Fondi 70 mln euro për vaksinën anti-COVID, Pisonero: Grantet janë në dispozicion të Ballkanit Perëndimor

4 Janar 2021, 14:22Sociale TEMA

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero i është përgjigjur interesit të Euronews Albania lidhur me ndarjen dhe përdorimin e fondeve 70 milionë euro që BE jep për Ballkanin Perëndimor për vaksinat anti-COVID.

“Këto 70 milionë nga Instrumenti i Para-Aderimit (IPA) do të përdoren për të ofruar grante për Ballkanin Perëndimor sipas popullatës ose bazuar në nevojat e identifikuara,” tha për Euronews Albania, Pisonero.

Sipas zëdhënëses së Komisionit, fondet do të përdoren për vaksinimin e grupeve prioritare, si stafi mjekësor primar, të moshuarit në rrezik të lartë dhe grupe të tjera vulnerabël.

“Këto grante janë të disponueshme menjëherë dhe do të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të mbulojë koston e dozave të vaksinës të disponueshme nga vendet anëtare të BE,” deklaroi Pisonero.

“Jemi në diskutim e sipër me shtetet anëtare për të ndarë (dhuruar ose rishitur) disa nga dozat e tyre për të siguruar akses të sigurt dhe efektiv ndaj vaksinave të COVID-19,” shtoi ajo.

1 komente në “Fondi 70 mln euro për vaksinën anti-COVID, Pisonero: Grantet janë në dispozicion të Ballkanit Perëndimor”

  1. Simpatizant i BE says:

    Sapo u informuam se vendet anetare te BE nuk rane dakort unanimisht per aresye se votoi kunder Greqija dhe me te drejte: Nje dhi nga kopeja e çobenjvet Greke hyri ne teritorin Shqiptar dhe aty u zhduk. Qeverija Greke ka bere 45 nota proteste deri tani por pergjigje nuk ka mare. Ne nje prill do te mblidhet PE per ta diskutuar edhe nje here çeshtjen mbasi te gjendet dhija si kusht i parlamentit te Monakos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje