Liqeni i krijuar në “çatinë e Tokës”, u formua nga goditja e një meteori: Si u përdor nga nazistët

27 Dhjetor 2020, 09:02Bota TEMA

Eshte kthyer ne nje destinacion turistik, ndonese ka nje histori te trishte qe nis me perdorimin e tij nga nazistet qwe te izolonte kundershtaret e ushtrise gjermane!

Liqeni Karakul i formuar në një lartësi prej 4000 metrash mbi nivelin e detit në Taxhikistan, konsiderohet si një nga perlat e Tokës.

I shtrirë në një sipërfaqe prej 380 kilometra katrorë me një thellësi që shkon deri në 230 metër, ai u formua kur një meteor goditi Tokën rreth 25 milionë vite më parë.

Krateri i krijuar u mbush me ujë, ndërsa i rrethuar nga male të larta dhe një shkretëtirë të jep idenë se je duke qëndruar në sipërfaqen e Hënës.

Karakul do të thotë “liqeni i zi”, por përgjatë ditës uji aty ndryshon ngjyrë dhe nga blu bëhet smerald, ndërsa është një nga atraksionet turistike më të mëdha të Taxhikistanit.

Uji është aq i kripur sa që është e pamundur të lundrosh në të pa t’u përmbysur varka, pasi qëndron shumë mbi sipërfaqe.

Gjatë Luftës II Botërore zona u përdor nga nazistët si kamp për të mbajtur të burgosurit e luftës, ndërsa sot e gjithë zona konsiderohet nga autoritetet si Park Kombëtar.

1 komente në “Liqeni i krijuar në “çatinë e Tokës”, u formua nga goditja e një meteori: Si u përdor nga nazistët”

  1. Sqepari says:

    ??? Nazistet nuk kane qene kurre ne Taxhikistan???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje