1 vjetori i krijimit të SPAK, Yuri Kim: SHBA ju mbështet fuqimisht, konfirmohet vendosmëria për t'i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve

24 Dhjetor 2020, 14:49Kronika TEMA

Ambasadorja e SHBA  në Tiranë, Yuri Kim,  uroi sot 1 vjetorin e krijimt të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar-SPAK.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kim shkruan se kryeprokuroi Arben Kraja konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri, gje e cila pritet te kete rezultate qe nga viti i ardhshem.

Diplomatja e lartë shprehet serish se SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK-un për të arritur rezultate te dukshme në vitin  2021.

“Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Kraja Arben iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK.

Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri.

SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021,” shkruan Kim në postimin e saj.

4 komente në “1 vjetori i krijimit të SPAK, Yuri Kim: SHBA ju mbështet fuqimisht, konfirmohet vendosmëria për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve”

  1. rexha 10 says:

    Mire moje zonje ambasadore ,po nuke na the se cilet jane kriminelat me kollare????E sa kohe do te presim nga amerika qe ti kapi keta kriminela.Vetem ketu ne Shqiperi hedhin vallen e Baftiarit kriminelat ,sepse ne Amerike shkone vete malli ke i zoti i themi ne Shqiptaret

  2. Andi says:

    Ik moj moter futi ndonje supe me lakuriq nate. Ne duam pune uzina fabrika. Ate qe beri Rusi me Kinezin ne 5 vite qe punesoj te gjithe shqiptaret. Ju keni 30 vjet qe nuk e beni dot.

  3. Kalo says:

    SPAK deri tani eshte mare me ceshtje krejt ordinere qe edhe gjykata e shkalles se pare nuk denjon ti gjykoje. SPAKU eshte krijuar te gjykoje vetem krimin e larte shteteror dmth vetem kryeministra, presidente, ministra, zv ministra, inspektore te larte shteti etj.

  4. viktima says:

    Dhe pas kesaj deklarate me rrodhen dy pika loti !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje