Agron Duka: I kam kërkuar Bashës të jem në listën e fituesve! Megjithëse fyhem kur ma përmendin këtë gjë

18 Dhjetor 2020, 22:31Politika TEMA

Teksa i afrohemi datës së zgjedhjeve, për aleatët e PD-së objektivi i përbashkët për të larguar Kryeministrin Edi Rama nuk është i mjaftueshëm.

Ndaj, ata kërkojnë që së bashku me PD-në, si partinë më të madhe në opozitë, të përcaktojnë formulën e koalicioneve se si do të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tregoi se i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Bashës që të jetë në luftën e fituesve.

“Fyhem po të më thuash që do të të vejë Basha tek PD-ja në listë. Unë do të vë veten time në listë, sepse unë mendoj që tek kjo listë e përbashkët, unë i kam aq umër votash në Durrës, sa i takojnë një mandati deputeti.

Ky Kod Zgjedhor na diskriminon edhe në qarqe të tjera të Shqipërisë, sepse dalim dhe bëjmë fushatë në gjithë qarqet, votat tona të cilat nuk konvertohen në mandate deputeti shkojnë në dëm të opozitës.

Unë nuk jam për t’i bërë dëm opozitës, përkundrazi, jam pro gjithë opozitës. Nga ana tjetër, Bashës e grupit opozitar i kam kërkuar, përveç emrit tim edhe përfaqësimin e qarqeve kryesore të vendit”, ka deklaruar Duka!

6 komente në “Agron Duka: I kam kërkuar Bashës të jem në listën e fituesve! Megjithëse fyhem kur ma përmendin këtë gjë”

  1. ?? says:

    Pse bëhet legen ky Duka?!

  2. Koco says:

    Mendoj se mënyra e të kërkuarit për të qënë në politikë bërje e Agron Dukës është mjerane dhe e turpëshme . Ky nuk mund të etiketohet
    e mertojë ndryshe veçse se : NJë Palo Burrë , një lapangjos ,një njeri pa din e pa iman i pa fytyrë ,shkurt ” një Vesh gjatë Peqini ” Përse ,?! Subjekti politik Partia Agrare Ambjentaliste duhet të konceptohet nga ky Mender Kryetar i saj si një Parti e cila duhet të përfaqësojë interesat e gjithë shqiptarëve pa dallim krahu si një alternative jetike e përjetëshme e cila duhet të dëshmojë qënëjen e saj në politikë bërje e këtij vëndi dhe të jetë gjithmonë pjese ne Pushtetin Legjistativ në Parlamet si dhe ti jetë gjithmonë pjesë e të kontribojë në mirë qeverisjen e vëndit , cila do qoftë Në Maxhorancë e dalë nga zgjedhjet e rradhës . zoti Duka duhet të mos prese e qëndrojë pas Poçes apo ndryshe B…. se Luli Quros atij hipokriti e faqezinjëve që ai përfaqëson. O Dukë o Duduk , me duhet t’ju them ;Nuk bëhet vreshti me urata e pazare të pista , por me punë e mënd në kaptinë .Mjafton të shikosh se si po organizohet dhe është duke zgjedh e përzgjedhur ekipin e duhur për të konkuruar e për tu përfaqësuar denjësisht me program e alternativa fituese . ndryshe nuk i duesh e nuk i shërben as dreqit ti më ata ” kërmat e tu Gjeneralë pa din e pa ushtarë ” ndryshe populli thotë; Më thuaj me kë ri të të them cili je? ==== Një Dështak që duhet të hapësh krahun o politika qytyk .

  3. Jim says:

    Pse nuk dalin me vete keta zoraxhinjte dhe ta shikojne sa vota kane.

  4. Ideali says:

    Ka ikur ajo kohe. PA eshte inegzistente. Shushunje , apo m… qe ngjitet pas kepuces se PD, rrethuar me spiuine te sigurimit te shtetit. Po ta mbajti s…. dil vetem.

  5. Dil vete dhe shihe forcen e partise tende!
    Basha do te jete naiv, nese fut ne listen e PD drejtues te partive fiktive, pa elektorat. Ju flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje