Dëmton mjedisin, autostrada merr çmimin… “Dinosauri i Vitit”

2 Janar 2021, 18:40Lifestyle TEMA

 Tuneli i planifikuar i autostradës “A26 Lindje” nëpër qytetin-port të Hamburgut mori çmimi negativ të vitit 2020, “Dinosauri i Vitit”, nga grupi gjerman i mbrojtjes mjedisore NABU.

“Autostrada është një simbol i politikës së gabuar të transportit dhe planifikimit të vjetëruar të infrastrukturës në të gjithë Gjermaninë”, tha NABU.

“Ne duam që planifikimi të ndalet”, tha shefi i NABU, Joerg-Andreas Krueger.

Organizata shtoi se projekti nuk ishte më i përshtatshëm për shkak të rënies së përgjithshme të pritshmërive të xhiros së portit dhe mbylljes së një termocentrali në afërsi.

NABU ka më shumë se 25 vjet që e jep çmimin “Dinosauri i Vitit”.

Kjo është hera e parë që një projekt, në vend të një individi, vlerësohet me këtë çmim negativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje