Nga Kreshnik Spahiu
Unë e mbështes Vjosa Osmanin dhe ndoshta do isha i gatshëm ta votoja, por nuk mund të hesht për gabimet e qëllimshme në shtetin amë.
Ajo “shkëlqeu” për një pjesë të shqiptarëve të Shqipërisë jo për frymēn patriotike, por sepse ja “dhjeu” Edi Ramës në mes të Parlamentit.
Kaq duhej që mediat e opozitës shqiptare ta bënin heroinë.
Po ku gaboj Vjosa Osmani dhe askush nuk ja përmendi:
– Vjosa Osmani kishte 40 vjet që nuk kujtohej pēr varrin e xhaxhait të gjyshit të saj, por çuditërisht e futi në axhendë ditën që erdhi zyrtarisht si kryetare e Kosovës. Shqipëria ka vite e hapur me Kosovēn dhe Vjosa përpara se te lotojë per kolonel Vuçiternen, duhet t’u tregojë bashkë-atdhetarëve pse kurre ne jete nuk u kujtua te sjellë lule te varri, por e mori vesh kete javë që nuk kishte varr. Kjo ishte një gafë që nuk mund ta bëjë një kryetar shteti.
– Vjosa qëllimisht ngatrron traun 5 euro të Kastratit me traun e doganës që ndan Shqipërinë me Kosovën. Ajo foli dhe foli për traun e Kastratit, por heshti për traun e Kastriotëve (siç e quan kolegu i saj Albin Kurti)
– 5 vjet më parë trau 5 euro nuk ekzistonte fare, por ne ishim të ndarë. Trau i Kastratit as na afroi dhe as na largoi sepse ne na ndan kufiri. Taksë të rrugës kemi edhe në Tetovë, por nuk janë taksat 2 euro që na ndajne me Shkupin.
– Ku ishte Vjosa Osmani kur ne bënim me dhjetëra protesta për heqjen e kufirit Shqiperi-Kosove?
– Pse Vjosa Osmani garoi për kryeministre e Kosovës për LDK dhe nuk e kishte program apo premtim heqjen e traut te kufirit Shqiperi-Kosovë?
– Vjosa Osmani takoi Sali Berishën i cili prej 3 vitesh është bojkotuar nga çdo ambasador dhe nga çdo kryetar shteti. Futja në axhendë zyrtare e takimit me Sali Berishën, i cili 4 vitet e fundit të vdekjes së Rugovës u bojkotua edhe nga idhulli i Vjosës, është i papranueshëm. Ibrahim Rugova nga viti 1995 dhe deri sa vdiq refuzoi ta takonte Sali Berishën.
– Nëse Vjosa takoi Berishën si ish-kryeministër, atëhere mund takonte dhe Pandeli Majkon, që ishte kryeministri që furnizoi me armë Kosovën.
– Vjosa Osmani deklarohet rugoviane, por dhe aleate me Albin Kurtin. Këtu ka antagonize, sepse Albini dhe Ibrahim Rugova janë dy doktrina të kundërta dhe nuk mund të luash me dy porta.
– Vjosa Osmani denoncon Shengenin ballkanik por hesht për Shengenin shqiptar. Ajo nuk i kërkon qeverisë shqiptare heqjen e doganave dhe kufirit.
– Vjosa Osmani në asnjë rast nuk përmend bashkimin Shqipëri-Kosovë.
– Vjosa Osmani kritikon Edi Ramën dhe bēn shumë mire, por hesht për Enver Hoxhën dhe ja fal gjakun e gjyshit që Enveri ja humbi varrin dhe ja hodhi eshtrat në lumë.
Vjosa Osmani i bëri disa vota elektorale personale në Shqipëri, por përveç dy trarëve të Kastratit dhe Kastriotëve që kemi në Kalimash dhe Morinë, ajo i shtoi edhe traun e radhës.
Shqipëria dhe Kosova u larguan nga rrjedhja e Vjosës. Jo lumit nga buron emri i saj, por nga llumi i përrenjve politik që kanë përmbytur Tiranën dhe Prishtinën.
Dhe pyetja e fundit që me mundon:
-Vjosa, në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, a do dalësh në fushatë elektorale me program për bashkim Shqipëri-Kosovë, apo ke frikë nga ndërkombëtarët dhe mund të rrezikosh pushtetin tënd?
Po ju dhimbset shume Kastrati. Skeni faj. Eshte biznesi juaj me i madh. I keni dhene mbi 500 miljone euro nga parate e shqiptareve. Pjesa juaj sa eshte?
Çdo popull e replikon veten e tij ne qeverin qe e zgjedh.
Prandaj,nje popull qe kultivon droga ne menyre masavike,patjeter qe edhe kryeministrin do ta zgjedh NARKOMAN.
Lereni ju VJOSEN DHE ALBININ,keta i ka zgjedhur dikush tjeter,nje popull me mentalitet tjeter,PRANDAJ JU NUK MUNDENI TI KUPTONI!
Edhe ti nuk mund ta kuptosh se sa gomar e Meriton te jesh, sepse si cdo budallai edhe ty te duket vetja i mencur!
Kreshniku ka harruar te thote se i ashtuquajturi “xhaxhai i gjyshit” te Osmankes ishte nje KOLABORACIONIST FASHIST …
Ka nje kontradikte mes llogjikes se shkrimeve te Kreshnik Spahiut, qe eshte e forte e me pelqen, dhe te shkruarit sakte te gjuhes shqipe. Perhere me shume gabime.
Nje fjalim patetik i Spahiut. Pa brume, sipas meje. E rendesishme qe te mireqeveriset dhe stabilizohet R
Kosoves. Bashkimi de jure behet pa problem, kur dy shtetet shqiptare, por edhe MV, e MZ fitojne stabilitet institucional.dhe ekonomik. Ju flm!
Pas takimit me Sali Slobodan Milošević Berishen, Vjosa Osmani duhet te takoje edhe Radovan Karadžić
Per kete komentin e bere nga ky zoteria qe ben komente dhe qe flet me pasion pa asnje argument, ti mor legen ne radhe te pare nuk ke te drejte te permendesh emra se te qihet motra dhe gruaja, koncensionin e rruges e ka Salillari me Kastratin nga 50 %, dhe eshte nje koncension qe cdokush qe kalon ne rrugen e kombit e shikon ndryshimin ne mirembajtjen e rruges , pra eshte nje firme qe punon deklaron aktivitetin 100 % ne tatime, dhe nuk eshte si ato fantazmat qe jemi mesuar keto vite.Dhe gazeta tema ben shume gabim qe nxit debate shterpe.
Pjesa jonë, që ka ludhje me atë që rëbdom quhet “Rruga e Kombit”, është 230 milionë Euro, aq sa u vodhën e shkuan në xhepin e Behtel-Enka dhe Berisha-Bashës, për gjoja ndërtimin, por të pambaruar të saj. Nuk është shpifje, jo, sepse ka 28 shkelje që ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe për të cilat ka një dosje kundër Lulzim Bashës në prokurori, e cila u mbyll për proçedurë, por që të paktën deri më sot nga drejtësia e kalbur e djeshme, ende e papastruar nuk është gjykuar. Gjithsesi dosja e kopsitur, ndodhet në SPAK dhe do t’i vijë rradha, asaj dhe gjithë të tjerave.
Zoti Spahiu ka te drejte per Vjosa osmanin kur ajo me te vertete ka harruar kufirin Kosove-Shqiperi dhe eshte mare me trarin.Vizita e Vjoses ne shqiperi ne si populli e mirepritem,por kur pam se ajo ne parlamentin e shqiperise doli nga binaret dhe filloi te fliste perçaret u çuditem..Ndoshta ka qene me covid e semur ,me temperature dhe covodi i ka kapur trurin.Ja,njerez te till ka kosova si Vjosa dhe Kurti qe sa vijn ne shqiperi shkojn kungohen te Sali Berisha,kryekrimineli i kosovareve.Kete radhe,Vjosa me kete vizite e ka dhjer fare dhe ka ulur shume pike ne opinion.