FOTOT: Sikur vijnë nga një botë tjetër, kostumet e njerëzve të malit në Sardenjë

2 Janar 2021, 18:20Lifestyle TEMA
FOTOT: Sikur vijnë nga një botë tjetër, kostumet e

Përgjatë shekujve, mungesa e kontaktit me botën e jashtme ka bërë që zakonet dhe identiteti i banorëve të ishullit të Sardenjës të ruhen me rigorozitet.

Marina Spironetti është një fotoreportere që e njeh mirë zonën, për shkak të origjinës së të ëmës nga Sardenja. Përgjatë viteve të fundit ajo ka dokumentuar veshjet e një zone malore të ishullit, të quajtur Barbaxhia (Barbagia), të famshme për maskat dhe kostumet që duket sikur vijnë nga një botë tjetër.

Të gjitha fotot i ka publikuar në një libër të titulluar “Pa det”, ku tregohet historia tjetër e Sardenjës, që më së shumti në botë njihet për plazhet e mrekullueshme dhe turizmin luksoz. Për të, mali është “zemra” e ishullit, por edhe pjesa më pak e njohur dhe më e paprekur.

Një pjesë e librit i kushtohet maskave të Barbaxhias janë të lidhura me rite të lashta agrare, ku adhurohet vdekja dhe rilindja e natyrës. Ndërsa në pjesën tjetër dokumentohen përmes fotografive kostumet tradicionale të grave të ishullit.

Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë disa prej fotove më të bukura, të shkëputura nga libri i saj.

2 komente në “FOTOT: Sikur vijnë nga një botë tjetër, kostumet e njerëzve të malit në Sardenjë”

  1. Fani says:

    Keto karnavale nuk jane aspak te vecanta, mjafton te shikosh karnavalet e Polenes ne Zonen e Korces dhe do te shikosh te njejtat veshje lekure dhe kembore bagetish eshte tipike .

    1. Scutari says:

      Jane fiks te njejtit kostume dhe kembore me Karnavalet e Polenes!! Nuk po filloj te them se sardenjasit jane shqiptare te Sardes (Kultura e Komanit) se do fillojne polemikat pastaj…Hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje