Franca hapi kufijtë e saj me Britaninë e Madhe më 23 dhjetor, pasi Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e ndalimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e një varianti të ri të koronavirusit që ka shkaktuar alarm ndërkombëtar.
Lidhjet ajrore, hekurudhore dhe detare u rihapen, duke lejuar shtetasit e BE-së dhe Britanisë së Madhe të udhëtojnë midis Britanisë dhe Francës, por vetëm nëse posedojnë një test negativ të koronavirusit jo më të vjetër se 72 orë.
Dhjetëra vende kanë ndërprerë lidhjet e udhëtimit me Britaninë e Madhe që kur qeveria atje njoftoi për masa shtesë në Londër dhe Anglinë juglindore gjatë fundjavës, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të koronavirusit, i cili u identifikua për herë të parë në shtator.
Por qindra shoferë kamionash të cilët u bllokuan jashtë portit britanik të Dover u përleshën me policinë, pasi kërkuan që të lejoheshin të kalonin në Francë, sipas Reuters.
Mijëra shoferë kamionësh, janë bllokuar në Jug të Anglisë, duke rrezikuar të kalojnë pushimet larg familjeve të tyre.
Sipas Sky News, i cili transmetoi pamjet e përplasjeve, tensionet janë të larta për shkak të vonesave në hapjen e tragetit.
Prania e policisë në zonë vlerësohet se nuk është aq e fortë sa të vërë nën kontroll incidentet, duke qenë se ka 8-10 mijë kamionë në vend.
Sipas gazetarit të Sky News, megjithëse ekziston një plan i qartë që parashikon akomodimin në hotel për ata shoferë që rezultojnë pozitivë për koronavirusin, dhe për këtë arsye nuk lejohen të kalojnë në Francë, ata janë të tensionuar dhe situata po përshkallëzohet.
(TemA)
futuni e i ndani aleatët strategjikë !!! ju lutem
futuni e i ndani aleatët strategjikë !!! ju lutem
këta na duan shumë ne, ju lutem
e kam thirrje nga zemra
futuni e i ndani aleatët strategjikë !!! ju lutem
këta na duan shumë ne, ju lutem
e kam thirrje nga zemra
boll se na cave rroten e bubit