Amir Rrahmani u ble nga Napoli janarin e kaluar për të qëndruar më pas nën urdhrat e Juric në Verona për të gjithë sezonin, për t’u bashkuar gjatë verës me Gattuson dhe shokët e rinj të ekipit, mes tyre sigurisht Elseid Hysaj.
Klubi i De Laurentiis shpenzoi 13 mln euro pasi besonte se në merkaton përpara se të shpërthente pandemia, do të shitej Koulibaly.
Një goditje për të tashmen dhe për të ardhmen, e cila megjithatë, për momentin, është dështim! Kapiteni i Kosovës, në fakt, nuk e ka parë kurrë fushën me fanellën e Napolit.
Në fakt, përveç problemeve që lidhen me Covid-19, duket se një ngelie në klasë ka mbërritur nga tekniku kalabrez, i cili kurrë nuk i ka besuar atij gjatë gjithë kësaj pjese të parë të sezonit.
Vetëm Milik (i izoluar pasi nuk ka rinovuar dhe është nxjerrë jashtë ekipi) dhe portieri i tretë Contini, nuk kanë zbritur asnjë sekondë në fushë.
A do të jetë në gjendje ish-futbollisti i Verona-s të bindë Ringhio që ta dërgojë në fushë? Vetëm koha do ta tregojë, por ndoshta në të ardhmen disa pyetje duhet të shtrohen dhe Napoli mund edhe të vendosë që ta huazojë diku futbollistin nëse Koulibaly do të qëndrojë.
Ndryshe nga Kumbulla që ka luajtur te Roma dhe madje ka edhe dy gola të shënuar në Serie A, Rrahmani është ende objekt misterioz.