ed Rama.
E ke shum gabim o pseudo gazetar. Vjosa Osmani u beri thirrje politikanve te cmendur te Tiranes, qe te denojne Krmin dhe Gjenocidin Serb, e ka denuar Amerika e para, Bashkimi Europian, NATO, dhe te gjith ato qe u eshte dhimte Kosova, Ti tru shplare gazetare te duket e pa pranueshme qe Vjosa Osmani i fton, (Jo urdheron) poilitikane te ashtuquajtur vellezer qe te denojne Gjenocidin Serb, Cfa shikon gabim ketu more i pa udhe?
Theksoi se politika anti Shqiperi te Minishengen (Shqiperi Serbi), nuk punon per shqipetaret ore gazetar i shitur. Ti e din se nuk ka shqipetare qe mund te shkoje dhe te bleje sjtepi ne Beograd, perkundrazi Serbet kan vershuar dhe po blejne me fonde te sponsorizuar prona dhe pasuri te pa luajteshme, pallatet e ologarkeve. Ti te dukete e pa drejte? je nje kot fare.
Politika eshte shume thjeshste. Po nuk je i ziti te ndihmosh vellain tend, ti je nje kurkush. E pra Edi Rama u vuri kufirin te thana Kosovarve dhe Veriut te Shqiperise, Cfar ka ketu qe nuk ju perlqen more kot gazetar? Turp qe ke emrin gazetare. Je kethyer ne nje sahan lepires I rilindjes
Vertet nuk e kuptoni, sa te pa rendesishem dhe sa te rezikshem jeni per boten e civilizuar. Nen Serbine uroj shume shpejt te jeni , se nuk meritoni me shume . Ku e gjeni GUXIMIN ju shkembinj te pa latushem te vini ne Tirane dhe te kritikoni Edi Ramen , qe ne Beograd beri ate qe se ka bere njeri ne gjithe historine Shqipetare .Edi Rama duhet ta kish statujen 2 here me te madhe se te Bill Klintonit ne Prishtine . Por mosmirnjohja eshte virtut i te PABESËVE .
??????
Po Edi Rama derisa në Pejë tallej me “Kosovarët e trashë ” duke bërë simbolin e shqiponjës në të njejtën kohë shpalli Serbinë “Partner Strategjik” të Shqipërisë.
Çdo gjë që ka bërë Edi deri tani e ka bërë në koordinim të plotë me Vuçiçin.
Analizoni filmimet e Ramës me Vuçiçin dhe shumë lehtë vërehet raporti i inferiotetit në raport me Vuçiçin.
Te gjithe menduam se ajo qe beri Edi Rama ne beograd kishte madheshti, por ama, te gjithe jemi zhgenjyer prej tij.
Rama e ka shkerdhuer dhe perdhunuar kete vend. Ka krijuar nje ç’organizim te organizuar qe nje Zot e di se kur do e marrim veten.
Se si ja doli kesaj pune nuk e di. Por di te them, qe asnjehere ne historine tone Jugu nuk e ka perbuzur Veriun ( dhe anasjelltas ) me shume se sot. Asnjehere njerzit nuk jane bere me te egjer se sot.
Nqs ky vend do te ndryshoje, Rama dhe e gjithe kasta e vjeter politike e te gjitha kraheve duhet te dalin ne pension, dhe me dekret te vecante tu ndalohet pjesmarrja ne politike.
Shqipëria ka vite që e ka dënuar mëse një herë genocidin serb në Kosovë. Dhe Rama është i vetmi politikan shqiptar që ka kërkuar në mes të Beogradit që Serbia ta njohë Kosovën. MiniShengeni është një projekt i hartuar dhe mbështetur nga Europa dhe Amerika. Shqipëria ka bërë shumë mirë që ka hyrë në të. Nëse serbët nëse vijnë dhe blejnë prona në Shqipëri, kjo ështê gjë e mirë se pasuron shqiptarët dhe rrit tregun. Shprehja se “Edi Rama u vuri kufirin te thana kosovarëve dhe veriorëve” bie erë përçarje kombëtare. E tha dje Salehu dhe ti si lehës i SHQUP-it e përsërit sot. Rama nuk ka bërë kurrë ndarje ndërmjet veriut dhe jugut. Ndryshe nga Salehu. Udhëheqësit e Kosovës nuk duhet të mbajnë qëndrime partiake në Shqipëri. Iku ajo kohë kur kur trupat e Bukoshit hynin të armatosur për të krijuar trazira në vend. Janê shqiptarët e Shqipërisë ata qê vendosin se kush do i qeverisë. Dhe jo Prishtina. Lavdi Zotit që jeni dhe do mbeteni përjetësisht pakicë politike në vend.
Kujt i plasi se cfare beri Rama ne 2014 o hajdar.
Rama ne 2020 dhe 2021 po u ben Shqiptareve demin me te madh, po i fut ne minishengen me bastardet serve kur shume mire, mund te behej mini shengeni pa ata.
Peshqesh kemi edhe servet te blejne shtepi neper Shqiperi tani.
Ik o vemje ha sufllaqe
Kufirin ke thana ja ke vene vetes ti or derdimen e shume si ty, kufirin te thana e trurit. Por perfat jeni pak sa nuk mund te ndryshoni gje. Jepi o intelekual Sterrsi me gjithe shpella …
V.Osmani nuk perfaqeson Kosoven .Me dinakeri u angazhua per burgosjen e Thaqit,e urrene luften e UCK.Kjo eshte me radikalet udbash te LDK.Vetm serbia kesaj ja shefe airin.
Po te qe gjalle bejtexhiu Lym Alla do ta perkufizonte keshtu viziten e Vjosa Os manint: Kosovaret e bojne shurren ne Kosove e dun me na lag ne ne Tirone!
Nuk kam gje me analizen. Por, mendoj se duhet ruajtur ndjenja e mases. Media, etj., po merren ca si shume me V. Osmanin. Cdo gazete qe te hapesh te del V.O, etj. Ajo beri aq sa di ose aq sa e urdheruan. Nuk vendos Ajo dhe ustallaret e saj per raportet Kosove-Shqiperi, per zgjedhjet e 25 prillit, etj. Po, i behet publicitet me i madh se sa duhet.
Kolë,
Ke folë bash si burrat me men. Hallall. Na çmenën militantët e PD dhe PS.
Anadoll…flm, por kjo eshte e verteta. Edhe sipas te Kanunit te Lekes eshte turp te merresh me nje grua!???
Bravo Dritan..Nje analize perfekte,,,,,
Ti duheshe te ishe pjese perberese e qeverise Rama..dhe shume mire mund ta beje ministrin e jashtem..por jo per fain e Rames,por tendin..
Megjithate seshte von te jesh atje ku duhet..
Edhe me keto shkrime i sherben unitetit te kombit Shqiptar..Te vjen turp ;kur shiko Ilir Meten, qe si nje buce e keqe, hungellin cdo dite kunder qeverie..Lere ate tjetrin..qe do mbahet mend si tradhetari me i math i kombit Shqiptar..
Rama ka folur para kamerave me Vucicin per mini Shehengenin, per ate mini Shengen te firmosur nga Hoti ne Amerike. KURSE Berisha TAKOI Milloshevicin fshehurazi ( prandaj e zhduku remzi Hoxhen), e furnizoi me arme e nafte. Moj e Osmaneve prandaj e doni Berishen se jeni vete si ai, beni sikur se doni
serbin dhe dreqi e di se ca beni pas shpines se Kosoves, Apo jo?
Nje shtese: kam merak ne ruajtjen e ndjenjes se mases. Mos po tregohemi maskiliste?! Mos po cenojme te drejten dhe lirine e shprehjes, ne rastin konkret te Znj.V.Osmani?! Mos po shendrrohet ne tabele qitjeje se nuk kemi b… qe te merremi me dinamiken e problemeve tona te shumta, etj.?! Keto dilema, sinqerisht me mundojne. Fatet tona dhe perballimi i halleve tona nuk varen nga nje individ, nga Znj.Osmani jo e jo. Ju flm!
z. Hila, Albin Kurti, i cili ja vlen te permendet u zgjodh me shumice vote demokratike nga Kosovaret, u atakua dhe asgjesua politikisht si nga amerkanet ashtu dhe media e brendshme shqiptaro-kosovare vetem sepse i dha perparesi interesave te Kosoves dhe jo atyre personale. Fatkeqesisht, ne jemi mesuar me njala me kostume firmato ne krye te shtetit tone dhe atij kosovar ku te ashtuquajturit ‘lider e komandant’ ulen pa problem ne tavoline me grekun e serbin edhe pse keta te fundit na kane bere gjemen. Po per sa kohe pagesat dhe mbeshtetjet politike per pushtet vazhdojne keta horra gjakprishur u thone miqve te tyre ‘na thoni te bejme’. Albin Kurti eshte ndryshe nga te lartpermedur pasi nuk pranoj te fshinte bythen me bajrakun kuq e zi, gje qe tashme eshte bere norm ne skenen tone politike.
Respekte se ktu te gazeta e merogelbazes
na e shpifen kelyshet e ripjelljes ..
Shum i sakte je Dritan, ky eshte turpi i radhes e kokderrave te politikes Kosoves por nje gje eshte me se e vertete se UDB prej dekadash ka rekrutuar spiune ne Kosoves.
Kjo e kesaj lopes se rraces dihet mire veprimtaria si ne Kosove dhe ne Shqiperi. UDB i intereson percarja kombetare por lopet nuk kuptojne qe po te peshtysh lart ne fytyre te bie.
Ah sikur te kishte dhe Shqiperia nje kryeministre dhe kryetare parlamenti si Vjosa Osmani. Llapaqenet qe flasin kunder saj jane bythlepires te serbit.Vjosa dhe Albin Kurti perfaqesojne politiken e re qe do te nxjerre vendin nga kanalet e pista qe e ka futur klasa e vjeter e korruptuar politike
Po Edi Rama derisa në Pejë tallej me “Kosovarët e trashë ” duke bërë simbolin e shqiponjës në të njejtën kohë shpalli Serbinë “Partner Strategjik” të Shqipërisë.
Çdo gjë që ka bërë Edi deri tani e ka bërë në koordinim të plotë me Vuçiçin.
Analizoni filmimet e Ramës me Vuçiçin dhe shumë lehtë vërehet raporti i inferiotetit në raport me Vuçiçin.
Me kete koment qe ke bere ore “Vis “tregon vertet qe jeni te trashe por ama te trashe hileqare!Ju Shqiperine e doni per interesa personale ndersa shqipetaret e Shqiperise nuk kane kurrfare interesa ne pjesen tjeter te saj!Apo ju mendoni se asht Kosova e me pas Shqypnia,o hej o hej o hej!
Ky Shkelzen Haxhia duket qe eshte shpellar derr maloku……
Tani qè lexova kètè shkrimin e zotit Dritan Hila (Shkaba) mè erdhi nè mèndje koha e largèt kur erdha nè Itali. Hap pas hapi e ditè pas dite duke u inkuadruar nè jetèn dhe njerzit atje, tè cilèt sinqerisht mè afronin dhe natyrisht duke u ambientuar fillova tè futesha pak nga pak nè debatet e tyre politike. Ishte si diçka pèr tè shkrirè akullin dhe njè ditè debati u nxeh shumè dhe sidomos kur unè nuk po ndalesha mè. Ata fillimisht siç dukej kishin menduar qè unè nuk kisha njohuri pèr historinè dhe politikèn italiane, ndaj dhe mbetèn tè habitur aq sa nuk dinin se si ta mbyllnin diskutimin e gjatè. Njè qè mbahej mè presentuos vazhdoi. Si kèshtu Ti qè paske rregulluar Shqipèrinè dhe tani po dèshiron tè na sistemosh Italinè?! Ma shko nè shtèpinè tènde! .Me tone tè ashpèrsuara. Nuk desha mè debat pasi fjalèt e tijè nuk i prita mirè pasi nè Shqipèri, Salihu po rrihte deputetèt nè Sheshin “Skènderbej” Kjo ishte e para dhe e fundit diskutim pèr politikè nè Itali, as nuk dua tè di, si e si se! Ata e shajnè atdheun e tyre me fjalè tè rènda por, dikush tjetèr nuk mund tè thotè as njè gjysèm fjale pèr atdheun e tyre. Morali i favolès – Vjosa e osos si ai qèngji qè pèr herè tè parè sheh barin e njomè hidhet e pèrdridhet si e tèrbuar duke u argètuar. Ajo ndoshta nuk ka idenè se kush ishin partizanèt e Enverit, kush ishte morali dhe forca e tyre, me çfarè vrulli dhe vullneti luftuan dhe punuan. Shqipèria èshtè njè vènd mjaftè tolerant e zèmèr gjèrè pasi tè tillè ishin edhe Ata qè e lèshuan pushtetin mè shumè pèr Kosovèn dhe jo se u trèmbèn. Dhe na vjen njè ditè qè ajo vajzè, mbesè e njè mercenari tè Zogut, kolaboracionisti tè nazi-fashistève e flet pa mè tè voglèn teklif. Vjosa dhe tè tjerè Shqipèrinè e shpetuan dhe ndèrtuan partizanèt ashtu pa bukè dhe pushkèn me gjalmè pa e ndihmuar askush, se pèr Zogollèt, Mithatèt, Xoxet, Berishè e Metè, etj ju do tè flisnit me kohè gjuhèn e shkaut. Juve si kosovè ju ka ndihmuar Shqipèria, Nato, USA e gjysma e botès…. Ndaj kur Kosovèn ta bèni Shtet me ulèse tè barabarta nè OKB dhe NATO& UE atèherè ndoshta mund tè kaperdiseni nè Kuvendin e Shqipèrisè.
