Rama nostalgjik për La Liga-n: Mundëm Barcelonën e Mesit dhe Nejmar, ndihem si 26-vjeçar

25 Dhjetor 2020, 14:42Sport TEMA

Sot, Valdet Rama luan në Ligën e Tretë gjermane me skuadrën e Mepen, mirëpo në të kaluarën e tij ia ka dalë të jetë pjesë edhe e La Liga, duke u aktivizuar me Vajadolid.

Madje, ish-futbollisti i kombëtares ka mposhtur në atë kohë edhe Barcelonën e Lionel Mesit e Nejmar. Në një intervistë për “liga3online.de”, sulmuesi thekson se kërkon të vazhdojë ende të luajë edhe pse është 33-vjeç pasi ai ndihet si një 26-vjeçar.

-Mepen është stacioni i nëntë në karrierë. Ke luajtur në Suedi, Spanjë, Kinë dhe në vendin tënd në Shqipëri, nëse kthen kokën pas ku e ke kaluar kohën më të mirë?

“Nuk dua të përcaktoj një vend. Kam pasur eksperienca të bukura dhe të rëndësishme kudo. Kur u transferova te Hanover 96 në 2009 dhe te Real Vajadolid në fillim të vitit 2013, përmbusha ëndrrën time të fëmijërisë. Kam dashur gjithnjë të luaj në Bundesliga dhe në La Liga. Kështu, ato ishin padyshim destinacione speciale për mua. Në kohën te Vajadolid mbaj mend që edhe mposhtëm Barcelonën e cila kishte yje si Mesi, Nejmar dhe Çavi”.

-Ka pasur një transferim në karrierë për të cilin je penduar?

“Sigurisht që jo. Kam menduar shpesh nëse vendimet e mia kanë qenë të sakta, por nuk ka pasur asgjë që nuk do ta bëja sërish. Gjithashtu, kam bërë shumë miq, disa prej të cilëve jam ende në kontakt. Ka qenë një udhëtim shumë i bukur, por që ende nuk ka përfunduar”.

-Cilat ishin arsyet që u ktheve në verën e 2019 në Gjermani te Mepen pas aventurës në Shqipëri?

“Doja vërtetë shumë të kthehesha në Gjermani, gjithashtu doja të isha afër familjes sime që jeton në North-Rine Ëestphalia. Angazhimi në Shqipëri ishte thjesht për të rifituar pak formën me praktikë. Para se të shkoja në Shqipëri, pas një aventure në Kinë, isha pa një klub për disa muaj dhe ishte e vështirë të fitoja formën në Gjermani. Shumë klube më thanë se isha i vjetër. Gjithsesi, ende e dija se kisha aftësi  dhe ato mund të bënin diferencën. Mepen tregoi interes gjatë kohës sime në Shqipëri dhe pak më vonë më dha mundësinë të luaja sërish në një ligë profesionale në Gjermani. I jam mirënjohës Mepen për këtë”.

-Kontrata juaj përfundon në fund të këtij sezoni. Kush janë objektivat për të ardhmen si futbollist dhe a keni plane pas futbollit?

“Dua të luaj sa më shumë të mundem. Në këtë vit mbusha 33-vjeç, por unë ndihem si 26. Jam shumë i lumtur për këtë, por nuk e marrë për të mirëqenë që jam ende në formë dhe që mund të luaj në nivel të lartë. Për të qenë kështu, stërvitem edhe personalisht dhe i kushtoj vëmendje të veçantë dietës. E vlerësoj privilegjin për të pasur mundësinë të bëj punën më të mirë dhe më të bukur dhe sërish kam emocione para ndeshjeve si 10 vite më parë. Ajo çfarë do të bëj pas karrierës si futbollist është ende e paqartë për mua, por do të shqetësohem për të kur të vijë koha”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje