Strategji 5-vjeçare për sigurinë kibernetike: Në fokus mbrojtja e fëmijëve, 5 bashki hapësirë publike me Wi-Fi falas dhe të filtruar

4 Janar 2021, 21:15Sociale TEMA

Ditët e fundit të vitit që sapo lamë pas Këshilli i Ministrave ka miratuar Strategjinë për Sigurinë Kibernetike për hapësirën 2020-2025, kryefjala e së cilës do të jetë mbrojtja e fëmijëve. 

Ndërsa një seri ndryshimesh në legjislacion dhe në përgatitjen e ekspertëve pritet të vihen në jetë gjatë viteve të ardhshme, strategjia parashikon krijimin e hapësirave publike me internet të sigurt për fëmijët dhe familjet nëpërmjet nismës “Friendly Ëi-Fi” në 5 Bashki të vendit, duke ofruar jo vetëm aksesim falas të internetit por njëkohësisht informacion të filtruar me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përmbajtjet abuzuese online.

Në Strategji është parashikuar Krijimi dhe mbështetja e rrjetit online të mësuesve të Teknologjisë së Informacionit për të promovuar çështjen e mbrojtjes së fëmijëve në Internet

Paralelisht Strategjia parashikon Aplikimin e filtrave në shkollat publike dhe private për të parandaluar aksesin e fëmijëve në faqe të papërshtatshme dhe të paligjshme si dhe informimi në vijueshmëri i mësuesve të Teknologjisë së Informacionit për raportimin e incidenteve.

Raporte mujore dhe vjetore të incidenteve të sigurisë në internet të fëmijëve nga mësuesit e TIK pranë institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar

Një tjetër përcaktim I strategjisë është Krijimi i programeve të trajnimit për personelin e gjyqësorit, prokurorisë dhe Policisë në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve në Internet dhe sigurinë kibernetike, duke përfshirë evidenca të përdorimit digjital dhe ndihmën e ndërsjellë juridike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje