Ish ministri i LSI sulmon ambasadorët: Entuziazmi i tyre fallco, Gjykata Kushtetuese ende e mangët

23 Dhjetor 2020, 20:59Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani, ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta emëroi anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë këtë institucion funksional.

Manjani deklaron se Gjykata Kushtetues është ende e mangët, pasi thekson se i duhen edhe tre anëtarë që të plotësohet.

Ai sulmon ambasadorët që përgëzuan ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se entuziazmi i tyre është fallco.

Iku dhe i gjashti. Domethënë u emërua. Tani janë edhe 3, që i duhen Gjykatës Kushtetuese. 1 mund të emërohet relativisht shpejt sepse i takon nga vendet që emëron Presidenti.

Gjykata e Lartë duhet të emërojë 2+1 anëtarët e saj në Gjykatën Kushtetuese. Janë 3 të zgjedhurit e Gjykatës së Lartë ato që bëjnë dallimin në vendimmarrjen e pavarur të Kushtetueses.

Pa 3 të zgjedhurit nga Gjykata e Lartë, vendimmarrja në Gjykatën Kushtetuese është e mangët, e pasigurtë dhe mbi të gjitha jo e pandikueshme nga politika.

Përtej entuziazmit fallco të Ambasadorëve, ka ende punë për të ngritur Gjykatën Kushtetuese”, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale

1 komente në “Ish ministri i LSI sulmon ambasadorët: Entuziazmi i tyre fallco, Gjykata Kushtetuese ende e mangët”

  1. K says:

    Ndërkombëtarët përpiqen të ndihmojnë shtetin për të rimëkëmbur kombin, shkërdhatat e degjeneruar i sabotojnë me çdo mënyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje