Monika Kryemadhi kundër SHBA-BE: Reforma në drejtësi, dështim! Tonet e mija të larta, emocion mëmësor

21 Dhjetor 2020, 21:47Politika TEMA

E ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Monika Kryemadhi u shpreh se sot kemi një sistem të rrënuar.

Sipas saj reforma në drejtësi është një dështim

“LSI hyn tek ato forca që ka logjikën përpara.

Tonet e larta që Monika përdor lind si rezulatat i një emocioni mëmësor.

Nënat janë më agresive se baballarët. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë me LSI-në, por me të gjithë sistemin.

Kemi një sistem të shkatërruar. Reforma në drejtësi nuk ishte një reformë e re.

Mungesa e GJK nuk ka të bëjë vetëm me pandeminë, por me mosfunksionimin e shtetit dhe kapjen e shtetit nga një grup i caktuar njerzish që gjurmët e tyre të çojnë në një grup të kriminalizuar. Sot viktimë bëeht vrasësi.”

Po ashtu, kryetarja e LSI-së e konsideroi qesharake ndalimin e grumbullimeve, teksa solli si shembull senacat parlamentare.

“Grupet jo më shumë se 10 veta është qesharake. Nuk lejohen njerëzit të gëzojnë, por lejohet Kuvendi me 120 deputeti, ky nuk është grupim?

Më tej, ajo e konsideroi LSI-në partinë e të rinjve. “Ne jemi partia e të rinjve. Kemi metoda komunikimi shumë virtuale dhe janë shumë të avancuara.”

3 komente në “Monika Kryemadhi kundër SHBA-BE: Reforma në drejtësi, dështim! Tonet e mija të larta, emocion mëmësor”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Etaloni i mëmësisë
    Kryerrospia e LëSëIsë!
    Etaloni i logjikës:
    Mona & burri i Monikës!!

  2. Beni says:

    Ka te drejte Monika, pasi po nuk e perfshiu perpara dhe kete me bashkeshortin kjo reforme, atehere vertet do jete deshtim i madh per pritshmerite e kesaj reforme. Prandaj sot jam totalisht ne mbeshtetje te mendimit te saj. Neser po te shohim rezultate pikerisht ne keto koka do jepet dhe opinioni ne lidhje me reformen.

  3. Burgajeti says:

    Tamam perpara e ke “llogjiken”…prandaj me ate “llogjike”,yxhym perpara me hameshoret e Jales…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje