''Vajza me syze'' e OFL: Pamja ime nuk duhet të zbehë vlerën e Operacionit Forca e Ligjit e as të mbivendoset

23 Dhjetor 2020, 23:11Kronika TEMA

Eliesa Breca, ose ashtu siç e ka etiketuar media si “policja bionde” e maskuar e OFL-së flet për herë të parë për rolin e saj në këtë njësi.

Në Eliesa Breca, pranoi kërkesën për të folur në Unpublished, por u tregua e rezervuar në përgjigjen e saj për imazhin që përdori me syzet.

“Nëse nuk do të kisha qenë unë, do të ishte njehsuar me dikë tjetër. Unë kam qenë pjesë e kësaj strukture para krijimit të OFL-së, por në pozicionin zëdhenëse për shtyp.

Nuk e kuptoj pse një operacioni me impakt kombëtar, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet t’i mbivendoset një gjë si kjo”,- shprehet Eliesa.

Por, nuk është i të njëjtit mendim Arjan Hoxha, ish-shef i Krimit Ekonomik në Tiranë. Ai thotë se asnjë polic nuk ka mbajtur maskë kur i është drejtuar publikut.

“Në komunikimin me mediat, me qytetarët, drejtuesit apo zëdhënësit e policisë, asnjëherë nuk dalin të maskuar.

Thjesht sepse po iu dërgojnë formularë disa individëve të cilëve edhe herë të tjera iu është hetuar pasuria”,-thotë z. Hoxha.

1 komente në “”Vajza me syze” e OFL: Pamja ime nuk duhet të zbehë vlerën e Operacionit Forca e Ligjit e as të mbivendoset”

  1. Bledi says:

    My name is Bond
    James Bond
    Kjo I futi tmerrin kriminelave qe shisnin domate pa leje tek Pazari i ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje