Vjosa Osmani u mbyt në Vjosë!

19 Dhjetor 2020, 11:13Politika TEMA

Nga Hamdi Jupe

“I bën fllad vedit” është një shprehje popullore dibrane për një njeri mendjemadh, trushkulur që i pëlqen vetja, pra është pemë pa kokrra, që nuk di ç’është bota përrreth dhe prandaj këput mbroçkulla poshtë e lart, duke u bërë qesharak në shoqëri. Kjo shprehje m’u kujtua këto ditë duke ndjekur vizitën zyrtare të kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe Presidentes në detyrë Vjosa Osmani në Shqipëri.

Ajo kreu një udhëtim të zhurmshëm e provokativ në kryeqytetin tonë, e ftuar nga presidenti i Republikës Ilir Meta. Agjenda e saj ishte e gjerë, e nisur nga të dy ofiqet e larta që zotëron përkohësisht në vendin e saj. Vizitat e personaliteve të larta të Kosovës kanë qenë dhe janë gjithmonë të mirëpritura dhe, po kështu, ndodh edhe me drejtuesit e Shqipërisë në Kosovë. Por vizita në fjalë dhe mesazhet që transmetoi trazuan shumë ujëra dhe trishtuan shumë shpirtëra këtej e andej kufirit.

Kush është Vjosa Osmani? Një politikane 38 vjeçare, deputete në Kuvendin e Kosovës në tre mandate si përfaqësuese e Lidhjes Demokratike, ajo u përjashtua nga partia e saj, sapo mori postin e kryetares së Kuvendit, sespe filloi të “flirtojë” politikisht, duke mbështetur hapur aventurat e kryeministrit të dështuar Albin Kurti. Kështu ajo u pozicionua menjëherë në krah të humbësit dhe ambicieve të tij historikisht të papërmbushura. Aq e lidhur është bërë me Kurtin, saqë në vizitën e fundit në Tiranë, ajo nuk ishte gjë tjetër, veçse Albin Kurti i veshur me fustan.

Aksidentalisht, nga dorëheqja e imponuar e zotit Hashim Thaçi për shkaqe që dihen, ajo ushtron përkohësisht rolin e presidentit të vendit, derisa të zgjidhet një president i ri nga Parlamenti (në Shqipëri, sipas Kushtetutës, nuk lejohet të zgjidhesh president pa i mbushur 40 vjeç.)

Gjatë vizitës këtu, pa pikë etike dhe diplomacie, Osmani shpalosi ambiciet e saj të pakufi, kur mori përsipër të kritikojë rëndë politikën e Republikës së Shqipërisë ndaj Kosovës, duke dëshmuar jo vetëm megalloni të pashoqe, por edhe injorancë të plotë të çështjeve të cilat u rrek të cekte. Ajo ishte e ftuar e Ilir Metës dhe, si e tillë, i dinte orekset e këtij të fundit në akuzat dhe sharjet ndaj qeverisë së Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama. Por në vend që të qëndronte “mbi palët”, siç edhe i takonte të ishte, ajo u shfaq si një axhamie, me një profil shumë të ulët politik e diplomatik në takimet dhe deklarimet publike.

Injoranca politike e zonjës Osmani u duk së pari në kërkesën e saj (me ton gati urdhërues) që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një rezolutë ku të dënonte krimet serbe në Kosovë. Ka mbetur Kuvendi ynë pra, t’i japë mendje zonja Osmani për këtë çështje! Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutë për Kosovën qysh në vitin 1991, kur ka kërkuar njohjen e pavarësisë së saj, të shpallur më 2 korrik të një viti më parë, megjithëse atëherë këtë pavarësi nuk e pranonte askush në botë. Zonja Osmani atëherë ishte një cucë 8 – vjeçare që fshìnte hundët me mëngën e xhaketës, prandaj nuk ka si ta dinte këtë. Por ka patur një dyzynë rezolutash të tjera në vitet në vazhdim në mbrojtje të Kosovës, veçanërisht në kohën e luftës për pavarësi atje, të cilat zonjës Osmani nuk i falet të mos i dijë, kur paraqitet si Presidente e Kosovës në Shqipëri. Historia e Shqipërisë filloka për të, atëherë kur zonja Osmani u bë Presidente (e përkohshme).

Populli shqiptar i Shqipërisë priti me sakrifica dhe bujari, në një kohë të vështirë për të, gjashtëqind mijë shqiptarë të Kosovës në ditët e Luftës e të kiametit atje. Për këtë nuk ka kërkuar asgjë prej Kosovës. Por, nga ana tjetër, nuk mund të pranojë as fyerje të përfaqësuesve të lartë të saj, që nuk dihet se në ç’vrimë miu e kishin futur kokën në atë kohë për të shpëtuar nga barbaritë sërbe.

Zonja Osmani u shpreh kundër Shengenit Ballkanik, kur kjo nismë tani është përshëndetur dhe nxitet nga aleatët e mëdhenj të shqiptarëve: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington pak muaj më parë në prani të Presidentit amerikan Tramp nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Sërbisë, rëndësia e bashkëpunimit rajonal është theksuar në mënyrë të veçantë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë marrë përsipër të financojnë shumë projekte të mëdha në kuadrin e kësaj nisme të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vetëm “talebanët” e Ballkanit, ku me sa duket, bën pjesë edhe zonja Osmani, nuk e pranojnë këtë.

Linja e inter-konjeksionit Shqipëri – Kosovë, e financuar nga qeveria gjermane dhe e bllokuar nga Sërbia prej disa vitesh pa u vënë në punë, u bë e mundur të fillojë nga funksionimi në kuadrin e kësaj nisme ballkanike. Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur t’i japë Kosovës hapësirë territoriale për ndërtimin e hidrocentralit për nevojat e saj. Bashkëpunimi rajonal pra po jep fryte. Në kohën e komunizmit 60 përqind e tregtisë së jashte të Republikës së Shqipërisë bëhej me Ish-Jugollavinë, sepse ishin dy vende fqinje. Edhe sot eksportet shqiptare me Sërbinë po rriten vazhdimisht. Vetëm Vjosa Osmani dhe bashkëpunëtorët e saj këtej e andej kufirit janë kundër këtij bashkëpunimi, kur vetë Kosova shumicën e tregtisë së jashtme e bën me Serbinë.

Zonja Osmani dhe disa politikanë të atjeshëm duan një Kosovë të izoluar nga Europa dhe bota, sepse vetëm kështu do ta ndiejnë veten pashallarë të qetë në oborrin e tyre të rrethuar me thupra, si beu në kashtë. Prej disa vitesh Kosova po humbet prestigjin e saj në arenën ndërkombëtare për faj të politikanëve të saj të tipit Osmani. Edhe regjimi i vizave që nuk po hiqet për kosovarët, është, ndër të tjera, rrjedhojë edhe e disa qëndrimeve obskurantiste të disa politikanëve të atjeshëm.

Shembulli më i freskët për këtë është tani me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Me gjithë problemet e mëdha që kanë brenda dhe jashtë vendit dhe që janë jetike për popullin, partitë politike atje nuk po arrijnë të zgjedhin një president të ri jopartiak, por duan të gjithë të bëhen presidentë, duke treguar kështu paaftësi të skajshme qeverisëse. Kjo po e çon vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare në periudhë dimri dhe pandemie, kur zgjedhjet janë zhvilluar vetëm pak muaj më parë. Pjesë e këtyre rrëmujave politike është edhe presidentja “adoleshente” në detyrë dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, zonja Osmani.

Zonja në fjalë na erdhi këtu dhe na kërkoi që të hiqet tarifa e rrugës e Kombit. Kjo rrugë ka konsumuar deri tani 1,4 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë dhe megjithatë, ende nuk është sjellë në terezi. Ajo është ndërtuar me kredi të marra nga qeveria shqiptare dhe kjo kredi vazhdon të paguhet prej tyre. Qeveria e ka bërë të qartë se paratë e paguara nga tarifa e rrugës do të investohen po në rrugën që ende nuk është përfunduar. Unë që jam nga Saranda dhe që nuk kam shkuar asnjëherë në rrugën e re për Kosovë, nuk e di se përse duhet të vazhdoj të paguaj ende për atë rrugë që e përdorin vetëm ose kryesisht kosovarët. Ata që nuk duan të paguajnë, le të kalojnë nga rruga e vjetër e Qafës së Malit, se kështu u del më lirë. Po le të hedhim edhe këtu një “shashkë patriotike” për “rrugën pa pagesë” dhe këtë bën edhe zonja Osmani.

