Sigurimi i vaksinës anti-Covid, ish-deputeti i LSI: Rama, urgjent të bëjë publike kontratën, burimin, kushtet dhe strategjinë e zbatimit! Ka profesionalizëm këtu

3 Janar 2021, 14:23Politika TEMA

Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama dha lajmin se qeveria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti Covid ka reaguar edhe ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.

Në një postim në Facebook, Tavo kërkon nga qeveria që të bëjë publike kontratën, burimin, kushtet dhe strategjinë e zbatimit.

Tavo ngre disa pyetje, ndërsa thekson se vaksinat kërkojnë kushte shumë të rrepta transporti dhe përdorimi.

Sipas  tij, ky është një moment i rëndësishëm për shëndetin publik dhe nuk duhet të bëhet propagandë.

“Qeveria deklaroi se 10,750 dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri brenda janarit si pjesë e blerjes së 500 mijë dozave nga kompania Pfizer.

Së pari, Shqipërisë i nevojiten me miliona vaksina pasi vaksinat e Pfizer kërkojnë vaksinim të dytë.

Që do të thotë dyfish numër vaksinash për të gjithë popullatën.

Për më tepër, duke qenë se kjo qeveri është më e pabesueshmja në kontinent, ajo nuk ka bërë të ditur se me çfarë kushtesh është arritur blerja e vaksinave, ndaj duhet të bëjë publike kontratën, burimin dhe kushtet.

Gjithashtu të bëjë publike edhe strategjinë e vaksinimit pasi është një proces i gjatë dhe i vështirë.

Cili është afati i vaksinave?

Cilat kategori do vaksinohen të parat?

Cila është strategjia e organizimit?

A është trajnuar stafi i posaçëm?

Vaksinat kërkojnë kushte shumë të rrepta transporti dhe përdorimi. A janë marrë të gjitha masat?

Ky është një moment tejet i rëndësishëm për shëndetin publik. Një proces që nuk ka kurrësesi vend për propagandën e zakonshme të kësaj qeverie por kërkohet profesionalizëm maksimal.

Ndryshe nga aferat e errëta të 7 viteve, në këtë çështje që ka të bëjë me jetën e njerëzve, duhet të bëjë publike marrëveshjen për vaksinat dhe strategjinë e zbatimit.

Aq e pabesueshme është kjo qeveri sa që çdo fjalë e saj është vetëm mashtrim. Dhe me jetën e njerëzve të thjeshtë nuk mund të luhet apo mashtrohet”, shkruan Vangjel Tavo.

7 komente në “Sigurimi i vaksinës anti-Covid, ish-deputeti i LSI: Rama, urgjent të bëjë publike kontratën, burimin, kushtet dhe strategjinë e zbatimit! Ka profesionalizëm këtu”

  1. trendafili Permetit says:

    Jepi pak llogari ketij grekut te bariut te çepanit, sa i bleve ato vaksinat se duan te dine borgjezet e qelbur çmimin!

  2. kasapi says:

    Po bre mut, asht dashtun me ba kontrate edhe per at karakurven tate qe ke ne shpaj.

  3. Bredhi says:

    Kush te pjerdh tu or servil.Ty te terheq prej hunde Mona.Kush je ti qe kerkon llogari.Ti nuk je askushi.Opozita eshte ne parlament ti Ku je……Ka Ku jep llogari ai butte(parlament dhe para zgjedhesve).ti dhe askushi.Shko fshih bythen me gjethe fiku

  4. Abc says:

    Futi ndonje pilaf me Monen IDIOT.

  5. urgjent dho te thote ;
    se kokbreshka ka uri me honger Mute

  6. shqip says:

    E gjetëm Vangjelll . Shumë i ditur ky Tav(u)a . Sa herë që lexoj ndonjë nga këta të opozitës , bindem në një gjë. Këta humbin sepse nuk kanë intelektin e duhur . Sipas tij njerëzimi duhet të presë deri sa kompania të realizojë 14 miliardë vaksina, që janë të barabartë për vaksinimin e gjithë popullatës së botës. Ndërkohë, ndërkohë o idiot që ha leket tona kot ! E para , kompania është e detyruar të bëjë dërgesat e para, pa pritur që vaksinimi të fillojë aty nga 2025. Sa janë kapacitet magazinuese, sa është koha e mbajtjes në – 80°c, cila është strategjia e OBSH për ta bërë sa më shpejt imunitetin e tufes , e të tjera pyetje që ti shpirt katran nuk i bën. Po le të vijmë te deklarimet politike. Ti Vangjo i kërkon llogari një njeriu që është diametralisht e kundërta e kursit të Monalisteve. Gjithë vitin u çate trap… anon shqiptarëve. Pa maska, duke i yshtur njerëzit në shifra fallco. Madje Monika u thoshte që s’ka fare pandemi. Të jem si qeveria këta nuk i vaksinoj. U ve përpara vidiot dhe komentet e tyre në studio televizive apo në ato guerilet me djegie pemësh dekorative. Të isha vetë kjo do ishte kryefjala e veprës time. E di , ndonjërit mund ti duket histeri. Po le të më mbushin mendjen që kjo e tyrja nuk ka qenë histeri e pastër. Sa infektime e viktima kanë stimuluar këta të pa përgjegjshëm e injorante me veprat e tyre ? Kjo fare e keqe duhet të dalë një herë e mirë nga skena politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje