Këta mahniten e pyesin ‘Pse Yuri Kim takon Lul Bashën?’

20 Dhjetor 2020, 11:08Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Mbrëmë vonë gazetarët panë që Yuri Kim kishte hyrë në një restorant ku priste Lul Basha, dhe vunë buritë ‘çfarë po ndodh’. Natyrisht, Kim dhe Basha morën nga një gotë verë dhe puna mori nja tre a katër orë. Restoranti është në qendër, në zonën më të dukshme, rreth selisë së qeverisë. Mediat e kthyen në një mister: ‘Pse zonja Kim (e SHBA) takoi Bashën (e PD)?’.

Po vetëm ky takim nuk duhet të ngjallë asnjë ‘mahi’, siç thonë në Kosovë. Shtetet e Bashkuara, sot e përditë, është garant e stabilitetit tonë, e paqes (kaq sa e kemi) e  mos-rrënimit prapë si më parë.

E pra, sikur shtatë herë në ditë Amerika të kontaktojë ‘Lulin’, prapë nuk do të ishte tepër. Madje Amerika, sot për sot, ka më shumë arsye që të takojë kryetarin e Opozitës se sa kryetarin e qeverisë.

Çfarë arsyesh? Shumë të thjeshta:

Arsyeja se kazani i opozitës po zien, jo kazanë të tjerë. Aty përgatiten ‘ puçet’ kundër njëri tjetrit, aty gatuhen molotovët, aty është përqendruar frika e liderëve se mos po vjen Drejtësia e na merr me vete, aty është strehuar presidenti i republikës duke braktisur ligjin, aty po bëhet gati ‘revolucioni permanent’ i dhunshëm deri në zgjedhje; aty po ravijëzohet edhe njëfarë anti- amerikanizmi që do ta ndikojë rajonin drejt një dorëzimi ndaj kaosit e pastaj drejt Rusisë… Ja pra pse është e njohur një nga arsyet.

Arsyeja se PD duhet të ndahet prej traditës së dhunës që e ka lodhur kombin tonë që prej vitit 1996, shto 4 dekada më parë. Luli nuk ka aq shumë mundësi sa ta ndajë muhabetin, por të paktën me vulën e tij të mos marrë ‘visto’ dhuna në bulevarde dhe mbi institucione. Preludi i një kaosi të përgatitur, me partinë e presidentit në krye, u duk këto ditë me rastin e ‘Klodianit’.

Luli ka rastin të rreshtohet ‘me Amerikën’.

Grupimi i ‘pushtetit të vjetër’ po tenton ta zgjerojë rrezen e një kaosi të mundshëm para zgjedhjeve ose para gjyqeve; rrethi duket se po shkon që këtu deri në Kosovë e Tetovë. Ud presidente Vjosa Osmani vrapoi në Tiranë për t’i dhënë mbështetje pushtetit të vjetër. Nesër mund të ndodhë më keq me aktet e VV ose të disa luftëtarëve që i ka lajmëruar Meta ynë; ata këtej rrotull kanë qenë. Po me këtë rast, Luli mund të luajë edhe rolin si ‘nip Kosove’ e të thërrasë krahinën për maturi.

Ka edhe arsye më të tejshme: PD duhet të përgatitet që të dalë nga strofulla dhe të kthehet në politikë. Sado e vogël të mbetet, pas pastrimit, PD duhet të marrë përgjegjësi si shtetare. Mund të jetë e volitshme që pas zgjedhjeve të 25 prillit, PD të hyjë në koalicion qeverisës me PS. PS, edhe sikur 94 deputetë të fitojë, përsëri do të ishte e shëndetshme që të merrte në gji edhe PD-në. Duhet stabilitet.

Ka plot arsye: Më e afërta është që PD të ndahet nga korrupsioni dhe krimi i vjetër e i ri. Opozita duhet e pastër- para së gjithash. Zonja Kim këtë kërkesë e bëri direkt para Bashës. ‘Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër’, tha ajo. Tani është punë e Lulit nëse mund të përjashtojë nga listat gjithë ata ‘të mallkuar’ të pushtetit të vjetër. A do të mund ta përjashtojë, për shembull, zotin Berisha? Se këtu fillon puna. Ose a mund t’u largohet kthetrave të Metës?

… E këta mahniten ‘ pse Kim takon Bashën?’

23 komente në “Këta mahniten e pyesin ‘Pse Yuri Kim takon Lul Bashën?’”

  1. George Chastriot says:

    Ndersa une do ta shikoja ndryshe. Te takosh nje vrases si lulezim Basha eshte te behesh subjekt i shkarkimit nga vetingu. Te takosh prezervativin e Berishes eshte pervec se humbje kohe edhe nje “keshillim” jo ne drejtimin e duhur. PD dhe LSI duhet te nxirren jashte ligjit ashtu se Greqia beri me Agimin e Arte. ATO NUK JANE PARTI PO ORGANIZATA KRIMINALE. Dhe te ulesh e te besh pazar me to eshte e PALIGJSHME. Lulazim Basha eshte vetem altoparlanti i Sali Krim Berishes dhe nje qenie e peshtire perfituese e konjukturave familjare te asaj familjeje kriminale. Po nuk u futen ne burg te perjetshem keta vrases, hajdute dhe kriminele ordinere qe kane krijuar e zaptuar PD nuk ka alternative paqesore per demokraci ne Shqiperi. Sali Krimi dhe ekskorta e tij e PD duhet jo vetem te largohen nga SHQUPI qe na i premtoi Edi Rama kur ata e vodhen ate, ata duhet te jene banoret e fundit te Burgut kriminal te Burrelit perpara se ai te kthehet ne muzeumin e vuajtjeve te njerezimit.

    1. Z says:

      Por mundet qe Luli eshte i duhuri per huajt! Ju kujtohet Arvizu, zgjodhi Lulen ne vend te Rames!

      1. Besri says:

        Paske hall të madh Frrok Çupi?! Ke shkruajtur tre faqe artikull per te defaktorizuar takimin po keshtu i jep me teper rendesi seç duhet.
        Rri i qete Frrok. 25 prill nderrohet pushteti

      2. Mondi says:

        Masturbo se pa leke e ke.

    2. DV 2020 says:

      100% dakord me ty. Duke qene akoma keta monstrat e siperpemendura verdalle i japin mundesi edhe PS dhe zyrtareve te saj te korruptohen. Motivi fare i thjeshte: ata kane vjedhur e vrare dhe jane akoma te lire, derisa te vije radha tek ne me kete ritem kemi ikur nga kjo bote.

  2. Viola says:

    Ajo dihet i ka thene te mos kandidoj Berishen.Ajo qe nuk dihet eshte a do te kete kellqe Luli ti dale kunder Sales.Nuk besoj se plaku Mere eshte arshiva e dosjeve.Te presim dhe te shohim.

  3. serveri says:

    Shume gjate i ke ren ore Frok!Aresyeja eshte shume e thjeshte dhe jo kaq e koklavitur sa kerkon ta sqarosh!Ambasadorja e SHBA-se nuk e pret zyrtarisht ose nuk shkon ta takoje ne rruge zyrtare por jep keshilla miqesore neper restorante,ku nuk eshte i obliguar ti ndogjoje e aq me pak ti zbatoje nese nuk do!Ndaj pershtypja duhet te na bej perse e pret rrugeve dhe jo ne Ambasade apo ne SHQUP???????????????????????????????????????,
    Ka apo s’ka lidhje me ndonje informacion qe i ka ardhur oret e fundit per pergatitjet qe po bene Albin Kurti me Ilir Meten qe duan me çdo kusht destabilizimin e Shqiperise perse jo deri ne djegje ku ekspert eshte Sali Berisha !Pra e then me shqip Abbini te sjelle paraushtareket e VV-si fondamentalist qe eshte (eksperiencen besoj se e ka nga Bujar Bukoshi),Iliri te vjedhe e plaçkiti “koke palaret “s te munde e Saliu te ridjege Shqiperine deri ne kaos si te vetmin zanat qe ka fale pergatitjes se shkelqyer si i trajnuar ne skutat e etrreta te pertej Atlantikut!
    Lulezimi ka ne dore partine e kurgj tjeter,ndaj nje keshille per distancim ne menyre kofidenciale e jo zyrtare besoj se nuk i bene keq,njekohesisht i djeg kartat tre iniciatoreve te keryre trazirave te koduara SALI(Saliu,Albini,Luli,Iliri)!
    Kjo eshte edhe aresyeja se perse u takua ne restorant Juri me Lulin!(E bukura ishte se padroni i Lulit i kishte dhene aparat inçizimi )!

  4. Kozmo says:

    Mahniten ka kuptim e te papriturave te bukura, mbreslenese. Ne rastin ne fjale askush nuk mahnitet por CUDITET , sepse nga presidentja nuk presin takime miqesore me dreka dhe darka, por takime ZYRTARE. Por Mos te lodhet askush per te gjetur te panjohuren e takimit midis tyre, sepse dhe Basha eshte me SHBA, eshte njeriu i tyre, ashtu sic eshte dhe Berisha, Meta dhe Rama. SHBA i ka mbajtur vete keta ne Pushtet prej viteve , sepse po te donte I flakeronte me kohe. MOS PRISNI CUDIRA TE MEDHA NGA KUSHTETUESJA, AS NGA BKH, KETA DO TI SHIKONI GJITHMON ME NJERI TJETRIN, HERE DUKE U ZENE, HERE DUKE U PUTHUR.
    ROLI I SHBA ESHTE KATALIZATOR.

  5. Taulant says:

    Eshte si ta interpretosh takimin.
    Basha sot eshte lideri i opozites.
    Mund te fitoj edhe zgjedhjet.
    25 prilli do vendos.
    Nuk vendos FRROKU ….

  6. Astrit says:

    Ambasadoria amerikane mori ne provim bashen per tabelen e shumzimit dhe gojet e Liga thone se prap ngeli ne klase

  7. Shqiptar says:

    Sa e thjeshtè do ishte sikur tè kishte qenè sikur e dèshiron Frrok Çupi. Merreni “PD nè gji” dhe ja ku u zgjidh çèshtja.
    PD èshtè opozitè. Nè pushtet, kemi ata tè asaj kèngès HIDHNI VALLE LEPURUSHA/ FSHIHUNI NÈPÈR GÈMUSHA. Po ti lèsh lepujt fjalèshumè tè vazhdojnè rrugèn qè kanè ndjekur tash 8 vjet,,,ata vazhdojnè ashtu siç dinè,,,,,vidh, vetèm mos vrit. Edhe kjo e fundit, nuk èshtè mè e sigurtè.
    Dhe Shqipèria shkon pèr lesh, siç èshtè sot. Shqiptarèt, shkojnè si qeni nè rrush, siç janè sot.
    Ndaj, nuk e di seç kam atè ndjenjèn se nuk èshtè vetèm gallofi i Saliut, problemi i kètij vèndi.
    Situatè e dhjerè. Ata qè kanè pushtetin, nuk duan dhe nuk dinè tè bèjnè detyrèn.
    Ata qè duan ta kenè, janè kriminelè dhe nuk i do askush.
    Ah sikur tè kishim ca qereste,,,,,,,disa gjykata tè pavarura. Hajdutèt merrnin atè qè u takonte,,,,,,vrasèsit po ashtu.
    Ne shqiptarèt jemi qèniet e rralla tè kètij kontinenti. Ne, “zgjedhim” me votè tè dielèn. Nga e hèna e mbrapa pastaj, e mbajmè syun nga rruga e Elbasanit.
    Nuk ka si ne.
    Vetèm gojèt e liga dhe cinikèt, pretendojnè se nuk e meritojmè ndryshe.

    1. Kokepalari says:

      Komenti yt…shqiptare…më pelqene…je njësh…

  8. Lulash kujdes,se saliun e ke te vrima celsit dhe mund te coj te OLLDASHI says:

    Pse i censuroni komenten me keq nga gazeta antishqiptare DITA.

  9. Pyka says:

    Frroku flet qartë,thjeshtë dhe kuptueshëm!!! Po nuk është faji i Frrokut…..që aty shumica janë JENIÇER DHE BAJRAKTAR!!!! Këta janë ata që nuk duan te kuptojnë!!!

