Kryeministri Edi Rama deklaroi se vizita në Tiranë e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, ishte për të bërë propagandë për të marrë vota në Kosovë.
Në një komunikim me gazetarët Rama e quajti grotesk debatin për traun në rrugën e Kombit, të cilën Vjosa Osmani e ngriti si shqetësi gjatë fjalës që mbajti në Kuvendin e Shqipërisë.
“Objektivi ynë është 0 probleme me fqinjët. Kjo nuk do të thotë fshehje të problemeve por zerim. Në këtë rast nuk është se kemi probleme me Kosovën.
Politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas. Kjo e ka rraskapitur Kosovën.
E shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi për Kosovën.
Kjo është të bësh politik të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Dhe vjen në Tiranë për të bërë propagandë për të fituar vota në Kosovë. Është jo dashamirëse.
Nëse për Vjosën atdheu është Kosova dhe Shqipëria, atëherë ky është një tra që të gjithë atdhetarët duhet ta paguajnë. Faktet flasin qartë, ka pësuar ndryshim thelbësor falë investimeve që po bëhen në atë rrugë.
Këto janë 2 pika që flasin qartësisht për një sëmundje që e ka prekur dhe po e gërryen politikën në Kosovë duke bërë një alterim të funksioneve politike të brendshme me ato të jashtme.
Lufta diplomatike bëhet me mjete të tjera dhe Facebooku, Instagrami nuk zëvendësojnë pushkët. Lëndojnë dhe plagosin vetëveten. Nuk plagosin kundërshtarin. Me atë formë kurrë nuk do e kishim hapur linjën e energjisë Shqipëri – Kosovë” – tha Rama. (TemA)
Jo more edi se ti je mesuar me thaqin me shku me u puthe me vucicin kunder Kosoves. Po tash ke ne hall te madh e di ti se do te humbesh ne zgjedhje keshtu qe se ka mbetur tjeter vetem te kerkon fajtor per humbje. Ti je i vetmi qe nuk e kupton se te gjithe ata qe jane kunder teje nuk jane armiq te tu. Ti ne Kosove ke mik vetem baton stanishiqin se gjithe kryeministrat e Kosoves i ke quajtur armiq si Ramushin, Isen, Albinin e tash edhe Vjosen. Humbja te shkon per fytyre!
Skizofren ke mbet si i dhjer, turpi te mbuloft
Z.Kryeminister..Po do te shpetosh popullin e kosoves,nga intrigantet politik qe po mbjellin percarje, drejtou popullit Kosovar,me nje mesazh, me ze dhe figure,ne prag te zgjedhjeve..
Popull vella i Kosoves..eshte momenti te kuptoni qe disa politikane shqiptar dhe ne Kosove, duan te varosin luften clirimtare,qe beri UCK..kunder Serbeve..Bijte me te mire tuajt, Rane pre,e intrigave,, te dirizhuara nga Serbet dhe Ruset..Ne kete vorbull, u perfshine Saliu, Iliri,Luli,Vjosa,dhe mi rezikshmi,Kurti..
Votoni masivisht, partine e luftes, PDK..per ti treguar botes dhe renegateve,vendin.
Rama eshte politikan i rregjur. Vjosa akoma ne fillimet e veta.