Nga Elbasani presidenti Ilir Meta ka komentuar sot vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese, pas plotësimit me gjashtë anëtarë. Megjithatë kreu i shtetit theksoi se duhet ende punë që gjykata të jetë plotësisht funksionale.
“Mendoj se Gjykata Kushtetuese ka qenë dhe duhet të jetë investimi më i rëndësishëm. Presidenti ka bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mbetej pa Gjykatë Kushtetuese.
Por ka ende punë për ta bërë plotësisht funksionale, për presidentin kjo është një çështje thelbësore dhe uroj që e gjithë pavarësisht anëtarëve të kësaj gjykate që deri tani janë bërë pjesë e saj të kenë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur demokracinë, interesin kombëtar dhe unë do të mbështes pavarësinë e këtij institucioni”, u shpreh Meta.
Më tej, kreu i shtetit përmendi edhe përplasjen e disa kohëve më parë , me kreun e KED asokohe, Ardian Dvoranin si dhe Parlamentin.
Meta theksoi se Komisioni i Venecias foli qartë lidhur me këtë debat, ndërsa shtoi se ajo situatë nuk mund të krahasohet me këtë të sotmen.
Nuk ekziston asnjë tërheqje nga ana e presidentit për sa i takon kushtetueshmërisë së procesit. Ky proces ka mangësitë e tij nga ana e ligji dhe aspekte të tjera, çdo spekulim për të krahasuar situatën aktuale mes të kur ndodhi përplasja me presidentin dhe ish kreun e KED është e pavend sepse në atë rast ishte një përpjekje për të rrëmbyer një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që i takon presidentit dhe ta marrë mazhoranca.
Komisioni i Venecia ka folur qartë se kush e shkaktoi këtë incident që u bë i qëllimshëm. Duhet të falënderoj Budestagun që prej kohësh vendosi si kusht bërjen funksionale të gjykatës Kushtetuese.
Është një proces që vazhdon por mbi të gjitha ne duhet të monitorojmë funksionimin e saj në të ardhmen. Në Kosovë pati një zhvillim shumë interesant”, tha presidenti.
Fshatari përdridhet si gjarpëri kur ka kokën e shkelur dhe gënjen me paftyrësi ashtu siç vjedh.
Gjykata Kushtetuese e pavarur,vepër e ndërkombëtarëve dhe halë në sytë që ti dalin fshatarit mediokër.
Tregoja fshatarëve të skraparit ,përpjekjet e tua,se vetëm ata mund të besojne.
Tani shpresojme qe SPAK dhe BKH ti coje ne banken e te akuzuarit hajdutet o Like Cepani.
Haha Likja tashme nuk e fsheh fare,hapur,”Ne Kosove pati zhvillim interesant” mpriji dhembet Like mproji,se mos te dali edhe ne Shqipteri ndonje gje interesante,por ma thote mendja se do ngelesh me gisht ne goje,mund te zhgenjehesh rende kushtetuesja Like.Mund te kete vetem zhvillime te aplikimit te kushtetutes e asgje interesante per ty e shume interesant per shqiptaret.Eshte me mire per ty te mesohesh me hapesirat e ngushta Like ,sepse ne ato hapesira ke per ta ngrys jeten,keto po, duhet te jene interesante per ty.Se me thene te drejten,shqiptaret te duan te forte menderisht,nuk duan te vet varesh,duan te te shofin gjate ne kafaz.
tani me Vitoren dhe me ate dashnoren e talibanit te PD kjo gjykate patjeter do te jete fuksionale e pse jo mund te jape assistance ne komisionin e Venecias.
“Presidenti ka bere gjithcka qe vendi mos mbetet pa Gjykate Kushtetuese”- ka thene Meta por a ka ndonje qe eshte ne rregull nga trute ta besoje nje gje te tille???? Te ishte per ty do e zvarrisje ne pafundesi formimin e gjykates por ta kane kapur koken me dare dhe po ta shtrengojne sa here del nga shinat dhe prap nuk rri rehat,ta qepesh gojen por thua qe ka shume pune deri ne funksionimin e saj. Prap do vazhdosh me plane ogurzeza??? Sa per ate qe ka ndodhur ne Kosove nuk me intereson fare,fare,fare. Ate koke kane dhe mire t’ju behet kur kalamaj te pa gdhendur dhe me ide islamike qe i genjen mendja se do sundojne edhe ne Shqiperi???Ne fakt Metes dhe shokut te tij te luftes Berisha i interesojne elementet kriminal, destruktive te importuar me pagese dhe qe largohen brenda dites ne Kosove pas krimeve te urdheruara prej ketyre qe nuk i ze “gjumi”per Shqiperine.
Ky eshte nje gjarper…….
Ik o fshatar