"70 mln euro për vaksinën", reagon Soreca: BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar

28 Dhjetor 2020, 13:30Sociale TEMA

Ambasadori i delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi, Luigi Soreca ka reaguar pas deklarates se Komisionit Europian se ka miratuar një paketë prej 70 milion euro për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimorë për të blerë vaksinën anti-Covid-19.

Soreca përmes një postimi në Twitter shprehet se gjatë krizës se COVID dhe tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerët e saj.

“Gjatë krizës së COVID19 dhe post tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar.

BE vazhdon të veprojë me këtë frymë edhe në rastin e vaksinës.  70 milion € për të mundësuar fillimin e fushatave të vaksinimit për stafin mjekesore dhe grupet më të ndjeshme sa më shpejt të jetë e mundur me kontributin e drejtpërdrejtë të vaksinave nga Shtetet Anëtare të BE”, shkruan Soreca

1 komente në ““70 mln euro për vaksinën”, reagon Soreca: BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar”

  1. Pali says:

    Per cfare po flet ku jane vaksinat,ku jane mfshehur,po kur do vine,leni miljonat e mos mashtroni si ashte krim,te shperndashe ne euvrove 100 mije vaksina ashte turp ne se ne Britani deri tani jane vaksinua 600 mije vete e brenda disa ditesh do vaksinohen me miljona kjo ashte skandali me i madhe qe ka prodhua evropa.Vaksina prodhohet ne Belgjike dhe iken jashte ky ashte skandal.Ne evrope do vaksinojne vetem azilet e pleqve per3muaj e jo tjeter kend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje