Kryemadhi ka të njejtin hall me çiftin nga Fieri, kanë fëmijët jashtë vendit: Lavdia më shtoi forcat për 25 prillin

23 Dhjetor 2020, 19:07Politika TEMA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka takuar një çift nga Fieri, me të cilin ka diskutuar mbi problematikat e jetës sociale.

Mes të tjerash, gruaja i ka shprehur Kryemadhit peshën e rëndë të emigracionit, pasi fëmijët i janë larguar nga Shqipëria.

“Fëmijët janë larguar, s’kemi asnjë këtu, as nipër, as mbesa”, i ka thënë ajo.

Ndërsa, vetë kryetarja e LSI thekson se “Fjalët e Lavdies nga Poro e Fierit na bëjnë të shtojmë forcat për misionin tonë të 25 Prillit, për ta bërë Shqipërinë shtëpi”.

Më tej, ajo flet dhe për punësimin e të rinjve, teksa shprehet se “Përmes programit të LSI dedikuar punësimit të të rinjve, brezi i ri do gjejë të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen në Fier pranë familjes”.

3 komente në “Kryemadhi ka të njejtin hall me çiftin nga Fieri, kanë fëmijët jashtë vendit: Lavdia më shtoi forcat për 25 prillin”

  1. Arixhofka says:

    Paska dale tamam si fallxhore, duke pare fatin ne filxhan…

  2. ladi says:

    Sa i ngjaka Lavdijes!Apo kjo ne foto eshte Lavdija??????????????????

  3. Tonny says:

    Pune Monike. Gjelle qensh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje