Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sërsh me eksperimentet.
Së fundmi ai ka caktuar drejtuesit politikë në Shkodër e Fier, duke rikthyer dy personazhe të “djegur” politikisht.
Vendimi vjen në kuadër të organizimit për zgjedhjet ku në Shkodër ai ka caktuar Helidon Bushatin ndërsa në Fier, Enkelejd Alibeajn.
Në ditët e ardhshme pritet të dalin edhe emrat e drejtuesve politikë të PD-së në 11 qarqet e tjera.
Bushati e Alibeaj janë ish-deputetë të PD-së të njohur për rezultatet tejet të dobëta sa herë janë bërë pjesë e garave elektorale.
Bushati është tani anëtar i Autoritetit të Konkurrencës ndërsa me caktimin e tij drejtues politik në Shkodër pritet të largohet nga ky pozicion.
Ndërkohë, le të kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2017 ai braktisi listën “Basha” duke rrefuzuar kandidaturën. (TemA)
100 here me mire Helidon Bushati i PD-se ne Shkoder sesa trafikanti Tom Doshi i PS.
Nipi i Isa Toskes ne Fier, tamam per tu kujtuar krimet e bera ne Myzeqe.