Zonja Osmani u takua dhe u jargavit nëpër konferenca shtypi me liderin e opozitës shqiptare Lulzim Basha, duke e “amnistuar” kështu për ato që ka bërë kundër liderëve të U. Ç.K-së. Po ajo e di shumë mirë që ishte bash ky Bashë që ka mbushur dosjet me shpifje kundër liderëve të luftës së Kosovës për gjoja “trafikun e organeve” dhe që sot dergjen në burgun e Hagës. Parlamenti i Shqipërisë, pa pritur “këshillat” e zonjës Osmani, ka ngritur një grup hetimor për këto akuza, hetim që do t’i tregojë opinionit këtu e në Kosovë se kush i çoi në Hagë udhëhqësit e saj. Por Osmanit nuk i bëhet vonë për burgosjen e tyre, përkundrazi, ajo interesohet vetëm për ambiciet e saj karrieriste.

Gjithë vendet e Europës kanë mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë, ndërsa Shqipëria po i mban të hapura ato me vendet fqinje, pikërisht se në to jetojnë shqiptarë që kanë nevojë të komunikojnë me atdheun mëmë. Megjithatë, gjatë vërdallisjeve të saj tri – ditore nëpër Tiranë, Osmani nuk gjeti kohë të thotë një fjalë falenderimi për qeverinë shqiptare në emër të shtetasve që rreket të përfaqësojë.

Për këto qëndrime aspak diplomatike dhe etike të mbajtura prej saj në Shqipëri, zonja Osmani meritoi plotësisht bojkotimin e kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së saj në Parlamentin e Shqipërisë. Vjosa Osmani “lëshoi oshkurët” në Tiranë dhe kjo kapardisje prej gjeldeti e saj në prag të Vitit të ri, nuk meritonte më shumë.

Gjatë qëndrimit të saj tre-ditor nëpër Tiranë ajo lëshoi një okë me p**dhë, duke ndotur përkohësisht atmosferën këtu me mbroçkullat e saj. Pas tre muajsh, me kryerjen e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Osmani nuk do të jetë më askushi, veçse një kujtim karikaturor i një pjese të politikanëve dritëshkurtër të Kosovës së sotme. Sidoqoftë, karikatura e kësaj vizite në Shqipëri do të mbahet mend gjatë, sepse është e paprecedent. Prandaj, lereni Vjosën të mbytet në Vjosë.

54 komente në “Vjosa Osmani u mbyt në Vjosë!”

  1. Franci says:

    Bravo, shume e sakte.

    1. Lajmi fundit says:

      Nuk e lexova fare kete shkrim shkerdhate te nje shnerdhate si HAMUT JUPCE!!! Qe nga vete emri njw nga thrmeluesit e gatetes se turpshme te zhdukur zeri i popullit e deri te nje i zbythur nga deputetlliku! Ky shkerdhate monster duhet vetem te haj mut e te mos flase se vetem dhjet ndyresi e qelbet era lomunizem!!! POSHTE KOMUNIZMI DHE FARAT E NDYRA TE ENVERONEXHMIJES

  2. Me sali kriminelin pse u takua apo pregatisin pucin e radhes me xhafer devat says:

    Foka e dhjamosur nuk njeh as kortezine njerzore dhe jo politike qe kur i shkon tjetrit ne shtepi nuk shahet..
    Ajo u ftua nga islamistet e molotovit sali e ilirfloriri dhe foli me gjuhen e tyre .
    Vjoses i ka zene truri dhjam dhe u mbyt ne lanen e fekaleve,aty ku saliu hedh edin ketu e 7 vjet…

  3. Taulant says:

    Shqiperia eshte mbytur ne Vjose .

    1. xx says:

      shyqyr qe ke shpetuar ti pa le te mbytemi ne.

  4. Sekretari i Partise says:

    ANDEJ NGA NE I THONE, PRESIDENTE TYRYFYCKE.
    ANALIZE SHUME E QARTE NGA ARTIKULLSHKRUESI.
    KETU VETEM NJE GJE NUK KUPTOHET, MIKU I BERISHES E PERJASHTOJ NGA PARTIJA E VET, PO KY BERISHE QE NUK ESHTE ASKUSHI, NA PRET VJOSEN NE TIRANE.

  5. Gjoka says:

    TAMAM TITULL ZERI POPULLI HAMDI “RILIND ” SI ED RAMA, PROF. I KAPITALZMES SERVET PELLUMBI, GRAMOZ RUÇI ETJ. SOJSEZ TE PPSH GJATE KOHES QE TI SHERBEJE ME DEVOTSHMERI NE ZERI I POPULLI. GJEJ ME SE PAKU TITUJ KAPITALIST .

    1. Qemali says:

      Lajë gojën para se të flasësh për këtë gazetar klasi.

  6. Muc Xh. qe spiunonte Petro Zhejin says:

    Hamdiu i ben nder gazetarise. Kush do le te mesoje.

  7. Gjoka says:

    TAMAM TITULL ZERI POPULLI HAMDI “RILIND ” SI ED RAMA, PROF. I KAPITALZMES SERVET PELLUMBI, GRAMOZ RUÇI ETJ. SOJSEZ TE PPSH GJATE KOHES QE TI SHERBEJE ME DEVOTSHMERI NE ZERI I POPULLI. GJEJ ME SE PAKU TITUJ KAPITALIST …

  8. Artani says:

    Ajo aq di, aq bënë. Nuk ja vlen të merresh me të.

  9. Diu ziu says:

    Bravo Hamdi! ke ngel sic ke qene nje rrot cari i pandryshuar! po u plake e au poqe mor debil qe shkruan keshtu! me aoguri e ke nje hall te madh mbijetese qe lepihesh kaq shume ps Rilindjes, pasi ti je komunist i 89-es! ose nese nul je ne Shqiperi i bie qe edhe aty ku mund te kesh ahkuar ke ngel ai me siper! trishtim intelektual!

  10. Trimi says:

    Edhe per Serbine te kishit shkrojtur ka keq nuk do kishit folur, Eshte nje turp gjith keto prrall politike

    1. Realpolitika says:

      BRAV HAMDI JUPE.
      SHUME SAKT .
      VJOSES OSMANIT JA KA MARR MENDJEN KARRJERA.
      I RA LLOTARIA TE JET KRYETARE PARLAMENTI DHE PRESIDENTE …DHE PO FLUTURON.
      AQ DI KAQ BENE.

  11. Sasame says:

    Pergezime qe poshkruan pas nje periudhe shume te gjate.Ke qene nje nga gazetaret me trima,ne kohen 92_96,ku shume njerez kishin frike te lexonin gazetat opozitare,nga regjimi represiv i Berishes ju z.Jupe keni qene nga zerat e vetem qe keni kritikuar me fakte ne parliament dhe ne konferenca shtypi rregjimin fashiste te Sali Berishes.Per sa i perket shkrimit te sotem nuk kam se cfar te komentoj ,i ke thene te gjitha.komentet e imja i kam ber ne nje artikull tjeter.

  12. Deda says:

    Çfar pret nga një grua që nuk kujdeset për veten e vet. më shumë e gjërë se e gjatë.

  13. Luli says:

    Hahaha Vjosa, na ka mare dhe emrin e lumit.

  14. Tirona e Vjeter says:

    Kjo “Turkja” qe na Beri Presidenten,te Lutem jo te Mbytet ne Vjese se na Qelbe Vjosen..dhe Detin..po me mire te Mbytet ne Shpellat e Vicidollit apo ne ndonje Perrua te Cepanit te Skraparit..
    Le te marre me vete:Berishen-Bashen,si dhe “Nipin” Lulezim Bashen…lol

  15. Kosovë Zhuri says:

    Bravo!
    Një artikull i shkëlqyer.
    Mirë do ishte Vjosa Osmani ti kërkoj falje Shqipërisë, dhe gjithë Shqipëtareve për sjelljen saj përçarëse dhe shumë primitive, sikur jemi në 1945, ku në Shqipëri, komunistët po i shtypin ballistët.

    1. Artan says:

      Analize shume e sakte

  16. Kosovar says:

    Ti mistrec berati, ajo kastravec kosove shyqyr qe ne shqiperi nuk jua vare njeri rruge te mbare president nga hallo.

  17. ZOROOS says:

    Vojsava e ka mendjen te gjej ndonje lul shqipetar hollandisht k.r

  18. salehi says:

    Nje bretkose qe vetem pellet neper pellgje ujrash te ndenjura. Sa per shqiperine, nuk ka goje as ajo e askush te perpiqet qe ta neperkembi se ka bere aq shume per kosoven sa nuk ka bere asnje shtet apo komb tjeter ne bote dhe pergjigja e kosovareve ka qene neperkembja e shqiptareve refugjate, ka qene lufta e ’96-’97 e ’98, kane qene edhe keto protesta, kapakun e te cilave e vuri kjo bretkosa e dhjamosur qe nuk la fjale pa thene per shqiperine, ne kohen kur vete nuk eshte asgje, vetem nje kukull 6 mujore (nqs arrin) ne krye te kosoves. Kjo mender presidentja e kosoves shkon e takon armiqte e popullit kosovar, salehun e bashen dhe pret prej tyre edhe rishkaterrimin e shqiperise e vete kosoves.

  19. drino says:

    Jo e keni gabim, Vjosa Osmani u mbyt ne Lane se lana i mbledh qelbesirat, spiunet e UDB…… Vjosa ka uje kristal qe nuk pranon qelbesira dhe prostituta sidomos kur vine nga Kosova. Kjo ndyresire duhet bere NON GRATA dhe min Cakaj duhet te veproi per kete PERCARESE TE KOMBIT.

  20. Jo realisti says:

    Injorimi qe mund ti behet fenomenit “Vjosa” eshte duke mos u marr me te mendoj do e cvleresonte shume si politikane. Kurse ju po i jepni shum hapesire asaj. Ke promovim nuk e ka pasur edhe ne Kosove.
    E faktorizuat gocen…
    Ajo kete donte…

  21. Agron says:

    Analizë e saktë gjë, që e meriton një kaçurrele budallaqe që na mbanë edhe emërin Vjosë.

    1. Apojo says:

      Një gjë s’mora vesh unë, kush qe kjo, Albini me fustan apo Albini me sujtjena?

  22. Tualet Palla says:

    Hamdi Hupe po çdo o derëzi që bën si digital! Ti me vajgur të punon sistemi. Analog jo e jo, as që bëhet fjalë. Pse e kruan me letër zmeril vrimën mbrapa te kalcifikuar nga muti komunist. Bastard emulacioni . Ymer është miliarder nga gëlbazat që emeton. Po ti çke? As jargët nuk të hedhin rilindarët….çudi me këta loqet e PPSh

  23. Skenderbeu says:

    Te lumte pema dhe mendja e qete zoteri Hamdi Jupe sepse ja ke qendisur doses te perkedhelur te Kosoves.

  24. GENTI says:

    Fix e ke analizuar Z Hamdi po ajo ka shopket e vete ketu peshengritesa dhe gaxhgaune qe e presin me kenaqesi. Per politike shqiptaret sjane treguar kurre te zote, ndaj dhe nuk na pjerdh njeri.

  25. aleko says:

    Mungesa e pevojes politike e saj con ne mbajtjen e ketij qendrimi politik ndaj shqiperise per te mos folur per mungesen skandaloze te etikes qe mbaji ne fjalen e saj.Dihet se ofiqet e marra pa merit dhe ne moshe te re i bejne disa individ te fluturojne shpejt e te rrezohen shpejt..PO duhet ti jipet dhe nje shans zonjes …deri sa ti p…dhe bytha ne uje pastaj shohim e bejme..

  26. Kosova says:

    Bravo artikull i shkelqyer. Nuk do ti hiqja anje pike e asnje presje. S’ka ku te shkruaje me sakte per kete debile qe ndot ambientin politik e shoqeror. Vjosa eshte nje down politik e asgje tjeter.

  27. Sekretari i Partise says:

    Foto, VJOSA DUKE MBAJTUR KULLEN E PIZES.

  28. N.VJOSA says:

    Pse ma mbyt o zoti Jupe,
    Pse ma mbyt Vjosen ne Vjosë…
    Vjosa ime e kulluar
    Nuk ka vend per nje bretkosë….!
    ***
    Erdhi Vjosa ne Tirane
    Dhe takoi dy kriminele
    Dhe shqiptaret na e panë
    Se s’ish Vjose, por nje Pelë…
    ***
    Erdhi Vjosa ne Tirane
    Thotë erdha si Presidente
    Erdhi dhe te gjithë e panë
    Panë një Adoleshente…!
    ***
    Mos i vini faj të gjorës
    Se eshte nje Analfabete
    N’politike s’ja thotë Kemborës
    E beri Sala per vehte…!
    ***
    Vjose Vjose të perdori Djalli,
    Më i madhi Tradhetar ,
    Nuk e njeh kët’ farë zavalli
    Kriminelin gjakatar?!…
    ***
    Vjosa më duket naive
    Të na beje politikë
    Unitetin na e dhive
    Na përçave edhe Pikë…
    ***
    Vjosë më ke marrë emrin
    Emrin tim të kulluar
    Takove ca tradhetarë
    Shumë na ke turbulluar…
    ***
    Kosovē, ti vrane djemte
    Moj Kosova jonë martire
    Duane te vijne ne pushtet
    Ca Zuzarë e ca Lavire…
    ***
    Lavire në Politikë
    Mendjelehte e kokëdhjamë
    Kosova eshtë në rrezik
    Shkoi ky mort e u perçamë…
    ***
    O vëllezer të Vatanit
    Shqipja jone heshtjen e theu
    “Se pas Car Stefan Dushanit,
    DO TË VIJË SKENDERBEU…!”