Une nuk e di nese Zogistet apo Mithatet sic thoni ju kane qene gente per bene apo jo. Por nje gje eshte mese e sigurt dhe e prekshme. Arsyeja qe ne si komb morem arratine ne 90n me toke, det dhe ajer na erdhi si pasoje dhe vetem si pasoje e qeverisjes ultra diktatoriale te atyre qe drejtuan ata partizan me pushke me gjalm. Jam i sigurt qe edhe ata vet, pra partizanet, po ta kishin ditur se Enver Hoxha do instalohej ne krye te shtetit shqiptar me ndihmen e grekerve dhe te serbeve, dhe te ishin gjithashtu deshmitar te 45 viteve qe do viinin, vite te cilat u mbushen me vrasje, internime dhe izolim total brenda nje kafazi me gjemba e korent prej 28 mije km/2, keta partizan do merrnin po ato pushke me gjalm e do ja rrasnin aty ku nuk thuhet xhaxhit dhe gjithe klikes se instaluar moniste ne 45n. Pra, te thuash qe keta qe vrane e internuan gjakun e tyre ishin burra me te mire se sa zogistet e gopistet, me duket se eshte nje argument tejet kontradiktor qe nuk lejon debat te metejshem. Edhe me qe ra fjala, bijte e po ketyre pezzi di merda jane sot ne pushtet fale baballarve te tyre dhe kjo eshte edhe aresyeja e gjendjes aktuale te atij vendi i cili na denoi me mergim te perjetshem. Edhe mos me thuaj qe eshte zgjedhje se italian e anglez ketej je veten veten ne leter.
Mos u merzit se shum shpejt do vin dhe ne tirane sps jan e ardhmja e politikes afat gjat ne interes te mbarshqiptarve
Bravo Shkelzen.
Shtetin tone e kane kap te pa ngopurit ne Korrupsion, qe kane lene menjane detyrat kryesore si shtetare, ruajtjen dhe forcimine integritetit shteterore, punesimin e popullit, rritjene mireqenjes se tyre. Keto detyra themeltare qe rrjedhin nga kushtetuta e RPSH, jane harruar nga keto hajdute te babezitur, dhe jane gati te japin gjithshka, te shkaterrojne gjithshka qe te ruajne parate e vjedhura. Shembulli i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit tregon se Kosova ka force, dhe shprese per te hecur perpara, ndersa Politikane te tille me Ramen ne krye jane kthyer ne sherbim te interesave RUSE-Setrbe_Greke, Sa turp, sa krim,sa e rende, eshte shterruar shqiperia, eshte boshatisur Shqiperia mbi 57% e popullates kane lene vendin, ndersa RAMER ZIU, nuk ka bere as edhe nje koment. A ka zot qe ta pranoje kete? O popull cfar fatkeqsi e madhe qe po drejtohesh nga hajdute dhe kriminele,
Ardhja e Vjosës në Tiranë ishte sikur me ardhur Xhafer Deva. Bëri një dëm shumë të madh dhe do mbetet një njollë e errët në kujtesën e popullit Shqiptar. Njësoj si njolla e Xhafer Devës që kanë kaluar më shumë se 75 vjet dhe nuk harrohet, por kujtohet për turp.
Po çfare mutin keni mor milet ,pse silleni e perdridheni si kryekurva Edvin Rama.
Po TRI gjana theksoi Presidentja ne detyre
1. Ndarja e Kosoves nuk eshte e pranushme.
2. Minishengeni eshte gabim
3 heqja e traut ne rrugen e kombit.
Si dhe i beri thirrje Edvin palloshit te miratoje rezoluten kunder serbise per krimet e kryera ne kpsove.
Po ça karin ka ktu per ta rrotullu Hila me Meron e Frrokun .
Apo e bajn si gjithnje me ju pompu ju karave qe sjeni pak per fat te keq.
Eshte llumi monist qe te vetmen axhend paresore qe ka eshte vazhdimesia e shkerdhimit te shqipes ne favor te serbit e grekut. Mos u lodh kot me keta moterqiret e enverit.
Një bravo e madhe për z.D.Hila.Dënglat e V.Osmanit në Tiranë ishin mish për qënt:Sb,Im, Lb,A.kurti,R.Haradinaj që Rama e abandonoi me të drejtë në kuvënd,kur unë nuk dija se edhe kjo thith-lopa e kishte bërë më parë të njëjtën gjë kur E.Rama kishte shkuar në Kuvëndin e Kosovës.
-V.Osmani u ftua nga Ilir Meta me urdhër të SaliKriminelit për të pëçarë drejtuesit Shqipëri-Kosovë.Fjalimi saj ishte përgatitur prej tyre për të goditur E.Ramën,kur ky ka mbështetje kombëtare dhe nd/kombëtare sa askush tjetër,sidomos gjat drejtimit të OSBE-S kur në Kremlin bëri për uji të ftohtë Lavrovin e Putanës,kur i tha…jeni për luftë e jo paqe si në kohën e stalinit 1953…!
-Ata që po i thurin lëvdata V.Osmanit siç duket janë Kosovar nga shkrimi dhe gjuha…shumë të trash dhe pa nuhatje politike por militant të njëanshëm si puna e çobanit me dhi që mburr kopen e tij.Dhe gjunah tu themi vëllezër.
-Të përgëzoi D.Hila,dikur shok në Fb.
-Nga koloneli në pesion-Mallakastriot jo anonim.
-FLM-TEMA,FLM D.HILA
Na myten kta analiste jane ba ma keq se tallavaja.
Po pushoni njehere more Jezus.
Leh analisti lehin komentusit. asht ba lehje krejt kjo pune
Diskutimet e bisedat ne rruge ,gazeta ,tv etj jan tejet te vlefshme dhe te mierseardhura per ne e per gjeneratat qe jan e do te vijne pas nesh ! Ne kur ishim te ri ne Kosove syte e shpirtin e kishim te lidhur me Shqipnine -shtetin ame qe e enderronim nate e dite ..Rinija studentore ishte e ndare ne dy grupe me ne dhe me ata !! Me ne ishin te gjithe te rinjet e te rejat qe deshironin bashkimin me shtetin ame -Shqinine e me ata ishin bijte e komunistave e Titistave qe na e pinin gjakun me pambuk !! Vetem nese dikush e vendoste flamurin kombetare per festa kombetare a ndonji gazmend familjare denohej 6-8 ose 10 vjete e me teper burgim !! Tani kjo eshte e kaluar por fakti se Shqipnija eshte shteti ma i dobet ekonomik ne EU te len pa fryme dhe njeriu konstaton se kjo klase politike e majte dhe e djathte keshtu siq quhen (sepse te dyjat jan ppsh ) duhet larguar nga skena politike .Ne vende te tyre duhet te vijne njerez te menqur e para se gjithash te rinje e te reja qe punojne per shtetin Shqiptare e per Kosoven e lire e te vogel!! Per mendimin tim lufta partizan -gjerman dhe permendja e saje eshte teper e tejkaluar dhe teper banale ..Fitorja e partizaneve e la Kosoven nen meshiren e komunisteve e Titiste qe e torturuan popullin e shrete deri ne vitin 1999 ku SHBA e Nato na liroi te cileve duhet tju jemi falenderues perjetesisht .. Ku ashte sot Sangjaku ,si flasin ,ku i kan shkollat shqipe kur dihet se nga viti 40-45 kishin te gjitha keto liri ? E njejta vlen edhe per Qamerine e famshme ku i kan shkollat e lirite kombetare shqiptaret e asaj ane ?? Ti hapim syte te bashkohmi si tup i vetem pa dallim feje ,pa dallime kahinore e fisnore sepse Shqipnija eshte nji me Kosoven e me viset tjera sepse ideologjija sna qon askund…Rrnofte Shqipnija nga Sangjaku deri tek Janina ….
Ca mendimi ka Dritan Hila per Vucicin, si ?elitar” qe e quan veten?
Dritan Hila, nje qurrash legen nuk matet kurre me Vjosen, por vetem me legenet bythelepires te Rames dhe Meros qe i vene pas.
Dhe niveli i shkrimit dhe i legeneve tregojne fytyren e vertete te Dritan Hiles, qe e shpall veten elitar. Nje i perkedhelur i sistemit te kaluar, njelloj si Rama. Buke e fryre nga majaja e vetekenaqesise, dhe sherbetore te pushtetit. Puthadore pa nivel e karakter. Asgje me teper