Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për 34-vjeçarin Klajdi SHundi, i cili mëngjesin e 1 janarit 2021 vrau me thikë kunatin e tij.
Para gjykates Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnje gje nga ngjarja ndersa tha se me viktimen, Vladimir Zvezhda, ka patur marredhenie te mira.
42-vjecari Vladimir Zvezhda kishte shkuar me bashkëshorten tek shtëpia e prindërve të saj për të festuar.
Pas një sherri me kunatin, Klajdi Shundi e qëlloi me thikë në pjesën e qafës. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte për shkak të gjakderdhjes.