    1. bako says:

      Shum e goditur Vjersha, te Lumtë!

  29. Tomori USA. says:

    NJe bravo te madhe, 10 me yll meritpn per kete shkrim zoti Hamdi Ype.
    Nder dhe respekt per Kryeministrin Rama, qe e bojkotoi, kete karagjoze femer, qe as me shume dhe as me pak foli me gjuhen e plakut Mere dhe te mamuthit Ilir Meta.
    KJo fycke, sditka deklaratat e bera me pare nga 91 e ne vazhdim qe jan bere per KOsoven nga parlamenti dhe qeverit shqiptare dhe derdelliste prockulla, duke share qeverin direkt apo indirekt.
    Midis budallalleqeve te medhaja qe cfaqi, me e turpshmja per Vjosen esht kundershtimi i SHengenit Ballkanik, qe esht nje ure komunikimi, bashkepunimi dhe mbi te gjitha interesa te medha ekonomike per te dyshtetetet pjasmarese, kur dihet qe prodhimet e fermereve shqiptare po hidhen ne lume, ndersa Serbia mbetet impotrusi me i madh i prodhimeve bujqesore. Vetem SHengeni beri te mundur funksjonimin e linjes te interkonjuksjonit, se po te ishte per mendjen e Berishes, Metes, e Abinit e VJoses, Ramushit. sdihej se kur dote funksjononte.

  30. cipini says:

    Hambi Jupe, te lumte pena. Se cfare ishim ne ate kohe e dime gjithsejcili. Ca gazetare, ca sekretare dhe ca spiune me klecke ne boigrafi. Po cfare jemi sot pyesni Fahri Balliun se e di mire.

  31. ai says:

    Vjosa ka dale ne foto duke buzëqeshur nga lumturia, me vrasësin e xhaxhait të nënës se saj,

    me komunistin e betuar,-Militantin Sali Ram Berisha.

  32. Ela says:

    Pse te dogji kaq shume fjalimi brillant in Vjoses o Hamdi?
    Kaq shume ju dhimbs kryeministri sa e shqyet gjuhen duke e lepire para e prapa?
    Qe te mos e kuptosh Vjosen duhet te jesh ose i tredhur nga diktatura qe meriton meshire, ose servil i peshtire, ose maskara dhe meriton percmim. Duket se i paske te treja ti dhe sera jote.

    1. Mondi says:

      Fjalia I saj briland sa komenti yt.Kap iriq e perpiq te dyja.I njejti soj muti.

  33. Fasllia says:

    Me turp dhe me nivel i uket intelektual, nuk eshte pare ndonjehere ne statusin e shtetareve te larte te shteteve. Kjo thote se ishte e ftuar nga ilir meta, deri ketu eshte ne rregull, kjo karagjoze ne detyre si presidente, shkon dhe ben qoka private atje ku, luften dhe njerezit sollen pamvaresine e kosoves, takon njeriun me kondravers per ushtrin dhe njerezit qe prune komoditetin e kesaj zonje si presidente, sali berishen, takon te akuzuarin per fshehje te kasetave te mizorise njerozore, lulzim bashen. Kjo nuk quhet me presidente e kosoves, por e deleguera e serbeve dhe e vuçiçit. Ma turp nuk ka.

  34. FORSTER says:

    Kjo (Lopa-Hollandeze)me emrin Vjosa ardhi takoi kriminelet e SHqiperise Sali-Halene dhe Ilir-Mutin dy protogonistet qe votuan ne Bruksel pro Dick Marty per te hedhur poshte luftene Kosoves .Kjo lopa-Hollandeze a e di qe krimineli Sali-Berisha theu embargon ku e furnizoi me nafte Sllobodan-Milloshevicin per ti shfarosur kosovaret,a e di kjo qe ai Sali-Krimineli ka gisht ne helmimin e Ibrahim-Rrugoves ,ae di qe Krimineli Sali ka gisht ne vrasjen e te madhit Adem-Jashari dhe plot te tiera prandaj studioe historine e vendit tend pasandaj dil per vizite ne SHqiperi .

  35. artan says:

    Hamdi Jupe legjende. Na ke munguar per nje kohe te gjate. Artikulli exelent, sic e ke zanat ti.

  36. Kris says:

    Nje rilindas i thekur, qe u turr sapo ja shau dikush Sulltanin proserb. Bravo Hamdi!

  37. Bato says:

    Bastardet e Albin Kurtit zvarranike qe bredhin nga OP e nga Mjafti tek VV komentojne ketu si zuzar me fjalor burgu. Yt ju shkerdhefsha trute skllever te qelbur.
    Bravo Jupe.

  38. Patrioti says:

    Nje bravo Z. Jupe. Vertet turp per paraqitjen e kesaj Zonje perpara parlamentit te Rep. Shqiperise. Ajo qellimishte u thirr per kete vizite duke u perdorur ne menyren me te turpeshme nga dyshja Meta Berisha; te cilet kane humbur cdo shprese per te fituar zgjedhjet e 25 prillit dhe mendojne te kompleksojne Ramen me traplleqet e politikaneve te deshtuar Kosovar. Rama eshte politikani i vetem qe i tha serbit atje ne shtepine e vet , se Kosova eshte shtet sovran e i pavarur , dhe ka bere shume per Kosoven vec te tjerave se fundi i dha edhe daljen e vet ne det, sepse Kosova e meriton nje gje te tille. Vellezer Kosovar !. Kurre mos degjoni spiunin e serbit berisha, sepse ai gjithmone ka qene kunder krijimit te shtetit Kosovar , qe monstera sali qe dorezonte djemte Kosovare ne burgjet serbe, qe ai qe doli kunder Rambujese, ai qe prishi bllokaden dhe furnizoi me karburant makinetine vrastare serbe, eshte po ky kriminel bashke me ilir meten qe duke pare fundin e tyre te pa shmangeshem ju oerdorin pee te futur percarjen midis shqiperise e Kosoves.

  39. iksi says:

    Po mire moj Vjosa , takimin me homologun tend ne rregull , takimin me perseri homologun tjeter Ruçin , ne rregull i permban edhe protokolli , kryeministrin po qe po se eshte kryetar i asaj mazhorance parlamentare qe parlamentin e lavdrove Ramen e shave , hajt edhe Lulin si kryetar opozite po krye kriminel Berishen pse e takove çfar arsye pate dhe nga aj takim e pjerdhi viziten tande . Gjithashtu e dhjeve duke takuar Berishen dhe Bashen , po dhuraten mund te ja jepshe ose Metes ose Ruçit , por jo Lulit . Ti nxore lot krokodili per drejtuesat e U.Ç.K qe i ke ne Hage dhe takove ata qe ti çuan atje .

  40. Hamdiuuu says:

    Ca thote ky palla mor aman se na hapi barku……Unë që jam nga Saranda dhe që nuk kam shkuar asnjëherë në rrugën e re për Kosovë, nuk e di se përse duhet të vazhdoj të paguaj ende për atë rrugë që e përdorin vetëm ose kryesisht kosovarët…..pse ne qe jetojme ne tirane te paguajme taksa vec per investimet qe behen ne tirane….

  41. Syri says:

    Një analizë shumë e mençur dhe patriotike. Mjafton të shikosh foton e saj me Berishën dhe kupton se të dy janë shpellarë.
    Ajo është një dhi, e ndarë nga tufa. Dreqi e din se ku “mbarset” dhe ku dhe çfarë do të pjellë Eshtë mike e bombaxhiut Albin Kurti dhe shpellarit Sali Berisha.

  42. Analiza e sakte. Por, nuk duhet dhene kaq rendesi personazheve te tille si Osmani, Kurti @ Co.

  43. UDB_ja i mban fort lidhjet si me te vjetrit e radheve te saja (Sali Berisha Numri 1 ne Shqiperi agjent i UDB qe nga vitet 70) per rekrutimin e me te rinjeve ne Tirane dhe Prishtine (si kjo BIBA Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe 99% e LDK dhe e LVV, por dhe nje dyzine ish-Luftetare te UCK qe i “shpetojne” gjithmone Gjykates se Hages, me se pari Ramush Haradinaj…
    LDK-Prishtine dhe PDSH-Tirane si dhe sh.p.k LSI e Ilir Metes jane formacione te krijuara nga UDB e ish-Jugosllavise e prej renies se ish-Jugosllavise jane nen kontroll, komande dhe perkrahje te jashtezakonshme, financiare dhe njerezore [njerez e struktura Kriminelesh per te destabilizuar Shqiperine dhe rrezimin me dhune te Qeverise se dale nga Vota e shumices derrmuese te Popullit], por nderhyjre te fuqishme ne disa qarqe Mafioze edhe Nderkombetare, ku paguhet fuqishem me dhjetra-qindra e pse jo Miliona EURO ose DOLLARE, ketej e pertej Atlantikut: #NUK KA GJE QE NUK MERRET VESHT NE KETE DYNJA#).
    Vjosa Osmani eshte BIBE e LDK qe tashme eshte dhe pergjysmuar 50% e i ka kaluar LVV (Albin Kurtit, spiunit Nr.2 te Beogradit e Moskes ne Kosove pas Isa Mustafes se LDK qe ka 4-dekada qe eshte eksponent i UDB, sic ishte dhe Dr. Rugova dhe eshte akoma dhe krimineli Mjek Dr. Bujar Bukoshi, qe trazon fshehurazi Prishtinen dhe spiunoi per mbi 2 dekada UCK tek Beogradi dhe Gjykata e Hages, sipas bashkepunimit te hershem e te sotem me Krye-Kriminelin e Shqiperise post-Komuniste Prof.Dr. Sali Berishen.
    Pa *NGORDHJEN* e TRADHETAREVE dhe KRIMINELEVE dhe HAJDUTEVE, nuk ka qetesi as Prishtina e as Tirana dhe ku ka shqipetare ne Ballkan, dhe dihen kush jane, i di shume mire i gjithe Kombi shqipetare kudo eshte ne Ballkan e Bote.
    I pari Sali Berisha me sa ka me vete, Ilir Meta po ashtu me rrenje e me dhemballe, Bujar Bukoshi e Isa Mustafa me sa kane me vete e deri tek monstrat e reja Albin Kurti e LVV, si dhe BIBA_at te tilla injorante ne kulm si Vjosa Osmani.

  44. Konjak says:

    Si duket ne gjuhe (fonetike ) ke qene nxenes i mir . Nga fjalori ke mesuar permendesh gjithe fjalorin me fjalet me te pista , sidoqoft keni merite ne perdorimin e tyre pa kufi . Njeriu mund te perdore edhe fjale te rendomta –kur dikush ta ben borxh — por ti perdoresh pa ndroje , me qellimin e vetem per te ofenduar ate qe tyj as te njef dhe as te llogarit si te barabart , qofsh ti qe je !. Nese do te ta kishte bere borxh , epo hajde ; por sepse kundershtoi politikisht dike tjeter , ti c’pate ?!. Ti mund dhe duhej te beje nje analize ngjaries , por kush dreqin te mesoj te kuturbosh dynjane me ate fjalor qe vetem ti dhe njerez si ti din ti perdorin , sepse ato njifni mire . Nese ndonje politikan e ka ndier veten te ngacmuar , nga fjala e z Osmani , nga vizita ne SHqiperi , dhe tia ktheje me te njejten monedhe . Por si duket , nivel te lart Inteligjence , intelektualiteti , e profesionalizmi ke zotrote .

  45. Tarrasi says:

    Hamdi.te lumte pena,mos u mer me ca Tualete e hale te tjera,se eshte kohe e humbur,se atyre dhe ata qe ndersejne ata ,i ka humbur filli me kohe,ata jane objekt hetimi dhe gjykimi,per krimet e kryera nga organet e rejate drejtesise dhe duke pare fundin e tyre te turpeshem dhe te pa shmangshem,kerkojne destabilizim,po ata nuk e dine qe ajo kohe ka mbaru dhe nuk vjen me,pamvarsisht se behen trima me gote rakije dhe sociopatije

  46. Trump says:

    Bravo Vjosa! E keni inat se diskretitoi protokollin e ketij palo shtrti te horrave,qorrave e tradhtareve,sepse filloi viziten zyrtare ne Lezhe,tek Skenderbeu??? Kete palo shkrim mund ta bente vetem nje serb,grek,vlleh,boshnjak,rom,goran,sirian e Iranian!!!! Keni hallin se meqe ka Emrin Vjosa do permbyte jugun me vota per ndryshim,per largimin e keture sorosiianeve tr pangopur me para,ketyre minjve te globalizmit alla cifut!!!Jugu ka frike se albini e vjosa do marrin shume vota nga familje shqiptarr e patriote ne jug dhe ne sleance me lulin do e qerojne kete tumor nga udheheqja e Shqiperise!!!! Nga Vjosa merziten thjeshte te babeziturit enveristr per pushtet dhe tradhtaret!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje