FOTOT: Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitë në familjen e Klodian Rashës, shoqërohet nga zyrtarët e lartë të Policisë

20 Dhjetor 2020, 11:48Politika TEMA
FOTOT: Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitë në

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka vizituar sot në orën 11:45 familjen e të ndjerit Klodian Rasha i cili u vra më 8 dhjetor nga efekti i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Në këtë vizitë, ministri Çuçi shoqërohej nga kreu i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

Më herët në shtëpinë e familjes Rasha ka qenë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministrja Elisa Spiropali.

Për vrasjen e 25 vjeçarit në kryeqytet dhe jo vetëm u zhvillua për 7 ditë me radhe protesta nga qytetarët që kërkonin drejtësi ndërsa u dorëhoq nga posti i ministrit të Brendshëm Sandër lLeshaj.

Ndërsa efektivi i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj i cili qëlloi për vdekje me armën e shërbimit Klodian Rashën është i akuzuar për vrasje me dashje.

(TemA)

1 komente në “FOTOT: Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitë në familjen e Klodian Rashës, shoqërohet nga zyrtarët e lartë të Policisë”

  1. Komunisti says:

    Shtet qesharak me ministra e zyrtar akoma me qesharak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje