Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në ditën e saj të fundit në këtë detyrë ka zhvilluar një videokonferencë me ushtarakët në misionet paqeruajtëse dhe zyrtarë të lartë të NATO-s.
Biseda online eshte zhvilluar me përfaqësues më të lartë në NATO dhe misionet paqeruajtëse në Kosovë, Afganistan, Letoni, Sudanin e Jugut dhe Bosnje-Hercegovinë.
Veç urimit për festat e fundvitit, ministrja e Mbrojtjes është interesuar edhe për shëndetin e efektivëve dhe familjarëve të tyre, në këto kohë të vështira pandemie.
Kjo konferencë online është traditë e përvitshme për çdo Vit të Ri, dhe Xhaçka e ka mbajtur këtë edhe në ditën e fundit të saj si ministre e mbrojtjes pasi nesër në parlament do të votohet si ministrja e re e jashtme.
Ajo thotë se pavarësisht se nuk do jetë më në këtë detyrë do jetë një mike shumë e mirë dhe avokatja më e flaktë e FA.
“Tek unë do të keni gjithmonë, përveçse një mike shumë të mirë edhe avokaten tuaj më të flaktë”, u shpreh gjatë bisedës Ministrja Xhaçka, ndërsa shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga çdo efektiv i FA, brenda dhe jashtë vendit.
Në takimin online, ku kanë marrë pjesë drejtues të forcave, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor prof. asoc.
Bajram Begaj, ka siguruar vijimin e vëmendjes për efektivët dhe familjarët e tyre.
Aktualisht FA përfaqësohet me 200 efektivë në kuadër të misioneve të NATO-s dhe BE-së në disa vende të botës.
E ruante vaginën çdo ditë. Rast i rrallë.
KIM ETE :VAGINEN E SAT’ EME NGA KE DALE.