  10. SB( standbehind) says:

    Jo! Jo!
    Luli Basha eshte nje leshko teveqel pa asnje lloj pushteti real, qe Sali Berisha e perdor per te peshtyre nderkombetaret dhe per te vazhduar dominimin e tij te sforcuar politik.
    Ndersa nderkombetaret qe jo me kot e quajne ” Kostumi Bosh”, e perdorin per ti cuar mesazhe, tutorit qe e prostituon.
    Ne kete rast, nuk eshte cudi qe Amerika ti kete dhene Berishes gjysem metri litar qe te varur veten ne hale, me ane te kukulles se tij qe ben korrjerin. Pra i kane ofruar nje menyre dinjotoze per te vdekur, meqe e kerkoi kaq shume. Ne te kundert sa po te zere krevatin do e zhysin tek qelia e Shullazit dhe para se te jape shpirt nga huri, do ti ndersejne gjaksit qe ti masakrojne cka lene prapa.
    Uroj qe budalli i Vicidolit te vazhdoje cmendurine deri ne fund dhe te shijoje arkat me Shkerdhenit dhe Shkerdhiten brenda!

  11. Nuk kuptoj says:

    E ke gjetur ne fund. Ambasadorja takoi Bashen dhe i vuri ultimatum:
    – Berisha te mos jete ne listat per deputet. Flitet edhe per Nul Moken.

  12. Bllokmeni says:

    Takimi ? Per eleminimin e Berishes nga listat e 25 prillit. Kaq e thjeshte

  13. Per shqiptarin says:

    O shqiptar po sa mund te vjedhin lepurat imagjino ndonje karote laker jonxhe ….po uqrit arinjt dhelprat e opozites e imagjinon…..sigurisht po se i pam njezet e ca vjet sec vodhen…..mos bej budallain sikur nuk di ….e din dhe bebet ne bark te nenave….cben diversion meqe je kaq i sigurt ik ne gjykat me fakte denoncoi lepurat…..jo vjedhin futja kot ….ata uqrit arinjt dhelprat kane shum po shum ama fakte qe kan vrare dhe vjedhur dhe…dhe…dheeeeeeee…

  14. Taulant says:

    Nuk hiqet Berisha aq kollaj nga politika.
    Ka te regjistruara vjedhjet e Rames kur ishte ne Bashkin e Tiranes.
    Biznesmen qe paguanin gjoben 20% per cdo leje pallati informonin per gjithcka Berishen.
    Keto informacione i kane edhe ambasadat e huaja.
    Jane te njejtat informacione qe detyruan administraten Amerikane te ndalonte hyrjen ne USA per Dakon e Durresit.
    Berisha ishte i para qe denoncoj Ilir Meten per vjedhjen e floririt.
    Berisha ka informacione edhe per vjedhjet e Bashes kur ishte minister.
    Jane keto arsyet qe Edi Rama nuk e denoncon dot para drejtesis Berishen sepse bje vet brenda me miljardat qe i ka vjedhur Shqiperis.

  15. De GOL (ose Gol..de) says:

    Qe te ka zene barku (diarreja) Frrok duket qarte. Problemi eshte nga te nxirret, mire eshte qe te nxirret nga vrima e duhur me te cilen na ka paiusur natyra. Gjithsesi keshillohet te perdoret mendra dhe kamomili. Edhe çaji i levores se vidhit ben efekt. Problemin e ndrrimit te vrimes e ke vete ne dore.
    Meqei Vjollca Osmani eshte e gardes se vjeter dhe ti i gardes se re ti si i tille duhet te analizosh tre problemet qe ajo ngriti duke i dhene “mbeshtetyje” pushtetit te vjeter.
    Ku i di gjithe keto gjera o burre qe i nxjerr ne forme diarreje.

  16. THAT’S IT ??? says:

    YESS FRROK !! ??

  17. Dorian says:

    PD nuk spastrohet nga komunisti i vjeter Sali Berisha, po nuk u spastrua PS nga Gramoz Ruci.

  18. Per taulantin says:

    O taulant kaq mir dhe sakt i di gjerat dhe jot moter …..posht sali krimineli hajduti mashtrusi trafikanti mafjozi tradhetari vrasesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje